• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari që Kushtetuesja tani “t’i kënaqë të gjithë”

by Mero Baze
16/10/2025 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Pas parashtrimeve të Presidentit dhe Kryeministrisë për çështjen e shkarkimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, është e qartë që qeveria dhe Presidenti konsiderojnë gabim që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e dekretit për zgjedhje, duke e konsideruar tejkalim të kompetencave të Gjykatës, pasi sipas tyre ndaj dekretit për zgjedhje duhet që palët të ankohen në Gjykatën Administrative.
Por Gjykata Kushtetuese e ka lidhur dekretimin e zgjedhjeve me vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt që shkaktoi vakancën për zgjedhje, dhe ky është një interpretim paraprak thelbësor i gjykatës në këtë çështje. 

Për këtë arsye, të dy parashtrimet në Gjykatën Kushtetuese, si ai i qeverisë dhe ai i Presidentit, përpiqen të godasin pikërisht këtë interpretim të Gjykatës Kushtetuese. Tonet e pazakonta të letrës së Presidentit drejtuar Gjykatës Kushtetuese bazohen pikërisht te fakti pse e kanë ngatërruar atë me VKM-në e qeverisë, ndërsa arsyetimet e qeverisë shkëpusin rolin e saj në këtë çështje, duke thënë se thjesht kanë formalizuar vendimin e Këshillit Bashkiak. 

Pra, gjithë beteja është që Gjykata Kushtetuese të bëjë hap mbrapa nga vendimi unanim i pezullimit të zgjedhjeve, që bazohej pikërisht te ndërlidhja e kërkesës së qeverisë për Presidentin Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë, pas vendimit të Këshillit Bashkiak. 

Përballë këtij presioni të dy institucioneve të larta të shtetit shqiptar, Gjykata Kushtetuese do ta ketë të vështirë të qëndrojë e bashkuar, jo nga frika politike, por nga interesat e vogla që menaxhojnë plotësimin e vendeve bosh në sistemin e drejtësisë. 

Skenari profesional që shkon në të njëjtën gjatësi vale me vendimin e parë është që, po me unanimitet, të konsiderohet antikushtetues shkarkimi i Veliajt, duke ruajtur në këtë rast nderin e Gjykatës Kushtetuese, pas gjithë këtyre “betejave të vogla” që vënë në dyshim integritetin profesional të saj përballë presioneve politike.

Por për këtë nuk vë më bast askush. 

Skenari i dytë do të jetë mbetja me tetë anëtarë e Gjykatës Kushtetuese, ku votat ndahen katër me katër dhe kështu nuk ka vendim, çka do të thotë se shkarkimi i Veliajt mbetet në fuqi, pasi nuk hidhet poshtë nga Gjykata dhe vazhdon procesi zgjedhor. 

Skenari i tretë, që mund t’i “kënaqë” të gjithë, është që Presidenti të plotësojë vakancën e Olta Zaçes me gjyqtarin Asim Vokshi, por ky i fundit të mos ketë kohë të bëjë betimin, dhe si rrjedhojë të mbeten 7 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese deri më 31 tetor. Pas kësaj, nëse palët ndahen, mund të shkohet në një vendim 4 me 3 në favor të Veliajt, pra me shumicë votash të fitojë moralisht mosshkarkimi i tij, por kjo quhet e pamjaftueshme, pasi duhen 5 vota.
Kështu, Gjykata Kushtetuese ruan “nderin” për precedentë të tjerë në të ardhmen, Veliaj humbet mandatin dhe vazhdon betejën në Strasburg, ndërsa qeveria vazhdon zgjedhjet. 

Ky skenar i fundit “kënaq” të gjitha palët, por jo dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese.
Por për atë duket se as vetë Gjykata Kushtetuese nuk ka shumë nevojë.

Next Post
Del nga ‘rreshti’ Berishës, Mediu: Do jem në protestën për UÇK-në

Del nga ‘rreshti’ Berishës, Mediu: Do jem në protestën për UÇK-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Protesta e opozitës, analisti: Synon të prodhojë lajm se në Shqipëri digjen institucionet

February 10, 2026
I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

February 10, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

February 10, 2026
“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

February 10, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Ndryshime në legjislacion, avokati: Asnjë ndërhyrje nuk bëhet pa miratimin e BE-së

February 10, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot në Shqipëri…

February 10, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

“Prokurori ka tejkaluar kompetencat”, analisti: Veliaj ende nuk është njohur me dosjen, skandaloze

February 10, 2026
E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

February 10, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

Integrimi në BE, gazetari: Berisha ka ndjekur një agjendë antishqiptare dhe po mbyll me turp kapitullin politik

February 10, 2026
Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In