• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto protesta prodhojnë politikë, por jo parti politike

by Mero Baze
19/06/2026 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kërkesa e vazhdueshme e vëzhguesve të protestës për një përfaqësim politik të saj është pa kuptim. Është pa kuptim, pasi protestat prodhojnë parti politike shumë rrallë në histori, zakonisht kur ndërrojnë epoka historike, siç është rënia e komunizmit që nuk i lejonte partitë politike, apo kur lëvizje ideologjike udhëheqin revolucione dhe më pas kthehen në parti politike.

Në situatën ku gjendet Shqipëria, me parti tradicionale, me një qeverisje të formatuar brenda rregullave të FMN-së, Bankës Botërore, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, e vetmja hapësirë për parti të reja qëndron tek partitë jashtë sistemit tonë, që janë ose parti ideologjike ultra të majta ose parti me frymëzim fetar, ku islami politik duket qartë në horizont.

Të tjerët, qofshin këta zëdhënës të protestës, qofshin qejfli të protestës, janë pjesë e sistemit politik.

Politikisht, e vetmja parti që ka një frymëzim ideologjik të majtë, që imiton revolucionarët por që në fund derivon në një parti sistemi, është lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit. Edhe pse e kanë retorikën antisistem, siç e ka pasur Syriza në Greqi apo homologët e tyre në Spanjë, ato moderohen në parti të këtij sistemi. Këta janë dhe ata që qëndrojnë pas protestës, të cilët janë në zemër të organizimit të protestës sidomos pjesës së marshimit në rrugë pas shfaqjes në bulevard.

Pastaj janë dhe këto dy partitë e tjera të Shehajt dhe Lapajt që janë qejfli protestash dhe përpiqen të identifikohen me to. Ata nuk janë as antisistem, as ideologjikë. Ata janë ëndërrues pushteti, meqë u duket biznes i mirë.

Është kjo arsyeja që debati për formimin e ndonjë partie politike nga protesta shmanget dhe injorohet në emër të shmangies së përçarjes.

Pjesa tjetër e protestës janë grupet e margjinalizuara apo radikale, disa njerëz të islamit politik, disa që flasin hapur në emër të Iranit, dhe disa adhurues të teorive konspirative apo antisoros. Ata mos prisni të bëjnë parti, por dhe në bëfshin, nuk e përfaqësojnë dot protestën. Janë thjesht njerëz që kanë nevojë të kenë profetët e tyre.

OJQ-të e Sorosit, të cilat mbajnë dhe peshën kryesore të organizimit dhe financimit të protestës, nuk e kanë objektiv të formojnë parti politike, por të ndikojnë mbi partitë politike që janë.

Ndaj mos prisni parti politike nga protesta, se ata që e kanë në dorë protestën e kanë dhe partinë e tyre. Të tjerët e kanë protestën vetëm për marketing dhe si një rast për t’u shfaqur në ekrane çdo natë.

Temat e tjera të pakënaqësive sociale apo korrupsionit janë tema të sistemit dhe jo të antisistemit. Fjala vjen, temën e korrupsionit Evropa ia ka besuar në Shqipëri sistemit të drejtësisë dhe SPAK-ut. Lufta kundër korrupsionit nuk është më opsion elektoral në Shqipëri, por është luftë institucionale përmes drejtësisë së re. Me të meta a pa të meta, me teprime, me represion apo me vendosmëri, pra me gjithë të mirat dhe të këqijat e saj, ajo betejë nuk i besohet më politikës, por SPAK-ut dhe gjykatave. Kjo çështje është e mbyllur dhe nuk ka nevojë të ketë parti të SPAK apo parti anti-SPAK, se as i prishin punë SPAK-ut, as i ndreqin.

Kështu që këta që shpallin “fatwa” nëpër sheshe kundër korrupsionit në emër të protestës bëjnë mirë të shikojnë letrat e tyre se mund t’i gjejë belaja.

