• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari që rikthen Tiranën në Superligë, Skënderbeu mund të dënohet për trukimet

by A R
29/05/2017 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka ende mundësi që të kthehet në Superligë, nëse Komisioni i Etikës dënon skuadrën e Skënderbeut.

Ditën e enjte në Federatën Shqiptare të Futbollit do të mblidhet Komisioni i Etikës dhe në rend dite për të diskutuar dhe vendosur ka vetëm një çështje, ajo e Skënderbeut.

Penalizimi i një viti më parë nga komisionet e UEFA-s për të mos marrë pjesë për një vit në veprimtaritë evropiane ishte vetëm një vendim ndërkombëtarësh, që pritet të pasohet nga një vendim i organizmit të futbollit shqiptar, FSHF-së, shkruan Top Channel.

Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e UEFA-s, e cila ka nxitur Komisionin e Etikës të reagojë. Një penalizim i radhës për 6 herë kampionët e Shqipërisë është paralajmëruar që në muajin dhjetor nga shefi i Komisionit të Disiplinës dhe Integritetit të UEFA-s, Emilio Garsia, i cili theksoi se asgjë nuk kishte përfunduar me përjashtimin nga kupat e Evropës dhe se hetimi ishte në progres.

Gjatë të gjithë vitit, Komisioni i Etikës ka marrë në pyetje në disa raste lojtarë dhe protagonistë të këtij hetimi, duke u përpjekur të grumbullojë sa më shumë të dhëna. Mbledhja në përfundim të kampionatit, madje edhe pas finales së Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet ditën e mërkurë, duke të jetë një vendim për të mos prishur garën në mesin e saj.

Një vendim për të penalizuar Skënderbeun në këtë sezon do të ishte një asist për Tiranën, e cila deri më tani, me garën e mbyllur është në zonën e rënies nga kategoria, por që prej ditësh po mban sy e veshë nga Komisioni i Etikës, nëse vërtet mund dalë vendimi nga i cili mund t’i korrigjojë këtë sezon të hedhur dëm dhe për t’i dhënë një tjetër mundësi në Kategorinë Superiore të sezonit të ardhshëm.

Por, derisa të mblidhet Komisioni i Etikës, Skënderbeu dhe Tirana do të mblidhen të dyja në “Elbasan Arena”, për ndeshjen e fundit të sezonit 2016-2017, finalen e Kupës së Republikës së Shqipërisë. /a.m.

Next Post
Vasili: Kemi një vit impenjativ përpara, bisedimet për koalicionin mund të presin

Vasili: Rama i vetmi që kundërshtoi paketën 'McAllister', përfaqësues të PS më kërkuan të mos isha në tryezën e partive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com