• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eurobondi 650 mln euro, reagon Rama: Në 11 maj bufi i kënetës do të mbetet në vaki shembullore elektorale

by S T
14/02/2025 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka arritur të marrë eurobondin 650 milionë euro në bursën angleze me normë interesi 5%. Ministria e Financave sqaron se borxhi i marrë duhet të shlyhet për 10 vite, pasi maturohet në 2035-ën.

Kryeministri Edi Rama e quajti një lajm shumë të mirë për Shqipërinë dhe renditi tre arsyet pse emetimi është i suksesshëm

“Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i takon 3 gjërave. Investitorët e huaj ofruan 4.3 herë më shumë se nevoja jonë. Madje gjatë ditës oferta vajti në 5.7 herë më shumë se nevoja jonë.
Ky mbulim është më i larti i regjistruar në vendet e Europës Qëndrore e Lindore nga tetori i 2024.
Së treti normë interesi më të ulët për Shqipërinë sesa vende si Serbia e Rumania për obligacionet 10 vjeçare që kanë reitingun më të lartë se ne për momentin.

Rama tha se Shqipëria tashmë është në një pozicion të ri në tregjet financiare ndërkombëtare ndërsa thumboi opozitën dhe kundërshtarin e tij politik Sali Berisha duke thënë se në 11 maj do të marrë përgjigjen e merituar nga shqiptarët.

Nuk është vetëm sigurim i likuiditetit me kushte shumë të mira financiare por tregon pozicionimin e ri të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare e tregon besim. Shqipërisë po i besojnë të gjithë. E di që këneta politico mediatike nuk do i japë fare hapësirën se po ju mban të lidhur pas iluzioneve të bufit të kënetës. Në 11 maj do të mbetet bashkë me zvarranikët dhe amfibët në vaki shembullore elektorale.

Norma fillestare e eurobondit ka qenë 5.5% thotë Ministria e Financave por për shkak të ofertës më të lartë se kërkesa pasi ishin 195 investitorë të interesuar për këtë emetim edhe norma e interesit është ulur.

Emetimi i këtij eurobondi i konsideruar me pjesëmarrjen më të lartë të investitorëve të huaj, sipas Ministrisë së Financave siguron likuiditet për nevojat e qeverisë, për financimin e borxheve të kaluara, për mbështetje buxhetore por mat edhe besimin e investitorëve ekonominë shqiptare në tërësi dhe financave publike në veçanti.

Ky është eurobondi i shtatë që Shqipëria merr në tregjet e huaja pasi prej vitit 2010 vendi ka marrë 3.8 miliardë euro në tregun e huaj. Borxhi i marrë këtë vit është me normë interesi 0.9% më të ulët se 600 milionë eurot e emetuara në 2023 që kishin interes 5.9%. Borxhi me interesin më të lartë ka qenë ai i 2010-ën me 7.5%, ndërsa më i ulëti ishte në 2020-2021 ku të dy eurobondet ishin me interes nga 3.5%.

Next Post
Gjykata përgënjeshtron spekulimet e Këlliçit: Në asnjë rast nuk ka patur ndërhyrje ndaj gjyqtares Ilirjana Olldashi

Gjykata përgënjeshtron spekulimet e Këlliçit: Në asnjë rast nuk ka patur ndërhyrje ndaj gjyqtares Ilirjana Olldashi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com