• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

by E B
10/02/2026 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV shpjegoi protestën e opozitës ditën e nesërme dhe “kilometrin e fundit” që përdor si parrullë Sali Berisha.

Ai tha se “kilometri i fundit” nënkupton se nuk ka më kthim pas për opozitën.

Balliu nuk zbuloi detaje konkrete nga manifsetimi, por u pyet nga Ylli Rakipi nëse do të futen në çadër si Lulzim Basha, një skenar që po qarkullon mes opozitarëve dhe mbi të gjitha si do të dalin nga çadra, pasi Lulzim Bashën e nxorri Rama me ndërkombëtarët, por tani kryeministri nuk duket më i interesuar për negociata dhe mund të mbeten brenda…

Klevis Balliu: Kjo është një protestë në vazhdimësi të një aksioni të nisur tanimë, si rrjedhojë e llumit të qeverisë që ka dalë, pavarësisht se opozita ka vite që i denoncon aferat. Në cdo vend të botës do të ishte normale të kishte dorëheqje nga qeveria. Por në një shtet anormak, ku kryeministri është kapur në vjedhje, është e detyraur opozita dhe shoqëria të ndërmarrin hapat e nevojshme për rikthimin në stabilitet të vendit. Protesta që vjen ditën e nesërme, vjen në vazhdimësi të këtij aksione.
Cdo ditë që qeveria e vonon zërin e arsyes, aksioni i opozitës do të vijë duke u përshkallëzuar. Nesër do të jetë i përshkallëzuar, në bazë të përgjigjesh që ka zgjedhur vetë qeveria, do të mbrojmë lubinë që mos na ikë Rama. Është bërë gati të bëjë kurban edhe integrimin e Shqipërisë në BE. Janë në diskutim vende si Gjermania dhe Hollanda në lidhje me ngrirjen e diskutimve për integrimin e Shqipërisë në BE, për sa kohë qeveria nuk i përgjigjet ligjit dhe drejtësisë. Dueht të bëjmë detyrën tonë, të marrim pjesë në këtë protestë. Pavarësisht asaj që thuhet në emisione, ky aksion ka arritur disa qëllime, ka ngritur frymën e qytetarëve, besoj bini dakord që ka një rritje të numrit të njerëzve dhe aksionit.

Ylli Rakipi: Kemi dëgjuar që PD do të ngrejë çadër dhe nuk lëviz nga bulevardi. Çadra është bërë njëherë… E ka bërë Luli.

Klevis Balliu: Kur flasim për çadër nuk nënkuptojmë çadrën e 2017. Ka patur disa diskutime në forume të ndryshme të opozitës, por një qëndresë në bulevard, e cila ka marrë mbështetje edhe nga opinioni publik dhe ka patur përlqyeshmëri edhe brenda strukturave. Është opsion që nuk mund të anashkalohet. Nuk përjashtohet qëndrimi në bulevard dhe asnjë opsion tjetër qoftë edhe brenda Parlamentit. Kur flasim për sukses, nuk nënkuptojmë të ikë një qeveri dhe të vijë një tjetër, por qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një qeveri që Gys Agasi kishte 3 milione euro verë… Kërkojmë qeveri teknike, tranzitore, për të garantuar proces korrekt, të lirë dhe të ndershëm.

Ylli Rakipi: Ta zëmë se u ngritën çadrat. Bashën e nxorri Rama nga çadra edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve. Se duhet parë ndonjë rrugë se si do të dilet nga aty, se ngeleni aty. Rama nuk ka më nerva tani të merret me daljet. Nuk e çan më..

Klevis Balliu: E çan se është në pikë të hallit. Nuk merrej ai në debate me KE për të justifikuar akte për një ministre të kapur në flagrancë duke vjedhur. Vazhdon pavarësisht kërkesës që bën për arrestimin gjykata, refuzon të bëjë një gjë që ia ka mohuar gjithë aleatëve të tjerë, por në këtë rast përgjegjësi është vetë Rama, nuk është Belinda. Ai nuk mbron Belindën por veten e vet.

Ylli Rakipi: Zoti Berisha thotë duhet qeveri teknike. Kjo arrihet me daljen te sheshi, apo si?

Klevis Balliu: Nuk përjashtojmë asnjë formë, siç ka ardhur duke u rritur aksioni, do të vijë duke u rritur çdo javë dhe muaj. Ajo që nënvizoni, kilometri i fundit, nënkupton që për ne nuk mund të ketë më kthim pas. Edhe aferat dhe llumi që ka dalë në shesh, ç’kuptim do të kishte që të kalonte edhe këto, qoftë edhe për ju apo ne, të bënim edhe një denoncim tjetër? Ku ka më të rëndë denoncim se për Agasin dhe për AKSHI-n?

Next Post
Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com