• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeu e mbyll vitin në krye, Kukësi thyhet sërish, fitojnë Partizani e Flamurtari

by A R
22/12/2017 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U luajtën sot, në të njëjtin orar (13:00), ndeshjet e javës së 16-të të Superiores, që janë edhe të fundit për vitin 2017. Skuadrat tashmë do të marrin pushimet dimërore, do të vijojnë me fazat përgatitore, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa do të bëjnë çmos të përforcojnë veten në merkaton e janarit. Në pesë stadiume të vendit pati mjaft emocione në këtë “stacion” të garës, sepse golat dhe përmbysjet nuk munguan. Suprprizën më të madhe e ka bërë Luftëtari. Skuadra gjirokastrite, që shkërmoqi 5-0 Partizanin në javën e shkuar, ia ka dalë mbanë edhe ndaj kampionëve të vendit në fuqi. Kësaj here në transfertë, në “Zeqir Ymeri”. Bluzinjtë kanë fituar 2-1, me gola të Abazajt dhe Rrocës, ndërsa “rrjeta” e Bakajt me penallti vetëm sa e hapi dhe e intrigoi këtë ballafaqim, por nuk shërbeu as për të barazuar, jo më më tepër.

Me rezultatin 3-1 ka fituar Partizani ndaj Vllaznisë. Ka qenë Ibrahimi, që ka zhbllokuar shifrat e bardhë që në dhjetë minutat e para, ndërkohë që brenda dy minutash ka barazuar Cinari për miqtë. Në pjesën e dytë, pas një gabimi në prapavijë të shkodranëve, ka qenë Progni, ai që ka realizuar golin e dytë, para se Bardhi të vuloste fitoren për “demat e kuq”. Flamurtari ka shokuar Kamzën në shtëpi. Kuqezinjtë e Shpëtim Duros kanë shënuar dy gola në këtë transfertë, me anë të Hoxhajt dhe Juffos, në pjesën e parë, ndërkohë që në 45 minutat e dytanë ka krijuar mundësi të tjera konkludimi, por kanë festuar golin e tretë në kohën shtesë, kur Tangara ka mbyllur gjithçka. Vendi i dytë për bregdetarët e Vlorës në klasifikim, ndërsa debutuesit në Superiore, kamzalinjtë, që ishin konsideruar me të drejtë si “Hirushja” e Superiores, pësojnë humbjen e dytë radhazi dhe ngrenë alarmin e një krize në këtë fundviti.

Fitore të djersitur, edhe pse me raste pa fund, ka marrë Skënderbeu në shtëpi. Heroi dhe shpëtimtari i korçarëve ka qenë sulmuesi Soue, që ka shënuar dy herë, duke përmbysur disavantazhin e hershëm të minutës së 20-të, kur Dedic për durrsakët finalizonte nga penalltia. Xhejms do të vuloste gjithçka në këtë sfidë, në minutën e 85-të. Fitore ka marrë edhe Laçi i Gentian Mezanit në shtëpi. Ndaj Lushnjës së vendit të fundit, kurbinasit kanë demonstruar njëfarë euforie nga ecuria tejet pozitive e tyre në këtë fazë të dytë, ndaj e kanë mbyllur pjesën e parë në barazimin 1-1. Fillimisht ka shënuar Rexhinaldo për bardhezinjtë, pastaj ka barazuar Sefa për lagunarët. Në pjesën e dytë ka dalë në skenë beratasi Uzuni, që ka realizuar për epërsinë 2-1, ndërkohë që Xhixha ka trefishuar rezultatin në kohën shtesë, duke shtuar edhe tri pikë të tjera me shumë vlera për kurbinasit.

PARTIZANI-VLLAZNIA 3-1
Golat: Ibrahimi 9’, Progni 66’, Bardhi 83’ / Cinari 11’
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Paulin Simoni

SKENDERBEU-TEUTA 3-1
Golat: Soue 34’, 82’, Xhejms 85’ / Dedic 20’ (pen)
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Egin Doda, Dojando Myftari

KUKESI-LUFTETARI 1-2
Golat: Bakaj 65’ (pen) / Abazaj 45’, Rroca 50’
Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Rudin Preca, Astrit Mahmuti

KAMZA-FLAMURTARI 0-3
Golat: Hoxhaj 21’, Juffo 44’, Tangara 90+3’
Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova

LACI-LUSHNJA 3-1
Golat: Rexhinaldo 1’, Uzuni 77’, Xhixha 91’ / Sefa 42’
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Rejdi Avdo

/Telesport/a.m.

Next Post
I moshuari i ngjitet pas 29-vjeçares, i bëhet ‘ferrë’ prej 4 muajsh

Vdekja e çiftit nga asfiksia/ Pista e policisë, dyshohet se gruaja hapi gazin qëllimisht, shpëtoi mbesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

October 9, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

October 9, 2026
Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

October 9, 2026
Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

October 9, 2026
“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

October 9, 2026
Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

October 9, 2026
Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

October 9, 2026
“Mora drejtësinë që meritoja”, KPA e riktheu në detyrë, reagon prokurorja Antoneta Sevdari

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

October 9, 2026
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com