• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Skënderbeu do hiqet e mbulohet sërish, po varfëria që s’mbulohet

by Ben Andoni
03/09/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse instalacioni alla-shqiptar i strukturës që pengonte imazhin e ekuestrit të Skënderbeut ka mbushur lajmet këto ditë dhe ka tërhequr njerëz pa fund në debate, pothuaj është harruar dhe justifikuar heqja e bustit të tij nga një prej kryeministrave pak vite më parë, gjatë vizitës së ekuivalentit turk. Ose më shumë akoma, është harruar fare bërja e shtatores fyerëse të Skënderbeut, që mbeti sot e kësaj dite e paidentifikuar! Atëbotë u fol, u anatemua, u përplasën me fyerje me komunitetin e myslimanëve, kurse këta të fundit u peshkuan paq në një debat pa substancë. Njësoj ka ndodhur në orët e fundit kur përfaqësues të këtij komuniteti, pak si paditur, kanë nxjerrë atë që sot ekziston mes këtij komuniteti: dyzimi para figurës së heroit kombëtar.

Në të gjithë këtë hulli, risia është se Shqipëria, të paktën në botën e shkencave komunikative, i është bashkangjitur si anëtare e denjë globalizmit. Mediat të realizuara për t’i treguar publikut jo vetëm lajmin por edhe gati se çfarë të mendojë, si edhe injeksioni me opinionet që ndikojnë në një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë, e ka trandur komunitetin, që mundohet të lexojë aty-këtu shenja.

Një grup i madh njerëzish i kanë bërë lloj-lloj leximesh rastit të fundit. Për fat të keq, në pjesën më të madhe, mediat dhe derivatet e tyre na kanë në dorë sot se si njerëzit t’i shohin ndodhitë dhe fenomenet që ndodhin në komunitetet e tyre, si duhet të sillemi apo deri si duhet ta gjykojmë politikën lokale dhe kombëtare. Forca e medias është e tillë saqë shpesh njerëzit po mbeten të pafuqishëm për faktin se po manipulohen paq. Në një farë mënyre, mediat janë sot në gjendje jo vetëm t’i shndërrojnë gënjeshtrat në të vërteta por edhe ta shtrembërojnë krejt të vërtetën në interesa. E më shumë se këto, të na largojnë nga ato për të cilat komuniteti ka nevojë të ndjejë realisht.

Ajo që kuptojmë sot, është se ka një energji dhe një përpjekje për ta mbajtur publikun e thjeshtë jashtë realiteteve, ose si përdorin shpesh komunitetet anglisht-folëse “të peshkuar” (hooked), në mënyrë që interesi i vëmendjes të shkojë jashtë problematikave reale.

Duke u kthyer në thelbin e debateve të sotme: Skënderbeu sërish do mbulohet dhe busti do i hiqet provizorisht apo do shmanget kur të kenë interesa politikanët, ashtu si Nënë Tereza do ofendohet dhe do ta ngacmojnë, porse realisht ne kurrë nuk do të futemi në debatet reale që kanë lidhje me jetën tonë: Me të ardhmen, me ato kombëtare që lidhen me Kosovën etj. Dhe, mbi të gjitha me varfërinë. Kjo e fundit është shkaku që mbjell të gjithë pasigurinë, injorancën, egërsinë dhe shpëlarjen e truve, fenomen që mund të manipulojë dhe mbi të gjitha të na trandë, ashtu si ndodh rëndom.

Më keq akoma, kjo gjendje, ku propaganda dhe debatet boshe të përcjellin në udhëkryqe, të sjellë si dy pika uji realitetet e zhvillimeve të para viteve ’90, ku fabrikoheshin armiq, ku rreziku eminent i pushtimit të vendit ishte real prej medias së kohës dhe fjalimeve patetike të zyrtarëve komunistë, duke e fshehur skamjen që kishte kapluar segmente të mëdha të popullsisë.

Duke ardhur në ditët tona, Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra të rajonit dhe kjo megjithë rrugën e mbarë të samiteve dhe takimeve ballkanike, po anashkalohet. Ndërkohë që vendi i mrekullueshëm i burimeve natyrore, i një klime aq të favorshme, nuk mundet t’i sigurojë as mirëqenien më të vogël një pjese të madhe të popullsisë. Për fat, kryeministri i vendit e pohon se jemi të varfër, porse prej tij e nga masa e madhe e specialistëve dhe burokratët e shtetit shqiptar, e kemi të pamundur të mësojmë realisht se pse realisht jemi aq të varfër. Ashtu si mezi e mësuam minimumin jetik, që ende është i debatueshëm.

Nuk mbaron këtu. Pse një pjesë e madhe e shqiptarëve ende punojnë në të zezë? Pse jemi të pasigurt me gjërat që hamë? Ekonomia shqiptare mbetet informale dhe realisht kryeministri po përpiqet me strukturën e tij që ta kthejë në formale, porse rruga që e parashtron këtë më shumë duket një propagandë sesa një realitet i kapshëm. Pyetjet nuk reshten. Pse nuk prodhojmë më dhe pse shqiptarët ikin e ikin, ndërsa një pakicë pasurohet dhe pasurohet pafund? Sa janë realisht të vërteta lajmet e Bankës Botërore që pak javë më parë referonin për  31 mijë vetë që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë? Pyetje sigurisht pa përgjigje.

Por edhe pse shkrime të mira të studiuesve tanë flasin për receta dhe realitete të ekonomisë sonë, një gjë është e dukshme: Në Shqipëri nuk bëhen debate që na shqetësojnë, si kjo që ka lidhje me varfërinë, por tërhiqemi në syresh që të largohemi nga realitetet që po e rëndojnë gjithnjë e më shumë shqiptarin e dekadës së dytë të shekullit XXI. (Javanews)

 

 

Next Post
Coca-Cola jep 1 milion dollarë për atë që do i zgjidhë këtë problem

Coca-Cola jep 1 milion dollarë për atë që do i zgjidhë këtë problem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com