• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i vendosur: Tirana e së ardhmes do një teatër të ri dhe do bëhet!

by Java News
07/08/2019 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se Teatri i ri do të bëhet, kjo sepse e kërkojnë qytetarët dhe qyteti i së ardhmes. Teksa ishte në rikualifikimin e e një këndi të ri lojërash, Veliaj  deklaroi se fëmijët e kryeqytetit meritojnë jo vetëm rrugë e sheshe më të mira, por edhe një teatër të ri. Ndaj, Veliaj theksoi nevojën për ndërtimin e një godine të re.

“Kjo është po ashtu e njëjta arsye pse edhe tek debati që kemi për investime në Tiranë, qoftë investimet në zgjerimin e bulevardit, qoftë zgjerimi i Lanës, bëhet për të krijuar Tiranën e të ardhmes. Tirana e së ardhmes nuk do vetëm rrugë, sheshe, asfalt, Tirana e së ardhmes do edhe kulturë. Kjo do të thotë që Tirana e së ardhmes do edhe një teatër të ri. Nuk mund t’ju themi fëmijëve që për nostalgjinë që kanë ca për tallashin, për shkrepëset, për algat dhe populitin e një teatri që është kthyer sot në një karakatinë, ju do vazhdoni të shkoni në kushte të tilla”, u shpreh Veliaj, teksa theksoi se brezi i ri nuk mund të mbetet peng i nostalgjive të së shkuarës. Ata meritojnë të kenë të njëjtin teatër, të njëjtën shkollë, të njëjtin kopësht, të njëjtën çerdhe, që ka dikush në Itali, që ka dikush në Greqi, në Austri, në Spanjë. Nëse nuk rritemi me këtë ambicie, do të vazhdojmë të ngelemi peng të nostalgjive. Njerëzit mund të kenë edhe nostalgji për komunizmin, mund të kenë nostalgji për çudira që na kanë ndodhur në këtë vend, njerëzit mund të kenë edhe nostalgji për pushtuesit, por ne nuk jemi peng i nostalgjisë. Ne jemi sot për një besëlidhje me të ardhmen, me rininë dhe me gjithë ata që do të jenë paja edhe garancia e Tiranës për nesër”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu vullnetin për ndërtimin e teatrit të ri, duke e cilësuar këtë angazhim si të panegociueshëm.

“Teatri do të bëhet, ky është një angazhim edhe një përkushtim i pazëvendësueshëm e i panegociueshëm. Të gjithë ata që mundohen të bllokojnë këtë proces më kujtojnë se janë i njëjti grup që kanë qenë edhe tek lodrat te liqeni, edhe te Pazari i ri, edhe kur kemi ndërtuar shkollat, edhe kur ndërtuam bulevardin, edhe kur punuam për zgjatimin e Lanës, edhe kur bëmë Bulevardin e Kasharit. Pra, është i njëjti grup i cili shëtit dhe thotë mos prek këtë, mos prek atë”, deklaroi ai.

Teksa nënvizoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, Veliaj garantoi qytetarët e Tiranës se puna do të vijojë pavarësisht pakicave të zhurmshme që përpiqen të krijojnë pengesa. “Për parti të cilat vetëshpallin fitoren, nuk marrin pjesë në zgjedhje, vetë përjashtohen nga sistemi, dhe premtojnë gjëra që nuk do t’i realizojnë kurrë se nuk do zgjidhen kurrë, Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. I garantoj të gjithë qytetarët e Tiranës që, siç nuk jemi tutur nga asnjë pakicë e zhurmshme këto katër vite që kaluan, as në katër vitet që do vijnë nuk do ketë asnjë hap prapa. Do të vazhdojmë me të pestin, për t’u siguruar që Tirana e së ardhmes ka edhe teatër, edhe shkolla, edhe kopshte, edhe çerdhe, edhe parqe, edhe terrene sportive”, tha Veliaj.

Sheshi i ri, në një nga lagjet më të vjetra në kryeqytet, pranë zonës së njohur si ish-Restorant Durrësi,  plotëson nevojat e të gjithë grupmoshave të komunitetit në zonë me module e lodra për fëmijë e hapësira çlodhëse për të rritur (stola, hije, sheshe). Ai është i shtrirë në dy hapësira me një sipërfaqe prej 380 m2. /l.m

Next Post
Vidhet gjatë natës një objekt kulti në Kolonjë

Vidhet gjatë natës një objekt kulti në Kolonjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In