• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’lëshonte kupon, gjobitet një nga restorantet e shtrenjta në Himarë

by Java News
07/08/2019 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një biznes është gjobitur në Himarë, pasi kishte “shpikur” një faturë tatimore, një formë kjo për t’i shpëtuar deklararimet të fitimeve. Ka qenë vetë ministrja e Financave dhe Ekomisë, Anila Denaj e cila ka dhënë lajmin, duke thënë se denoncimi kishte ardhur nga qytetari në celularin e saj. Denaj tha se ky biznes lëshonte fatura në gjuhë të huaj dhe është “justifikuar se kjo gjë është për përdorim të brendshëm, por sipas një gjë e tillë është e ndaluar.

Ministrja ka qenë ditën e sotme në Himarë ku ka inspektuar disa prej bizneseve. Kjo vizitë e saj është në kuadër të aksionit kundër informalitetit, i cili ka po vijon prej ditësh, në fokus të së cilës ka qenë pastrimi i hapësirave të zaptuara nga bizneset private, por edhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Ministrja: Në zone e Himarës keni kryer inspektime. Në zonën e Himarës sa inspektime janë kryer dhe kush janë rezultatet e deritanishme?
Inspektori: Domethënë, ne në ditët që kryejmë inspektimet, bëjmë 6 deri në 8 inspektime në ditë. Domethënë, gjithmonë kur ka problematika inspektimet bëhen në cilësinë e bllokimit. Pjesa më e madhe tani është formalizuar me lëshimin e kuponit, me punonjësit, me deklarimet me të gjitha, po ka dhe vende që ka probleme si nga Booking që kanë godina të paregjistruara.
Ministrja: Ende vazhdojnë? Po ndërkohë ju keni parë një ndërgjegjësim të rritur? Domethënë shikoni nga njëra herë që vini në tjetrën që ka përmirësim?
Inspektori: Po, nga java e kaluar në këtë javë dhe xhiro ditore, se ne kontrollojmë dhe xhiron ditore, është goxha në rritje dhe numri i punonjëseve në shtim. Xhiron ditore e shikojmë nga sistemi.
Ministrja: Po dhomat i kontrolloni në raport me vendosjen e një transparence me listen e çmimeve dhe atë të reflektuar te kuponi.
Inspektori: Po, po. Dhomat jo që kontrollohen me listën e çmimeve, po kontrollohen dhe deklarimet. Subjekti mund të thotë që kam pesë dhoma të zëna, kontrollohen dhomat e lira, nëse janë vërtetë të lira apo jo. Kontrolli bëhet i imtësishëm në pjesën e dhomave, tek të gjitha edhe tek punonjësit.
Ministrja: Keni evidenca të shkeljeve në rajonin e Himarës, në zonën e Himarës?
Inspektori: Kemi pak a shumë në lidhje me subjektet e paregjistruara, domethënë që vazhdojnë akoma. Gjatë javës që kaloi unë kam bërë tre bllokime të subjekteve të paregjistruara dhe vazhdojmë akoma kontrollin.
Ministrja: Në fakt ne sot erdhëm këtu edhe për një denoncim të një qytetari, i cili dërgoi një faturë jo tatimore në rrjetet sociale. Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çimet janë të krahasueshme më lartë se sa tregu. Kjo është një çështje e modelit të biznesit, i cili përsa kohë ka një klientelë është shumë mirë, por sidomos për këto biznese është shumë e rëndësishme të fusin në konsideratë që kjo faturë nuk duht të ekzistojë.
Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denocuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor.

Në radhë të parë një falenderim për të gjithë qytetarët dhe shqiptarët të cilët denoncojnë. Në fakt denoncimi vjen si një mjet, i cili ndodh pasi qytetari ka kërkuar kuponin dhe ai nuk vjen. Kemi pasur dhe raste të tilla që duhet të kërkojmë dy herë kuponin kur kërkojmë një shërbim dhe besoj që ka sjellë dhe një farë shqetësimi tek qytetari që e ka denoncuar.
Në radhë të parë faleminderit për denoncimin. Kërkoj edhe një herë që këtë denoncim ta bëjnë në të gjitha mënyrat, qoftë në rrjetet sociale, në Facebook, por edhe tek aplikacioni i ri StopInformalitetit, cili do të jetë këtë fundjavë i përdorueshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha i kërkojmë të gjithë bizneseve të heqin dorë nga ekzistenca e kuponave të tjerë. Në çfarëdo lloj gjuhe të jenë ato fatura nuk do të zëvendësojnë kurrë faturën tatimore. Është shumë e rëndëishme që biznese të cilët kanë shkelje të mëparshme në sistemin tatimor të mos përdorin më këto faura, pasi janë në monitorim dhe do jemi çdo javë këtu për të kuptuar nëse ka ndryshuar sjellje dhe janë futur në rrugën e ligjit, apo do të vendosim masa deri tek ato më ekstreme në bllokim. Edhe njëherë kërkojmë të mos arrijmë në këtë situatë. Kërkojmë që bizneset në të gjithë sektorët edhe të hotelerisë dhe të turizmit në aspektin e restoranteve dhe bareve, të kenë mundësi të respektojnë ligjin 100%. Njëkohësisht është kërkuar që të inspektohet edhe gjatë natës. Ju do të jeni sot dhe në ditët në vijim, deri në fundjavë dhe do të përsërisni atë në frekuencën tuaj.

Next Post
Veliaj i vendosur: Tirana e së ardhmes do një teatër të ri dhe do bëhet!

Veliaj i vendosur: Tirana e së ardhmes do një teatër të ri dhe do bëhet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com