• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari i ri opozitar 2020, ose Edi Rama si “armik i jashtëm”!

by Alfred Peza
04/01/2020 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Qasja opozitare e javëve të fundit në Tiranë, për tia treguar qejfin Edi Ramës tek Ramushi meqë nuk e mundin dot vetë tek lagja e tyre dhe përpjekjeve titanike për ta bërë atë “armikun e shqiptarëve” që po e shtet Kosovën tek “miku i tij më i ngushtë në Ballkan” Vuçiç, është sa mjerane as dhe qesharake. Përveçse shterpësi politike, mungesë vizioni e lidershipi, ajo tregon sa e paaftë është “Opozita e Bashkuar” për ta parë realitetin ku ndodhet, e për të kuptuar sa poshtë ka rënë.

Për tu ringritur përgjatë 2020 në atë lartësi që duan opozitarët Lulzim Basha dhe Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk mund të vijojnë të vrapojnë si të çartur, nëpër të njëjtën rrugë totalisht të gabuar, siç bënë edhe përgjatë 2019. Ndryshimi mes gabimit të tyre historik, që nisi një vit më parë dhe qasjes së tyre të re të këtij viti, qëndron vetëm tek retorika. Thelbi është i njëjtë. Për rrjedhojë edhe fundi i gjithë kësaj historie nëse vijon siç ka nisur, do të jetë i njëjtë.

Më 2019 thanë se Edi Rama i tallte ata në Parlament. Se ishte arrogant, armiku i demokracisë, i zgjedhjeve të lira. Se kërkon që të kapi mediat, të gjitha pushtete dhe gjithçka tjetër brenda Shqipërisë, etj. Kjo retorikë nisi dhe erdhi duke u shtuar e shtuar, fiks në ditët e para të janarit, si sot e një vit më parë. E kështu derisa më 16 shkurt, deputetët e opozitës dorëzuan mandatet, dolën nga Parlamenti dhe nisën “revolucionin popullor”.

As molotovët mbi institucionet kryesore të vendit, as çdekretimi i 30 qershorit nga Presidenti Meta, as zjarret mbi KZAZ-të dhe shkollat ku ruheshin materialet zgjedhore, nuk i ndalën dot qytetarët shqiptarë, mazhorancën socialiste, SHBA dhe BE që të garantonin një proces kushtetues që përcaktoi drejtuesit e rinj të pushtetit lokal, në 61 bashkitë e Shqipërisë.

Opozita e refuzoi dhe vijon që ta refuzojë sistematikisht si këshillën e aleatëve tanë strategjikë, ashtu edhe ftesën e dorën e shtrirë të mazhorancës, për tu ulur pa kushte në tryezën e madhe të dialogut politik e për të adresuar aty, të gjitha shqetësimet dhe kërkesat, e për të marë zgjidhjet e duhura ligjore dhe kushtetuese.

Në këto kushte, është e qartë se opozita nuk ka dashur dialog, por një marrëveshje që del nga pazaret politike, të cilat në Shqipëri janë shoqëruar përgjatë këtyre 30 viteve, me amnisti për të gjitha krimet e pushtetit. Është e vërtetë se ato kanë sjellë përkohësisht uljen e tensioneve sociale në vend, por ishin pikërisht këto lloj marrëveshjesh, ato që instaluan vit pas viti e krizë pas krize, kulturën e mosndëshkueshmërisë në Shqipëri.

Reforma e re në drejtësi, synon pikërisht çmontimin e kësaj kulture. Çka shpjegon edhe më thjeshtë se çdo gjë tjetër, arësyen se përse jo 30 Qershori, por ky pazar i kërkuar nga opozita, çonte automatikisht tek bllokimi i reformës në drejtësi dhe më pas, tek zhbërja e saj. Metthew Palmer i dërguari special i SHBA për Ballkanin, e ka bërë të qartë se “reforma në drejtësi është legjitime, kushtetuese dhe e pakthyeshme.”

Bashkë me kauzën “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”, vitin e shkuar dështoi edhe skenari i destabilizimit të vendit, nëpërmjet “revolucionit” të “imponuar artificialisht nga lart”. Duket patur përballë si kurrë më parë, edhe SHBA e BE, opozita e rrugës e ka kuptuar se është e pafuqishme për të imponuar pazare, nëpërmjet skenareve të destabilizimit të brendshëm të jetës social ekonomike dhe politiko- shoqërore të vendit.

Në këto kushte, i mbetej që të gjente shtegun e duhur për tu rikthyer në sistemin politik e demokratik të vendit. Rruga i është ofruar herët: Duke u ulur në tryezën e reformës zgjedhore; duke mbështetur pa kushte punën për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe duke u bërë gati që të marë pjesë në zgjedhjet e pjesëshme lokale (pas dekretimit nga Meta) në ato bashki (Shkodër, Vorë e Durrës) që nuk kanë në krye, drejtuesit e tyre të rinj.

Gjatë vitit 2019, opozita kishte 6 muaj kohë, për ta bërë këtë. Por, ajo ende nuk ka dhënë sinjale se e ka pranuar që rruga e ndjekur prej sa deri më 30 Qershor, ishte e gabuar. Shenjë e sigurtë, se janë duke punuar me një skenar të ri, për ta vijuar rrugëtimin e tyre të “vjetër”.

Të gjitha gjasat të çojnë tek skenari që po synon zgjerimin e perimetrit të “destabilitetit”, përtej kufijve të Shqipërisë, nëpërmjet nxitjes së faktorit shqiptar në Ballkan. Skemë e njohur kjo nga lidershipi i vjetër i opozitës sonë, për të importuar problemin e tyre në Tiranë në rajonin e banuar nga shqiptarët, për ta detyruar faktorin ndërkombëtar që të ulet e të negociojë zgjidhjet me ta.

Duke shfrytëzuar vakumin e krijuar në Prishtinë nga pafuqia për të krijuar edhe pas 3 muajsh qeverinë e re të dalë nga zhgjedhjet e 6 tetorit, por edhe zgjedhjet e parakohëshme në Maqedoninë e Veriut, ka nisur furia propogandistike për ta shpallur Edi Ramën me çdo kusht e me çdo çmim sërisht “armik”.

Ndryshe nga një vit më parë, Kryeministri nuk u duhet më armiku më i madh i votës, i institucioneve, i pushteteve, i medias dhe i gjithë gjerave të tjera brenda Shqipërisë. Sepse askush nuk flet më për to. Edi Rama tani u duhet “armiku” jashtë Shqipërsë. Ndaj nuk lodhen së përsërituri se ai është tashmë “armiku” më i madh i Kosovës e i shqiptarëve në Ballkan dhe miku më i madh i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Mirësevini në realitetin e aksionit të ri opozitar, për Shqipërinë e vitit 2020. Thjeshtë sa për ti ndihmuar pak që tani, në fillimet e kësaj rruge të re, kujtoj se: Edi Rama mundet si “armik i jashtëm”, po aq sa u mund gjatë 2019, edhe si “armik i brendshëm”. E vërteta e thjeshtë është se ka vetëm një rrugë për ta mundur atë; si Kryeministër. Me votë. Në Shqipëri. Më 2021. Ndaj, mos e çoni edhe këtë vit dëm, siç e çuat atë që sapo u mbyll.

Next Post
Vdekja tragjike e punëtorit që u godit nga betonierja, zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë

Vdekja tragjike e punëtorit që u godit nga betonierja, zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com