• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Plot 50 mln euro dëm në vit nga humbjet, zv.ministri sqaron detajet e aksionit

by A R
07/11/2017 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hantin Bonati zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar sot me detaje operacionin kundër informalitetit në furnizimin me ujë të pijshëm.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Bonati tha se janë 200 mln litra kub ujë që humbasin në informaliteti dhe një dëm prej 50 milionë eurosh.

Ai u shpreh se ky është një operacion për qytetarin dhe vendosjen e ligjshmërisë. Bonati ka folur edhe për ‘risinë’ që sjell reforma në lidhje me faturimin e ujit të pusit. Ai tha se pagesa do të jetë minimale.

“Kjo situatë informaliteti ka shifra të mëdha. Në 4 litra që prodhet vetëm 1 faturohet. Gjithë ky shpërdorim do të thotë një shërbim më i dobët për klientin. Ky ujë që nuk paguhet shkon tek abuzuesit, për industri që është në kundërshtim me ligjin. Kjo sasi uji do të mjaftonte për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë për qytetarë. Industritë kanë nevojë për ujë por jo ujë për të pirë. Shqipëria është një nga vendet më të pasura në botë për burime ujore. Burimet ujore janë, puna është që gjithë sektori është në një fazë informalitetit”, deklaroi Bonati, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ai tha më tej se investimet dhe formalizimi shkojnë paralelisht.

“Sektori i ujit ka nevojë për shumë investime. Nevojat janë shumë të mëdha. Humbjet në rrjet janë 60-70%. 50% e gjithë situatës mund të zgjidhet me një mirëmenaxhim. Shkon paralelisht. Ky është një aksion për njerëzit. Është një aksion për të drejtën, për ligjshmërinë. Flasim për 200 mln litra kub ujë të humbur. Nevojat e popullatës janë 240 milionë. Është edhe një dëm financiar për investimet. Janë 50 mln euro të munguara. Ky është qëllimi i aksionit, t’i ofrojmë qytetarëve një shërbim më cilësor”, tha zv.ministri.

I pyetur për depozitat dhe çfarë do të sjellë kjo reformë, Bonati tha:

“Nga depozita ka rreziqe për shëndetin. Nëse ne luftojmë informalitetin, nëse ndërhyjmë në ujësjellës kanalizime, uji që prodhohet është për konsum, pastaj është zgjedhja e konsumatorit. Investimet janë që konsumatori të konsumojë ujin e çezmës. Kjo sot është pamundur pikërisht për këtë informalitet që secili ka ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit”.

Mes të tjerash Bonati u ndal edhe tek deklarata e kryeministrit Edi Rama për pajisjen e puseve me sahat dhe autorizime përkatëse për shfrytëzimin sipas tij të ujërave nëntokësore kombëtare. Ai theksoi se puset nuk do të mbyllen, por do të legalizohen, brenda dispozitave ligjore. Zv.ministri tha se brenda 2018-ën puset do të pajisen me leje.

“Gjej rastin për të sqaruar disa detaje. Ujërat, janë trajtuar si mall pa zot. Kemi pasuri ujore, por i kemi keqtrajtuar. Jo që kush e konsumon atë, ti bjerë më qafë të tjerëve. Aksioni do nis nga industritë. Subjekti duhet të pajiset me një leje nga këshillat e baseneve ujore. Këto këshilla bëjnë analiza se ku mund të përdoren këto ujëra nëntokësore dhe ku jo. Të gjithë që do përdorin këto ujëra do shihet nëse dëmtojnë apo jo. Kjo pasur kombëtare që është më kombëtare. Ideja është që puset nuk do mbyllen, do legalizohen. Këto analiza që do bëhen të jenë investime të qëndrueshme. S’po flasim për mbyllje pusesh. Brenda vitin 2018 do të merren masa për të gjithë subjektet që të jenë pajisur me leje, të kenë vendosur matësa. Kuadri ligjor do caktohet dhe vlera e tarifës që do të paguhet është shumë minimale.”, tha ai./News24/a.m.

Next Post
‘Na mërzitet veshët për tërmet në drejtësi’, Rama-komentuesit: Do shihni rezultate të paimagjinueshme!

VALBONA/ Rama i përgjigjet vajzës nga Tropoja: Gjëmën e bëri një djalë Tropoje, frenuam 11 HEC-e!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In