• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një humbje, jo edhe aq e thellë

by Sokol Balla
23/03/2016 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla / JavaNews.al

Ben Blushi e humbi betejën me Edi Ramën në procedurat e Kongresit Socialist. Dhe për këtë s’kishte askush asnjë dyshim. Ndoshta vetëm Beni vetë. Eshtë e pamundur që një parti në pushtet, në kulm të mandatit të parë, një vit pasi ka rifituar një palë zgjedhje, të futet dhe të sfidojë kryetarin dhe kryeministrin. Blushi do thotë që ndodh në Australi apo Kanada, por po të ishim ne ato vende, sot do ishim ne që lëshonim ‘green card’ dhe bënim llotari për të pritur kanadezët. Në fakt, siç thotë edhe vetë Blushi, sot janë mbi 200 mijë shqiptarë që po tentojnë drejtimin e kundërt. Blushi dhe të tijtë ishin në minorancë numrash, por nuk besoj se humbja ishte aq e thellë. Kjo sepse nëse Blushi kërkoi një process që të përfshihet baza e partisë, ai e mori atë. Por nuk nuk mund të merrte gjithçka, sepse ai nuk është kryeministër, as ministër dhe as lider i një minorance të ndjeshme në strukturat e partisë dhe kongresi e vërtetoi këtë. Por kongresi nuk arriti t’i mbyllte Blushit gojën.

Përkundrazi, Kongresi në parim i garantoi atij barazinë e dëgjesës dhe për më tepër i dha atij mundësinë që të vazhdojë debatin dhe fushatën pro tezës së tij. Kongresi vendosi vërtet vetëm që t’i propozojë bazës një referendum, nëse është apo jo i vlefshëm mandati i kryetarit pas vitit 2013. Por ama nëse Blushi arrin të bindë socialistët deri në 9 prill kur do të mbahen votimet, se ai ka të drejtë dhe shumica të votojnë për pavlefshmërinë e mandatit të Ramës, atëherë ai ka fituar. Jam dakort se ndryshimet e bëra në statut, nga pikëpamja e vlerës e bëjnë nul rezultatin e referendumit, por kjo nuk i ul vlerat politike një triumfi të tezës së Blushit. Por problem qëndron pikërisht këtu.

Referendum synon të mundë psikologjikisht Blushin dhe ta detyrojë atë, që të mos marrë pjesë në fushatën paraprake brenda partisë. Ashtu siç edhe në fakt ndodhi: ai e quajti të pavlefshëm këtë referendum që ditën e shtunë. Duke paralajmëruar indiferencën e tij ndaj këtij procesi, i cili në këto kushte mund të thuhet që sot, sesi do ta ketë rezultatin. Por nëse Blushi do të reagonte ndryshe, gjërat mund të mos jenë njëlloj. Njësoj sikur një partner që ka humbur besimin te partnerja e tij dhe kjo e fundit i thotë: “Po ja o zemër, a do ta shohësh celularin vetë?”. Ky është momenti psikologjik që partneri thyhet dhe zakonisht thotë: “Jo jo s’ka nevojë”. Këtë bëri Blushi të shtunën. U dorëzua. Po sikur partneri të përgjigjej: “Ok, ma jep ta shoh celularin”? sigurisht që këtu drama mund të marrë një drejtim tjetër. Këtë duhet të bëjë Blushi sot. Të pranojë garën siç e ofrojnë rregullat e Ramës, por të luftojë ta mundë me rregullat e tij. Edhe nëse nuk e mund dot, të paktën ai vetë, edhe Rama dhe ne të tjerët do të dimë sesa peshë ka ai në PS realisht. Nëse tërhiqet vërtet mund të justifikohet e thotë se s’mund të gjykohet një garë ku ai nuk mori pjesë, por në këto kushte ai nuk do të ishte i besueshëm.

Sepse Ben Blushi është justifikuar edhe më parë. E ka bërë në 2009, apo në 2011. Eshtë justifikuar edhe pse heshti në 2013. Tani është radha të veprojë. Përndryshe duhet të kënaqet me komplimentet që i bëjmë për librat e tij. Perfshirë edhe këtë të fundit. Pamfletin e tij politik të majtë, një libër me ide politike që e majta moderne sot i ka tezat e saj. Ashtu siç thotë edhe D’Alema: për ndalimin e masave te osteritetit, për investime publike, për përkrahje sociale. Por D’Alema është në pension politik. Blushi akoma jo. Të paktën në këtë pikë, një vit para zgjedhjeve të ardhshme, këtë ai e ka akoma vetë në dorë.

Next Post

Khedira pezullohet me dy ndeshje

Comments 2

  1. Pema says:
    10 years ago

    Sokoli e kap problemin nga bishti. Ne vend qe ta shqetesoi autoritarizmi absurd i Rames, e shqeteson “paaftesia” e blushit per te triumfuar.

    Fatkeqsisht per popullin tone injorant Sokol, ju te gjithe (politikane / gazetare) jeni pak a shume njesoj. Te gjithe ju vlersoni ne maksimum servilizmin dhe “politikanet e forte”. Asnjeri nga ju nuk besoni realisht tek demokracia, perndryshe 25 vite do ishin mese te mjaftueshme qe brezi juaj ta instalonte demokracine. Por jo, jemi akoma demokraci hibride ku disa parti diktatoriale marin me rradhe pushtetin, dhe ju keni nje pjese jo te vogel te fajit. Jeni ju, “elita”, te paret qe duhet te ngulmoni qe ligjet / rregullat duhet te zbatohen me cdo kusht, jo vetem kur ti sherbejne politikaneve. Por perdesira statusquo-ja eshte kaq fitimprurese (per te gjithe ju), pse te djersiteni per ta ndryshuar?! Rendesi kane xhepat tuaj jo demi qe i shkaktohet brezave te ardhshem dhe vendit.

    Reply
  2. DEDE says:
    10 years ago

    NUK KRAHASOHESH ME BEN BLUSHIN NGA KORQA O TAULAND NGA LIBRAZHDI AS ME U PA AS ME QA HIJA E PUNA JUAJ DO TE JETE PER VENDIN AQE SA JE I GJATE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

December 11, 2025
35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

December 11, 2025
Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

December 11, 2025
Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

December 11, 2025
Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

December 11, 2025
“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore

“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore

December 11, 2025
VIDEO-E çuditshme në futbollin europian/ Tifozët i vënë flakën stadiumit pasi ekipi ra nga kategoria

VIDEO-E çuditshme në futbollin europian/ Tifozët i vënë flakën stadiumit pasi ekipi ra nga kategoria

December 11, 2025
Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

December 11, 2025
Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc

December 11, 2025
Ndërpritet seanca, debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla “kërcënon” se do kalohet në votim

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Balla uron Brahon: Shpresojmë që punët e mira të nisura nga Dumani të vazhdojnë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In