• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skenari / Si u rrëmbye Remzi Hoxha nga SHIK në 1995

by Java News
22/10/2015 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Remzi Hoxha kishte nisur të ndihej i qetë në mesin e tetorit 1995. Pasi kishte shitur të gjithë pasurinë e tij në Kosovë e Maqedoni, me një shumë prej 450 mijë markash gjermane, kishte nisur jetën e re në Tiranë, për t‘i shpëtuar njëherë e përgjithmonë ndjekjes nga regjimi i Millosheviçit, në pritje të ditëve të qeta. Duke punuar dhe shkolluar fëmijët në Shqipëri dhe, ndërkohë, duke ndihmuar financiarisht bërthamën e një lëvizjeje për çlirimin e Kosovës, që më pas do të pagëzohej me inicialet UÇK. Ndaj, pasi kishte themeluar punishten e duralumineve “Albatros” në rrugën e “Frigoriferit”, afër stacionit të trenit në Tiranë, kishte sistemuar familjen në një apartament në zonën e Pazarit të Ri. Sadija, gruaja e tij, kujdesej për 3 djemtë dhe 2 vajzat, njëri prej të cilëve, Ardiani, u regjistrua në kolegjin turk. Çdo mëngjes, Remziu dërgonte fillimisht djalin në shkollë dhe pas punës rikthehej për ta marrë sërish.

Kështu, dalëngadalë po kalonin ditët e para të jetës së re për familjen Hoxha. Në Tiranë sapo kishte shpërthyer biznesi i kioskave, shtëpive të para luksoze dhe pallateve private, të cilat po përdornin materiale dhe teknika të reja ndërtimi. Ku ndër më të kërkuarat, po bëheshin vetratat e duraluminit për dyer e dritare. I zhytur në punë, dalëngadalë kishte trokitur ora 13:30 e së shtunës së 21 tetorit. Pas pak minutash, Remziut i duhej të shkonte për të marrë djalin në shkollë e për të pushuar për fundjavën e parë, pas shumë kohësh, së bashku me familjen.

Ndoshta këto ka qenë duke menduar 42-vjeçari, kur në atë moment, në punishten e tij ia ka behur një karvan me 3 makina. Nga një “Volksëagen Golf”, tip i ri, ngjyrë ulliri, kanë zbritur disa persona, të cilët i kanë kërkuar që të shkojë me ta për një sqarim në polici.

Remzi Hoxha ka lënë punën dhe pa as më të voglin hezitim i ka ndjekur pas. Vetëm pasi makina me targë TR 2449 C e shoqëruar nga një “Jeep” dhe “BMË”, janë larguar me shpejtësi, punonjësit e tij kanë kuptuar se ata ishin të gjithë civilë, me makina civile dhe nuk kishin paraqitur asnjë mandat zyrtar. Ose të paktën, ata nuk panë që “bosi” i tyre t‘ua verifikonte. Ndaj, menjëherë janë shqetësuar. Pas 15 minutash, ata kanë vënë alarmin, duke lajmëruar Komisariatin Nr. 3 të Policisë, që ka nën juridiksion atë zonë. “Po. Dakord. Menjëherë jemi vënë në ndjekje të makinës me targën që na dhatë”, ka qenë përgjigjja nga ana “blu” e telefonit.

Minutat kalonin, ndërkohë që ishte vënë në dijeni edhe gruaja dhe fëmijët e Remziut. Pas 1 ore e 15 minutash, tri makinat e “rrëmbimit” janë rikthyer sërish në vendngjarje. Një moment i artë, që punëtorët të mos bënin sërish gabimin e parë. Njëri prej 3 “rrëmbyesve” ka treguar mandatin e një punonjësi të autorizuar. Ndaj ata kanë kërkuar menjëherë sqarime. Por, “ata na kërcënuan në mënyrën më të prerë dhe ekstreme të mundshme”, – thuhet në një letër të asaj kohe të punëtorëve të “Albatros”. Të cilët nuk mund ta merrnin me mend, se pluhuri i “karvanit” të makinave të rrëmbimit që u ngrit menjëherë pas kësaj, do të mbulonte në mënyrë enigmatike për shumë e shumë vjet, fatin e punëdhënësit të tyre.

