• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skepticizmi për negociatat, Ruçi: Holanda tregu i kanabisit, nuk e shpikën shqiptarët

by Java News
09/05/2018 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët, me rastin e “Ditës së Europës”.

Në fjalën e tij, Ruçi është ndalur dhe te skepticizmi i Holandës, për çeljen e negociatave në muajin qershor, për Shqipërinë.

Ai tha se një grup kriminelësh në Holandë nuk mund të cenojnë të ardhmen e Shqipërisë.

“Nuk mund ta njollosin Shqipërinë një grusht kriminelësh në Holandë.

Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë.

Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por fara a kanabisit dhe teknologjia vjen nga Holanda.

Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda”, tha ai.

Më tej Ruçi ka thënë:

“Nuk jam plotësisht dakord me atë që kanë thënë.

Ne bëmë zgjedhjen tonë, të rrëzonim diktaturën.

Nëse Shqipëria përkufizohet me disa kriminelë, ne s’jemi ata.

Shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së janë kontribuesë.

Në Eurovizion konkurrojnë 3 shqiptarë jo holandezë.”

Ruçi komentoi dhe lënien e mndatit nga Saimir Tahiri.

“Në 27 vjet që unë kam në parlament, ka pasur shumë akuza për shumë deputetë, majtas dhe djathtas, nga 1991 deri sot, duke filluar nga mua.

Asnjë nuk e ka lënë mandatin.

Është rasti i parë, që duhet të jetë i mirëpritur dhe i vlerësuar në rastin konkret.

Këtu do të përmendja Çurçill, i cili thoshte se politika nuk ka moral, por brenda imoralitetit ka një moral, dhe në rastin konkret dorëheqja e Tahirit tregon që vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit në politikë.

Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, është i mirëpritur, të tjerat pastaj, sa i përket akuzës, ajo ngelet ta vërtetojnë organet e hetimit për ish-deputetin Tahiri apo ish-deputeti Tahiri për pafajësinë e tij para organeve të drejtësisë…”, tha ai.

Ruçi ka komentuar incidentin me simpatizantët e Partisë Komuniste në Varrezat e Dëshmorëve në ditën e 5 Majit, si dhe propozimin e ligjit nga kryetari Lulzim Basha për ndalimin e simboleve të komunizmit.

“Unë do të përshëndesja të gjitha forcat politike shqiptare që në datën 5 maj nderuan të rënët.

Absolutisht po!

Në asnjë mënyrë në këtë ditë përkujtimore të të rënëve ne të njollosim dhe ngjyrosim qoftë me atë akt të shëmtuar për mua që ndodhi atë ditë.

Nuk po marr krah në këtë drejtim.

Nëse ka probleme ligjore që duhen ndarë, opozita e sotme aty ka qenë dje në mazhorancë, këtu është sot si opozitë dhe në rrugë institucionale mund të marrë çdo nismë dhe në kohën e duhur, në përgjigje të interesimit tuaj nëse ka boshllëk ligjor duhet sanksionuar”, tha Ruçi.

a.ç

Next Post
Izet Haxhia ekstradohet nga Turqia, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

"Jam dhe unë me ty në qeli", partnerja mesazh nga llogaria e Izet Haxhisë në facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com