• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rilindja nis në Lens

by Sokol Balla
11/06/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjëherë nuk ka qënë e lehtë të bindja indiferentët dhe skeptikët, përse harxhoja kaq shumë para dhe energji duke i shkuar prapa ekipit kombëtar të futbollit. “Përse harxhon para e kohë me këta të lodhur, që në rastin më të mirë i shesin ndeshjet?”. Kjo m’u kujtua sot në mëngjes në tetë, kur prisja të nisesha me FNCF franceze për ne Lens, pas një udhëtimi jo dhe aq të shkurtër nga Tirana një ditë më parë. Arsyeja është se të gjithë avionët kanë qënë plot, aq sa agjensi turistike të caktuara kanë vendosur charter, deri në Këln dhe prej andej 400 km me autobus. Dhe sërish prenotimet kanë qënë plot. Flitet se mbi njëzet mijë shqiptarë i janë drejtuar Lens, këtij qyteti në Bretanjë, në Francën veriperëndimore, ku Shqipëria do të ndeshet me një tjetër ekip shqiptar, Zvicrën. Janë të gjithë plot shpresë e entuziasëm. Të gjithë kanë minimalisht dicka të kuqe. Kush një bluzë, kush një shall, apo kush një shqiponjë, në ballë apo në plis.

Por në 1997, kur në shtator udhëtoja drejt Jerevanit me ekipin kombëtar, situata ishte krejt tjetër. Shqipëria po vuante krizat e paslindjes së ngjarjeve të vitit të mbrapshtë. Palët filluan të numëroniin viktimat dhe befas kuptuan se nuk ishin palë por vetëm viktima. Viktimë ra edhe kombëtarja, e cila u “ndëshkua” të mos luante asnjë ndeshje në Shqipëri për arsye sigurie. Dhe cfarë është fatkeqësia e dikujt, kthehet fati i dikujt, tjetër. Fluturimet charter të Kombëtares kishin vende bosh. Dhe në përpjekje për të ulur kostot, e charterit, federata nisi të shiste vendet bosh. Kështu lindi turizmi sportiv.

Tani në trenin 9801 për Lille, përballë meje ulen dy shqiptarë. Vijnë nga Dublini. Më herët, Sam’s Cafe në Gare du Midi në Bruksel, në tavolinë më ulen babë e bir nga Vlora. Jetojnë në Brescia. Babai, dukshëm është me PD. Nuk ka kaluar akoma trauma e 1997, te vlonjatët demokratë. E shoh në sytë e tij të trishtuar. Por djali, që i ngjan shumë Savianos, është entuziast dhe optimist. Më thotë që organizon takime me biznesin italian lokal që kërkon të investojë në Shqipëri, por që ka një shqetësim kryesor: gjykatat. Ja ku dolëm sërish: Reforma në Drejtësi, Vlora, 1997. Në këtë moment më shkon në mendje vetëm një pyetje: Ku do e shohë Sali Berisha ndeshjen sot?

Treni ndërkohë niset dhe dy shqiptarët përballë meje detyrohen të cohen. Janë ulur në vende gabim. Kontrollojnë biletat (ato kontrollohen gjithnjë në fund) dhe realizojnë se janë tek vagoni 17, kurse ky është 15-ta. A thua nuk janë mësuar kështu në Irlandë? Nuk e besoj. Thjesht tani të gjithë, të rrëmujshëm, kaotikë, entuziastë, plot shpresë, jemi nisur të gjithë për Lens. Me gjithë defektet, komplekset, traumat e një kombi të vuajtur, por që tani po përjeton Rilindjen. Jo atë mavi. Rilindjen e vërtetë europiane. Dhe e nisim nga aty ku duhet: nga pasioni ynë kombëtar, futbolli.

Më duket thuajse jo  reale, kur shoh tifozë kuqezi dhe ata zviceranë të përzjerë bashkë në tren. Të bukur, të barabartë. Shqiptarët bile kanë në duar më shumë ora zvicerane se zviceranët vetë.

Por… më duket se edhe vetë jam ulur në vendin gabim… prit? Oh po, sigurisht. Sot jemi të gjithë njësoj. Jemi shqiptarë, laca, të parregullt, me shumë emra, mbiemra, dhe histori në kurriz. Por sot luajmë në Europian, dhe bëjnë mirë të kenë kujdes nga ne. Dimë shumë mirë ti shfrytëzojmë shanset e pakta që na jepen. Dhe kemi një defekt serioz: nuk kemi frikë.

Allez les rouges!

 IMG-20160611-WA0000

Next Post

Përparon ushtria libiane, largon nga porti i Sirtes militantët e ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com