Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se rebelët Huthi të Jemenit, të cilët kanë ndërmarrë sulme ndaj Arabisë Saudite, kanë rënë dakord të mos sulmojnë Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se SHBA-ja është në kontakt të vazhdueshëm me Huthitë, ndërsa theksoi se tashmë ndodhet në “fazën e vendimmarrjes” lidhur me luftën në Iran.
Duke folur për opsionet që po shqyrton administrata amerikane, Trump deklaroi: “Pyetja ime është nëse dhe kur do ta hedh në erë të gjithë Iranin.” Ai shtoi se një tjetër mundësi është që Irani të lihet “të kalbet” ekonomikisht, ose që të negociohet një marrëveshje. “Shumë gjëra të mëdha do të ndodhin në një të ardhme jo shumë të largët”, u shpreh presidenti amerikan.
Trump la gjithashtu të hapur mundësinë e një qasjeje diplomatike ndaj konfliktit me Iranin. I pyetur për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila nis të hënën në Nju Jork, ai tha se do të ishte i hapur për një takim me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, nëse një takim i tillë do të mund të kontribuonte në zgjidhjen e konfliktit.