Protesta në Shqipëri janë një amalgamë qëndrimesh “patriotike”, nacionaliste, islamike, proteksioniste deri armiqësore ndaj investimeve të huaja dhe nga ana tjetër një demonstrim lirie, vlerash të përbashkëta dhe nervi qytetar. E vetmja vlerë e përbashkët e tyre është se janë një gjimnastikë demokratike, e cila i bën mirë shoqërisë.

Për këtë arsye këto protesta prodhojnë politikë, por jo parti politike. Do prodhojnë efekte politike. Ato mund të dëmtojnë shumicën, mund të dëmtojnë PD-në, mund të rrisin partitë e vogla apo të rrisin abstenimin, por parti politike që të përfaqësojë protestën nuk mund të ketë. Lider jo e jo, se liderët dalin, nuk bëhen me porosi.

Kështu që mos u lodhni duke u kërkuar protestuesve të bëjnë parti apo të gjejnë udhëheqës. I kanë udhëheqësit çdo natë në protestë, i kanë dhe adhuruesit e tyre. Distanca ndaj PS dhe PD nuk vjen nga fryma qytetare, por nga protagonizmi politik i partive të vogla që kanë marrë kontrollin mbi protestën.

Ndaj dhe mbasdite janë aq qytetarë dhe në rrugë gjatë natës janë aq nervozë dhe linçues, duke shkuar seli më seli dhe duke i mallkuar militantët e partive të mëdha. Nuk synojnë të ndryshojnë sistemin; duan të ndryshojnë partitë e sistemit për t’u marrë pushtetin.

Ndaj në zgjedhje ka për t’u parë kush e përfaqëson protestën. Tani shikoni kush është i zemëruar me dy partitë e mëdha.

Next Post
“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia vijon luftën me zjarret, në Atikën Perëndimore betejë në tre fronte, mbi 130 mijë hektarë të djegur

Greqia vijon luftën me zjarret, në Atikën Perëndimore betejë në tre fronte, mbi 130 mijë hektarë të djegur

August 4, 2026
25 shtete amerikane padisin administratën Trump për tarifat e reja ndaj importeve

25 shtete amerikane padisin administratën Trump për tarifat e reja ndaj importeve

August 4, 2026
Mashtronin dhe vidhnin me 49 milionë llogari false dhe me 40 mijë karta telefonike/ Shkatërrohet banda e hakerave

Rreth 14.6 milionë sulme kibernetike ndaj Shqipërisë në gjashtë muaj, AKSK: Monitorimi vijon pa ndërprerje

August 4, 2026
Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, vlerëson bashkëpunimin dhe kërkon njohjen e Kosovës

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, vlerëson bashkëpunimin dhe kërkon njohjen e Kosovës

August 4, 2026
Nga plakja te reforma, beteja për të ardhmen e pensioneve! Drafti publikohet në shtator

Nga plakja te reforma, beteja për të ardhmen e pensioneve! Drafti publikohet në shtator

August 4, 2026
Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, projektligji i PS: Koeficient 0.38 ndaj pagës së Presidentit

Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, projektligji i PS: Koeficient 0.38 ndaj pagës së Presidentit

August 4, 2026
Marrëveshja e huasë, ambasada e SHBA: Do të mbështesë përparimin e Shqipërisë për rritjen 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Marrëveshja e huasë, ambasada e SHBA: Do të mbështesë përparimin e Shqipërisë për rritjen 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

August 4, 2026
Ishin nisur drejt Britanisë së Madhe, merr flakë varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit

Ishin nisur drejt Britanisë së Madhe, merr flakë varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit

August 4, 2026
Padia për shpifje në Itali, SPAK: Babai i Suel Çelës kërkoi përjashtimin e Dumanit nga çështja, u refuzua

Padia për shpifje në Itali, SPAK: Babai i Suel Çelës kërkoi përjashtimin e Dumanit nga çështja, u refuzua

August 4, 2026
Aksidenti në aksin Fushë Arrëz-Fierzë, humb jetën 37-vjeçari që u nis me helikopter drejt Traumës

Aksidenti në aksin Fushë Arrëz-Fierzë, humb jetën 37-vjeçari që u nis me helikopter drejt Traumës

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com