• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’kemi gjë me pallatet pa leje por krimin”, debatet Pollo-Abazi te Integrimi dhe…

by A R
07/11/2017 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ka braktisur dje punimet e Komisionit të Integrimit, pasi deputetët e maxhorancës refuzuan që të zhvillonin një seancë diskutimi për “ndarjen e politikës nga krimi”. Sipas Genc Pollos, për këtë çështje nuk ka nevojë për të diskutuar emra konkretë, siç është rasti Tahiri, por distancohemi nga fenomene të tilla, shkruan “Panorama”.

komisioni i integrimit

 

 

Kërkesa e opozitës nuk u pranua nga maxhoranca në Komision, përfaqësuesit e së cilës e rrëzuan me 6 vota kundër. Por pas këtij akti, pakica, PD dhe LSI, janë larguar nga mbledhja duke e lënë pa miratuar kalendarin e buxhetit të vitit 2018.

Mbledhja e Komisionit ka vijuar nga nënkryetari i Komisionit të Integrimit, Bledi Çuçi, i cili mori dhe deputetët zëvendësues për të bërë kuorumin dhe për të miratuar kalendarin e punimeve të Komisionit. Më herët, gjatë mbledhjes, Genc Pollo ka komentuar dhe incidentin me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për të cilin tha se përdori një fjalor prej “halabaku”.

Por në mbrojtje të Bushatit, është hedhur deputeti i PS, Sadri Abazi, i cili e ka quajtur Pollon si halabak, i cili duhet t’i kërkonte falje Komisionit dhe ministrit. Por Pollo i është përgjigjur me ironi, duke theksuar se opozita nuk po kundërshtonte pallatet e ndërtuara pa leje.

Në mbledhjen e shkuar, Ditmir Bushati është përplasur me Genc Pollon, duke e quajtur këtë të fundit, si “halabak”, “kuqo” dhe “salikuq”, këto përplasje çuan në prishjen e mbledhjes së Komisionit të Integrimit.

komisioni i integrimit(1)

DEBATI NË KOMISIONIN E INTEGRIMIT

Genc Pollo: Fjalori i ministrit, javën e kaluar në Komision, ishte në fjalor fyes dhe prej halabaku. Besoj, biem të gjithë dakord që ishte sherr i panevojshëm. Po për të panevojshmet, janë jo të gjithë njëlloj fajtorë dhe njëlloj përgjegjës.

Bledi Çuçi: Do doja të mos i ktheheshim asaj ngjarjeje, që nuk ishte aspak simpatike. Do doja që kjo të mos ndodhte më asnjëherë tjetër sepse nuk na takon. Por më vjen keq që ju përdorët fjalë ofenduese ndaj ministrit të Jashtëm.

Genc Pollo: Gjuhën që përdori ministri, si dhe për faktin që ofendimi erdhi nga ai, i pa provokuar.

Sadri Abazi: E para, ju duhet të kërkoni falje për gjuhën që përdorët. Fjalën “halabak” mbajeni për vete. Nëse ju nuk e tërhiqni fjalën dhe nëse nuk kërkoni falje këtu para nesh dhe para Komisionit, atëherë ne do të themi që halabaku jeni ju dhe jo ministri, me të cilin ju jeni ndeshur atë ditë.

Genc Pollo: Faleminderit zoti Abazi, asnjë problem me pallatet pa leje nuk kemi. Ka një kërkesë për të diskutuar, një pikë shtesë ku të diskutohet për të ndarë politikën nga krimi. Pa vënë emra të përveçëm, pa situata të veçanta, ato mund të dalin gjatë diskutimit.

Grida Duma: Krimi në politikë dhe mbrojtja e krimit në politikë po dëmton ekonomikisht vendin dhe ne nuk mund të bëjmë këtu procedurë. Nuk jemi mandatuar për procedurë, se nuk jemi noterë. As jemi mandatuar për të bërë avokatin e së keqes, jemi mandatuar të bëjmë të mirën për shqiptarët. Kjo e mirë duhet të na bashkojë si kod moral i politikës. Ne, po të flisnim normalisht për kod moral, nuk do kishim sot një diskutim procedural, ne do kishim një dorëheqje normale, politike, njerëz të nderuar të politikës perëndimore kanë dhënë dorëheqjen për shumë më pak, po për një thashethem të vogël.

Bledi Çuçi: Është tërësisht jashtë frymës së funksionimit të Komisionit dhe rregullores, që ne të fusim pika jashtë rendit të ditës. Në qoftë se ju mendoni që ka çështje që lidhen me Komisionin, por që janë jashtë buxhetit të shtetit, t’i diskutojmë. Të marrim vendim, të thërrasim në interpelancë apo ndonjë seancë diskutimesh me njëri-tjetrin. Por për buxhetin e shtetit, nuk mund të ketë çështje jashtë saj…

Grida Duma: Pikëpyetjes së madhe, pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat, kjo lidhet me atë që ka dalë në raportet e ndërkombëtarëve, në çështje të kriminalitetit e në devijimin e vullnetit të shqiptarëve.

komisioni i integrimit

Bledi Çuçi: Këtë diskutim ta bëjmë pas projektbuxhetit. Ta realizojmë në dhjetor dhe jemi më të çliruar nga angazhimet. Të mbledhim një seancë në dhjetor dhe të diskutojmë. Por jo ta përziejmë në buxhet.

Elisa Spiropali: S’kemi ndërmend ta kthejmë këtë Komision në një mejhane ku Kryeministri shpallet mafioz, deputetet e maxhorancës fyhen dhe na hakërreheni, siç na u hakërryet… Nuk është ky vendi për ta bërë këtë kërkesë…

(Pollo hedh në votim kërkesën, rrëzohet me 6 vota kundër, vetëm 3 pro të opozitës)

Genc Pollo: Ne po largohemi zoti nënkryetar, mirato pjesën tjetër vetë…

Bledi Çuçi: Zoti kryetar, buxheti është shumë i rëndësishëm, është për shqiptarët, jo për partitë politike../a.m.

Next Post
Çmimi i ri i ujit, ja sa do të paguajmë nga Janari

Plot 50 mln euro dëm në vit nga humbjet, zv.ministri sqaron detajet e aksionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In