• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do t’i zbërthej gënjeshtrat”/ Sherri LIVE mes Shehajt dhe Lapajt: Nuk mora para nga krimi, kompania më ka borxh…

by A R
06/02/2025 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kreut të Shqipëria Bëhet Adritatik Lapaj është zhvendosur në studion e “Top Story”.

Të dy janë vënë përballë në studio për të sqaruar akuzat për bashkëpunim me krimin, tek kompanitë e sekuestruara në SPAK dhe paralajmërimin për përballje në Gjykatë.

Agron Shehaj pretendoi se ka dokumente se Lapaj është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK si dhe ka ndërhyrë për nxjerrjen e një certifikatë pronësie në bregdet.

Këto u kundërshtuan nga Lapaj, i cili po ashtu tha se ka dokumente që vërtetojnë të kundërtën se nuk ka marrë para, madje ajo kompani i detyrohet atij për punën e bëtë si avokat.

Pjesë nga debati mes tyre:

Agron Shehaj: Mund të interpretohet si sulm. Unë kam folur për transparencën e partive, kujt i ka djegur, është fakt. Thash jo vetmë nuk financohet partia e Adritikut me 20, 50 euro 10 euro, por thash ka një dokument publik që tregon që Adriatiku ka marrë 45 mln lekë nga një kompani e cila po hetohet për pastrim parash e lidhur me një bandë. Diokumenti tregon që kjo kompani ka një borxh ndaj Adritaikut, kompani nën hetim nga SPAK. Më e rëndë është arsyeja pse i ka marrë këto para, sepse ka marrë përsipër, një marrëveshje për regjistrimin e një prone dhe për nxjerrjen e certifikatës së pronësisë për një tokë në bregdetë prej miliona eurosh. Është kontrata, dhe e treta që ështëe po ashtu publike, kjo pronë është kthyer nga gjykata e Sarandës ku vjehrri i Adriatikut ishte drejtues. Mbi financimin, Adriatiku është i zhytyr në pjesën më të errët të këtij sistemi. Fakt është që ka marrë para të pista.

Adriatik Lapaj: Për faktin që është hedhur një akuzë po vë një standard që politika se ka pasur. Nuk kam pasur asnjë ditë të vetme pushtet, kam guximin të vij këtu dhe përballem me qytetarët. Këta që kanë 30 vite nuk e kanë bërë kurrë. Unë nuk do doja të isha në këtë debat por kundër pushtetit të Edi Ramës. 8 muaj rresht kam shtrirë duart e bashkëpunimit për partitë e reja, edhe pse nuk janë të rinj në poltike. Kam marrë refuzime dhe sulme. Kam ardhur me dokumenta sot. Nuk e kam pasur të lehtë, të gjithë kemi familje. Jam këtu të tregoj versionin tim. Është thënë që kam marrë lekë nga një kompani që zotërohet nga krimi. E para, ai dokument është publik apo i fshehtë? Kompania në fjalë ka bërë bilancet dhe del që i detyrohet avokatit Adriatik Lapa 4.5 mln lekë. Pra është një dokument i deklaruar në shtetit shqiptar. Këto janë në bazë të një kontrate. Tani te ai dokument thuhet që më detyrohen, dhe unë ende nuk i kam marrë. Kur krimi të jep, nuk i pret fatur dhe ngelen leket pa marrë ende sot. Është halli i im që duhet të vete në gjyq. Nuk i kam marrë, janë para që mi kanë borxh. I

Shehaj: Nuk mund të gënjejmë qytetarët. E kanë kapur kompaninë, janë në arrest e hetim për pastrim parasj

Lapaj: Kur e kan kapur? Zotëria është proceduar në muajin gusht, mua paratë duhet të më jepeshin që në 2023

Shehaj: Dokumenti tregon që ke akoma për të marrë, nuk do të thotë që s’ke marrë më para

Lapaj: Nuk kam marrë më përpara

Shehaj: Kapet në një detaj të parëndësishëm

Lapaj: Këto do i them në gjykatë

Shehaj: Fakti është që do merrje para të pista

Lapaj: Kompania në fjalë në 2022 kur është lidhur kontrata ime, nuk ka pasur asnjë problem me ligjin. Shehaj thotë ajo kompani është sekuestruar, unë deklaroj të kundën. Ky është dokumenti i nxjerrë sot nga QKB, sot kompania funksionon në treg

Shehaj: Ky është një teatër. A është administratori në burg?

Lapaj: Po në burg është, po ça më duhet mua?  Vimë te momenti i tretë. Prona e ka vendimin e 2014-tës, nga atëherë deri në 2022 që më ka ardhur mua familja, bandat nuk e linin ta regjistronin. Kjo pronë ka vendimin e datës 16.7.2024 kjo prona këtu. Ka një vendim apeli dhe ka një vendim përfundimtar 13.11.2015. Të treja këto nuk i kam bërë unë, familja ka pasur avokat tjetër

Shehaj: I ka bërë vjehrri yt seancat apo jo? Vjehrri yt ishte kryetar i gjykatës dhe ti shpëtove qytetarët nga bandat, e kupton ça tallje është kjo për qytetarët. Ka bërë seancat vjehrri apo jo

Lapaj: Zotëria ka pretenduar se këtë vendim e ka dhënë vjehrri im

Next Post
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Trump pezulloi financimet? BE: Do të jemi në pararojë të ndihmës për SPAK dhe Reformën në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gurë drejt policisë/ Eksperti i sigurisë: Protesta ka filluar të bëhet agresive, persona të maskuar kërkojnë destabilizim

Gurë drejt policisë/ Eksperti i sigurisë: Protesta ka filluar të bëhet agresive, persona të maskuar kërkojnë destabilizim

July 23, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Si ndërtohet një qytet para se të ndërtohet një ndërtesë

July 23, 2026
Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

July 23, 2026
Euro ndryshon “fytyrë”, Banka Qendrore Evropiane zbulon projektet për kartëmonedhat e reja

Euro ndryshon “fytyrë”, Banka Qendrore Evropiane zbulon projektet për kartëmonedhat e reja

July 23, 2026
Letra drejtuar kryeministrit të ri, milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

Letra drejtuar kryeministrit të ri, milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

July 23, 2026
Opozitë budallaqe

Opozitë budallaqe

July 23, 2026
Shoku i tij Martin Cani humbi jetën nga sulmi me thikë, flet babai i Luis Meçes: Djali im nuk e ka kaluar ende traumën

Shoku i tij Martin Cani humbi jetën nga sulmi me thikë, flet babai i Luis Meçes: Djali im nuk e ka kaluar ende traumën

July 23, 2026
Përplasje mes policisë dhe protestuesve, shoqërohen 23 persona

Përplasje mes policisë dhe protestuesve, shoqërohen 23 persona

July 23, 2026
Dalin detaje nga plagosja në det e 17-vjeçarit në Vlorë, policia: Rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të mjetit lundrues

Dalin detaje nga plagosja në det e 17-vjeçarit në Vlorë, policia: Rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të mjetit lundrues

July 23, 2026
“Persona të maskuar duan të shfrytëzojnë situatën, ka elementë që kërkojnë destabilizim”, alarmi i ekspertit të sigurisë

“Persona të maskuar duan të shfrytëzojnë situatën, ka elementë që kërkojnë destabilizim”, alarmi i ekspertit të sigurisë

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In