Në atë kohë, për Remzi Hoxhën qarkullonin zëra se ishte arrestuar si agjent i UDB-së, si trafikant armësh, e deri si pjesëmarrës në atentatin kundër Presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

“Por asnjëra prej tyre nuk qëndron”, – thotë një burim që ka drejtuar hetimin thuajse nga “hiçi” të kësaj çështjeje deri në 1998-ën, kur ajo u mbyll për herë të parë pa autor, – “pas zhdukjes që i ishte bërë dosjes gjatë trazirave të marsit 1997”. Sipas tij, e gjitha që kishte ndodhur ishte një lojë e SHIK-ut të Gazidedes, që tentoi të realizonte një skenar, sipas të cilit “Remzi Hoxha, një agjent i UDB, – tani ka dalë se ka qenë një ndër financuesit e parë të UÇK-së, – dhe Ziso Kristopulli, agjent i Asfalisë greke, kishin ngritur biznese me paratë e këtyre 2 shërbimeve sekrete të vendeve fqinje. Me anë të të njohurit “të tyre të përbashkët”, gazetarit Armando Loshaj, që ka shumë mundësi të ketë qenë një i infiltruar i SHIK, – me Kristopullin e prezantuan 2 punonjës policë(?!), – për të realizuar “komplotin” kundër qeverisjes së atëhershme, nëpërmjet financimit të fushatës elektorale të PS-së, me paratë e “2 armiqve” të Shqipërisë.

Një skenar që duket se nuk arriti të realizohej, sepse, pas disa ditësh tortura, në një moment kur Hoxha duket se nuk po arrinte të “pranonte skenarin” në përpjekje për ta trembur, dhuna ka shkuar përtej limitit që është dëshiruar. Në këtë mënyrë, tregtari kosovar u ka mbetur në dorë. Autorët e kësaj vepre, sipas ish-shefit të SHISH-it, Fatos Klosi, u liruan nga detyra dhe pasi u pajisën me pasaporta e viza të rregullta, kanë udhëtuar dhe që nga ajo kohë jetojnë e punojnë si emigrantë në Angli.

Kjo ka detyruar lirimin pas disa ditësh të Kristopullit dhe fshehjen e Remzi Hoxhës në një varr pa emër. Gjurmët e të cilit, nga hetimet e 3 viteve më parë, të çojnë në ish-kënetën buzë bregdetit të Lezhës, jo shumë larg vendit të “torturave”, e cila sot funksionon si kamp pushimesh, për punonjësit e Shërbimit Sekret Shqiptar.

Revista “Klan”

Next Post

Manaj-De Biasi, takim paqeje në Milano

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

June 19, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Këto protesta prodhojnë politikë, por jo parti politike

June 19, 2026
Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

June 19, 2026
Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

June 19, 2026
Protesta e 20-ë në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e 20-ë në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

June 19, 2026
Zvërneci u harrua, parti të re jo, çfarë po kërkon kjo protestë?!

Zvërneci u harrua, parti të re jo, çfarë po kërkon kjo protestë?!

June 19, 2026
Pikat e përbashkëta të kontrolleve kufitare, miratohet në parim marrëveshja Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Pikat e përbashkëta të kontrolleve kufitare, miratohet në parim marrëveshja Shqipëri-Maqedoni e Veriut

June 19, 2026
Presidenca greke e BE, ministri i Jashtëm: Prioritet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor

Presidenca greke e BE, ministri i Jashtëm: Prioritet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor

June 19, 2026
Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta

Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta

June 19, 2026
10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In