• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skena e ngjarjes, ja si u vra efektivi Ibrahim Basha në Lazarat

by
26/06/2015 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e operacionit të Lazaratit si dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, kanë rindërtuar skenën e ngjarjes.

Furgoni tip “Volkswagen” i forcave speciale brenda të cilit u qëllua për vdekje efektivi Ibrahim Basha, është sjellë sërish në vendngjarje, duke u vendosur saktësisht në vendin ku ndodhej në momentin e sulmit.

Ndërsa në krah të tij duket qartësisht avllia prej blloqesh betoni që ishte shembur më parë nga grupi i armatosur, në një gjatësi prej afro 100 metrash, në krahun e djathtë të rrugës, në ngjitje drejt fshatit Lazarat.

Sipas ekspertëve në vendin e ngjarjes, avllia është shembur me një makinë të rëndë tip “Saurrel”, me qëllim për të krijuar fushëpamjen e nevojshme për të sulmuar me armë Policinë.

Ndërsa qindra metra më tej, në vijë tokësore dhe thuajse 200 metra në vijë ajrore, është fiksuar vendi nga ku është hapur zjarr ndaj forcave speciale.

Ky vend ndodhet në një rrugicë në të dy krahët e së cilës ka avlli shtëpie. Në pjesën e poshtme të kësaj rrugice, ku ndodhet i pozicionuar memoriali i Sabri Shurdhit, i vrarë në vitin 2007, grupi i armatosur kishte krijuar pozicionet e volitshme për të qëlluar.

Në murin prej blloqesh betoni, autorët kishin krijuar hapësira duke hequr disa prej blloqeve, në mënyrë që të nxirrnin tytat e armëve dhe vetë të ishin të kamufluar.

Disa metra përgjatë këtij muri avllie, janë gjetur dhjetëra gëzhoja që tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Saktësisht, grupi hetimor thotë se përgjatë këtij muri janë fiksuar 10 vende nga ku është qëlluar dhe janë gjetur rreth 100 gëzhoja.

Next Post

Sheqerpare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In