• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SOKOL BALLA/ Fushë blu, fushë e kuqe!

by Aalison Pearse Stevens
07/03/2016 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani dihet, fitoi derbin me Tironën. Po ky nuk është lajm. Kjo gjë dihej edhe më parë. Kanë ikur kohërat e bukura të sfidës së ndeshjes së vitit. Sepse në fakt Tirona Partizoni, nuk është më ndeshja e vitit. Në fakt këto dy skuadra ndeshen kaq shpesh brenda një sezoni, sa derbi ka humbur ndër të tjera edhe vlerën numizmatike të pullës së rrallë. E vetmja vlerë që ka rimarrë kjo ndeshje, është ajo e sindromës së komunizmit: e përfshirjes së politikës edhe në fushën e blertë.

FSHF ndërmorri para disa vitesh një nisëm për krijimin e Superligës. Për arsye edhe komerciale pasi jo të gjitha klubet kishin mundësi financiare, për të drejta televizive, por edhe për arsye sigurie dhe etike. Dhe bëri shumë mirë sepse dhuna në stadiumet tona ishte bërë kaq e shpifur, sa disa klube e meritonin të mos futeshin në nivelin më të lartë të futbollit kombëtar.

Kjo pati një efekt pozitiv. Dhuna në stadiumet tona ekziston akoma, por është ulur në nivelet që përbën lajm kur ajo ndodh. Më parë ishte lajm kur një ndeshje mbaronte pa akte dhune, brenda dhe jashtë fushës së blertë. Por tani kur Shqipëria luan në Europian, një pjesë sado e vogël e meritës, nuk mund t’i mohohet edhe futbollit kombëtar. Ashtu siç kopjojnë modelin e flokëve, mjekrrës apo tatuazheve, futbollistet e brezit te ri, që luajnë në Shqipëri, kanë nisur gjithashtu të jenë më të sjellshëm në fushë. Mendoj që ka ardhur tashmë koha që FSHF të rishikojë vendimin e saj të dikurshëm dhe të rihapë Superligën për më shumë klube vendase. Bile ajo mund të shqyrtojë formula botërore si ajo e NFL , NHL, NBA apo NBL në Amerikë, ku edhe klube jashtë kufijve, si ato në Kosovë apo Maqedoni, të marrin pjesën në Superligën shqiptare, për ta bërë më konkuruese atë. Në këtë mënyrë edhe Tirona Partizoni, do të rikthehet si një ndeshje siç ka qënë dikur, një derbi kombëtar.

Sot ajo është, nga pikëpamja sportive, një ndeshje e dobët, që u mbyll në 12 minuta nga një mbrojtje e dobët e Tironës që vuan nga sindroma e saj shekullore e mospasjes traditë në mbrojtësin ekstrem mes dy shtyllave. Por derbi i vërtetë u zhvillua në tribunën e Qemal Stafës, aty ku kishte zënë vend Byroja e re Politike, e rikapur sërish nga sindroma e Beqir Ballukut, në dashurinë e tyre të Rilindur për Të Kuqtë. Kjo sëmundje ndër të tjera ka kapur edhe Erion Braçen, i cili në statuset e veta thekson se “ky qytet, është dhe do mbetet i Kuq!”.

Ajo që të bën përshtypje në statusin e Braçes, është se ai nuk i përmend emrin qytetit. Qytetit në fakt të cilit ai I referohet, është Tirana, ose emri i ekipit që ai “urren” kaq shumë. Tirana ka një specifikë. Popullsia e saj është kaq e larmishme, sa jo rrallë herë tiranasit autoktonë thonë se ndjehen të margjinalizuar. Por kur vjen puna tek vota politike, veriorë, jugorë apo tiranas, në proporcione të përafërta, këto dy dekada përgjithësisht kanë votuar majtas. Pra integrimi I brendshëm i metropolit shqiptar, ka sjellë përbashkësi në sjelljen sociale të popullatave të saj. I njëjti qëndrim duhet stimuluar edhe në lidhje me sjelljen e tyre me futbollin. Ndoshta është e vërtetë, se herë pas here futbollistë e drejtues të Tironës edhe e kanë tepruar me ndonjë deklaratë politike, por një gjë është që një futbollist të thotë ndonjë kritikë ndaj kryeministrit, dhe krejt gjë tjetër që në tribunën e Qemal Stafës, të kemi një rreshtim të shëmtuar të “byrosë politike”, nga Ilir Meta, te gjysma e qeverisë e deri të Braçe, pëkrah Presidentit të nderuar të klubit të Partizanit.

