Skënderbeu nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv as në testin e dytë miqësor për fazën përgatitore në Antalya, pavarësisht se sot kishte përballë skuadrën e madhe turke Besiktas.
Ekipi i drejtuar nga Ilir daja është mundur me shifrat 3-2, duke marrë një tjetër humbje pas asaj 3-0 kundër Bursaspor.
Ndeshja u zhbllokua nga një gol jo “fair-play”. Turqit kaluan në avantazh ndërkohë që një nga futbollistët korçarë ishte i shtrirë në fushë. Pavarësisht kësaj, fill më pas, futbollistët e Besiktas lejuan Sowe të shënonte për të barazuar përkohësisht shifrat. Pjesa e parë do të mbyllej 1-1.
Në minutën e 52-t ka qenë Pektemek ai i cili do të kalonte në avantazh Besiktashin, përpara se Negredo të gjente golin e 3 të takimit.
Në minutën e 90 të takim Lilaj ka arritur të ngushtojë shifrat e takimit, duke e dërguar rezultatin e përgjithshëm në shifrat 3-2.
Formacioni i skënderbeut- Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja.