• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’mund të presim që një LaCivita të na zgjidhë hallet”, Beleri: Protesta e PD nuk ka vlerë! Edhe Shën Kozmai do humbte përballë Ramës

by S T
15/05/2025 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën Kozmai të ishte përballë regjimit të zotit Rama do humbiste.

Organet e PD duhet të bëjnë diçka për të marrë fund kjo tirani, pse jo dhe dorëheqje. Duke sqaruar se problemi në këto zgjedhje nuk ishte Berisha, zoti Berisha ishte privilegj.

Duhet bërë gjithçka për të ndaluar këtë situatë. Duhet të ndalohet hemorragjia e mendjeve. Pse ikin këta njerëz, nga pasiguria?

Sokrati thoshte që gjëja më me vlerë është mendja e njeriut, po ikin mendjet nga Shqipëria, kush do e bëjnë pensionistët apo punonjësit e administratës që janë në lëpirje.

Zoti Berisha është njeriu më me përvojë në politikën shqiptare dhe jam i bindur që do bëjë atë që duhet.

Një deklaratë e tillë u bë nga eurodeputeti Fredi Beleri për “MCN Live”, duke komentuar rezultatin e opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

Ai shtoi se arsyet kryesore janë të rezultatit të zgjedhjeve janë ato që thotë OSBE-ODHIR, ndërhyrja e shtetit në zgjedhje, shit-blerje masive votash.

Beleri tha se opozita duhet të shikojë nga vetja dhe të mundohet të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar për regjimin, duke u shprehur se nuk ka diskutim që zgjedhjet janë vjedhur.

“Këto janë standarde që nuk mund të pranohen në një shtet europian. Nuk mund të ndodhin që njerëz që dalin për herë të parë në skenën politike, të kenë kaluar ish-ministra dhe ministra me rëndësi me vota.

Këtu ka një dorë, një arsye tjetër është se në Shqipëri administrata është rreth 180 mijë njerëz. Kur ndodh ndërhyrja e shtetit, nuk ka demokraci.

Si ka mundësi ku në një shtet në dhjetë vitet e fundit mungojnë 1 milion njerëz dhe janë të gjithë të kënaqur?

Pse këta njerëz që votojnë të dielën, të hënën dalin nëpër ekrane dhe thonë se nuk bëhet më dhe nga ky vend duhet ikur.

Ku ndodh që të burgosurit në masën 80% votojnë qeverinë, në të gjithë botën të burgosurit ndëshkojnë qeverinë? Këtu nuk ka zgjedhje të lira!

Minoritarët nuk erdhën të votojnë se nuk kanë besim. Mënyra për të luftuar regjimin janë zgjedhjet. Çfarë kuptimi ka një tubim pas zgjedhjeve?

Zgjedhjet janë festa e demokracisë. Policia nuk ka të drejtë të thotë jo për protestën.

Dua t’iu them qytetarëve se protesta dhe vullneti politik duhet të shprehet ditën e zgjedhjeve.

Duhet që populli shqiptar me këtë zgjedhje që bëri të vuajë dhe pasojat.

Për mua nuk ka asnjë vlerë asnjë tubim dhe demonstratë një javë pas zgjedhjeve, edhe pse zgjedhjet janë vjedhur.

Unë jam i PBDNJ, nuk mund ti japë leksione PD.

Opozita më e madhe duhet të shikojë nga vetja dhe të mundohet të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar për këtë regjim.

Nuk ka diskutim që zgjedhjet janë vjedhur, kjo dihej më parë.

Duhet të bindim qytetarët se nuk duhet të presim nga La Civita, nga ndonjë gjerman apo grek të zgjidhë hallet tona.

Çdo shtet ka interesat e veta në Shqipëri. Për mua opozitarët nuk kanë justifikim.

Pse partitë e vogla që nuk kanë asnjë konsumim, edhe zoti Shehaj edhe zoti Lapaj, pse qytetarët shqiptarë nuk përqafuan këto parti? Është varë opozitarizmi.

Ky regjim po vret demokracinë. Duhet reagim dhe nga ne në radhë të parë dhe nga populli.

Kam informacionet e mia se në Greqi, patronazhistët, administrata publike ishin 2-3 muaj para dhe bënin regjistrime masive.

Nëse në një shtëpi ku jetonin 2-3 veta, janë çuar 15 zarfe, procedura nuk ka qenë në rregull. Administrata shqiptare u shpërngul në Greqi.

Për mua vota e diasporës ka problematika, por nuk janë ndjekur procedurat që thotë KQZ dhe procedura ndërkombëtare.

Next Post
Vijon numërimi i diasporës, PS thellon fitoren, kapërcen 800 mijë votat në zgjedhjet e 11 majit

Vijon numërimi i diasporës, PS thellon fitoren, kapërcen 800 mijë votat në zgjedhjet e 11 majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com