• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

by E B
04/03/2026 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shpalljes së kandidatit për President, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas LDK-së, qasja e VV-së nuk tregon përpjekje serioze për ndërtimin e një konsensusi politik.

LDK thekson se zgjedhja e Presidentit duhet të zhvillohet me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale, në frymën e konsensusit që kërkon Kushtetuta.

Sipas LDK-së, VV-ja e ka trajtuar procesin si një garë politike, duke mos krijuar kushtet për një marrëveshje të gjerë dhe duke rrezikuar shkeljen e afateve kushtetuese dhe stabilitetin institucional.

Reagimi: Lidhja Demokratike e Kosovës ka besuar gjithmonë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet me seriozitet të plotë dhe me përgjegjësi institucionale, si dhe në frymën e vërtetë të konsensusit që kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Takimet e deritanishme ndërmjet subjekteve politike kanë qenë konsultative, me qëllim gjetjen e një kandidati konsensual për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore.

Konsensusi nuk është garë politike dhe nuk mund të ndërtohet si proces ku njëra palë propozon emra, ndërsa të tjerat ftohen vetëm për t’i mbështetur ata. Konsensusi nënkupton një proces të përbashkët diskutimi dhe dakordimi për një figurë që përfaqëson unitetin institucional të vendit dhe gëzon besimin e gjerë parlamentar.

Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e këtij konsensusi. Përkundrazi, ajo e trajton këtë proces si një garë politike e jo si përpjekje për të arritur dakordim politik. Një qasje e tillë nuk i shërben as frymës së Kushtetutës dhe as nevojës së vendit për stabilitet institucional.

LDK-ja vlerëson se mënyra se si është zhvilluar ky proces nga ana e VV-së nuk krijon kushtet për zgjedhjen e Presidentit dhe nuk dëshmon qëllim të mirëfilltë për të arritur një marrëveshje të gjerë politike. Zgjedhja e Presidentit është një proces që kërkon maturi, përgjegjësi dhe vullnet të vërtetë për bashkëpunim ndërmjet subjekteve parlamentare.

Në këtë frymë, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje që, për shkak të kësaj qasjeje të papërgjegjshme politike, vendi po shkon drejt kalimit të afateve kushtetuese dhe rrezikon të dërgohet në edhe një palë zgjedhje të reja, në vend të arrihet stabiliteti institucional, të cilin qytetarët tanë e presin dhe e meritojnë.

Next Post
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

October 22, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

“Ka bërë një gabim”- Vuçiç mesazh Ramës: Edi, je treguar i butë me protestuesit! Ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë!

October 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Rregullorja e një korridori nuk mund të “pastrojë” gjykatën nga avokatët

October 22, 2026
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

October 22, 2026
Ministrja socialiste: Protesta e studentëve po përdoret politikisht, qeveria mbetet e hapur për dialog

Ministrja socialiste: Protesta e studentëve po përdoret politikisht, qeveria mbetet e hapur për dialog

October 22, 2026
Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

October 22, 2026
Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

October 22, 2026
Analizё e mendimeve tё protestuesve bazuar nё deklaratat e tyre

Analizё e mendimeve tё protestuesve bazuar nё deklaratat e tyre

October 22, 2026
Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

October 22, 2026
Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In