Gaz Demi e ka ngritur ekipin dhe tifozerinë me forcat e veta dhe me thënë të drejtën politikanët që i vardisen nuk i japin ndonjë vlerë në stadium, veçse i dëmtojnë imazhin skuadrës dhe klubit që ai po ngre lart me aq mund dhe harxhe dhe kërkojnë të marrin nga imazhi i suksesit të tij. Nga pikëpamja sportive ama, rikthen shijet e këqija të dikurshme, kur Hiqmet Kuka anullonte me urdhër golin e Çim Muçës nga 45 metra në portën e Perlatit dhe po me urdhër partie ky gol zhdukej nga arkiva e Televizionit Shqiptar.

Ky presion psikologjik që ushtrohet mbi lojtarë, trajnerë por edhe sponsora e gjyqtarë, ka edhe një precedent pak më të vonshëm: atë të tetë viteve të fundit kur qeveria e mëparshme pati edhe ajo të preferuarin e saj në stadiumet e futbollit. Lajmi i mirë është se sot Skënderbeu ka “lekat” e veta dhe po ecën vetë shkëlqyer në rrugën e futbollit europian. Partizoni duhet lënë gjithashtu të eci vetë, se është në rrugë të mbarë. Edhe Tirona gjithashtu, pavarësisht vështirësive. Tirona nuk ka as nevojë për mbrojtje politike siç ju bënë ditët e fundit, jo sepse dikujt i hengri barku për të, por sepse u pa se rrjetet sociale masakruan “shefin e madh”.

Tirona ka pasur dikur nevojë të ketë brumin e saj lokal. Thuhej shpesh se Tirona pa tironsa nuk luante dot futboll. Thuhej gjithmonë Tirona ishte një ekip lokalist, si Milan ndërsa Partizoni një ekip më shumë kombëtar si Internazionale. Ndryshimi që ka sjellë koha është se sot Tirana është metropol dhe një mini Shqipëri. Kështu që tifozët e saj s’mund të jenë më vetëm Tironsit, Llacifacët, çomt  dhe dibronët.  Por edhe jugorët e veriorët e dikurshëm që sot janë tiranasit modernë. Ata që votojnë majtas, apo djathtas. Tifozët e Partizonit nuk janë të kuq sepse votojnë majtas, por sepse feja e tyre sportive është e lidhur me bluzën e kuqe. Tifozët e Tironës kanë zotin e tyre sportiv veshur bardh e blu, por nëse mendoni se ata votojnë të gjithë PD, gaboheni rëndë (dhe këtu s’e kam fjalën vetëm për Tit Vasilin). Kush po mendon të investojë politikisht tek tifozët e stadiumeve, të pyesë Berluskonin se për kë voton shumica e tifozerisë Ultra’ të ekipit të Milan. Dje dhe sot. Në fakt ata votojnë gjithmonë kundër Presidentit.

Në fakt tifozeria është gjithnjë kundër presidentit të klubit, politikisht dhe jo vetëm.  Për këtë mjafton të pyesni tifozët bardh e blu edhe sot, dhe ata janë sot zemra e vërtetë e Tironës. Në fakt mirë do ishte që edhe tifozët e kuq të ishin një oponencë ndaj presidentit të klubit, për të mirën e tij dhe të futbollit, megjithëse nuk jam i sigurt nëse kjo është sot e vërtetë.

Por t’i rikthehem Tironës, sepse e shoh që shumë nga anëtarët e “byrosë”, nuk kanë hall thjesht të fitojnë një derbi, sesa një betejë politike. Sot Tirona duhet dhe do të jetë një ekip kombëtar. Dhe këtë nuk e pengojnë dot, sindromat e Beqirit, Byrosë apo të Stokholmit.

Kush ka nostalgji për to, të shohë më shumë kanalin T. Po të duan, i futemi mik te Digitalbi që të japë më shpesh filmin “Fushë e blertë, fushë e kuqe”! Ah meqë ra llafi: ata “komunistët” futbollistë të atij filmi, e dini se më kë luanin më shumë apo jo?

Sigurisht jo me Partizonin.

Next Post

Përse shpërtheu konflikti i ashpër mes Alaudin Malajt dhe Gjin Gjonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In