• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Skavica kontrata më e madhe”, Kim: Që të ketë investime të huaja, duhet të forcohet shteti ligjor

by A R
15/10/2020 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 20-vjetorin e Dhomës Amerikane ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka apeluar për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Kim tha se shteti ligjor duhet të forcohet në mënyrë që të ketë më shumë investime të huaja në vend.

“Që kur kam mbërritur këtu në janar kam qenë dëshmitare e drejtpërdrejt e sfidave me të cilat përballet komiteti i biznesit dhe investitorët e huaj në Shqipëri. Të gjithë e dimë që shteti ligjor duhet të forcohet dhe të përmirësoj integritetin e tij në mënyrë që investimet e huaja kuptimplota të vijnë në vend. Ekziston një mundësi dhe potencial i pabesueshëm këtu për të rritur ekonominë. Nuk është e vështirë ta shesësh Shqipërinë. Nëse bëhet siç duhet Shqipëria ka një qasje të jashtëzakonshme me botën përmes portit dhe pozicionit të saj strategjik si pikë hyrëse në Evropë”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Duke e vlerësuar si gur themeli në marrëdhëniet ekonomike kontratën me firmën amerikane për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, Kim tha se shpreson që ky hap i parë do të shënojë dhe fillimin e një liste më të gjatë të kompanive amerikane që vijnë në Shqipëri.

“Është koha të rrisim mundësitë të punojmë së bashku që të prodhojmë begati për të dy palët. Me 3 tetor SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin e parë të bashkëpunimit ekonomik mes vendeve tona, është një arritje domethënëse, historike dhe do të ndihmojë për të ngritur marrëdhëniet tona ekonomike në të njëjtin nivel me marrëdhëniet tona dypalëshe politike që tani janë jashtëzakonisht të thella”, tha Kim.

Ndonëse Ministrja e Financave Anila Denaj thotë se klima e biznesit është fokusi i qeverisë ajo shprehet se duhet ende punë për të përmirësuar atë.
“Klima e biznesit është dhe duhet të jetë në fokus. Duke qenë këtu një përfaqësues i qeverisë dua të theksoj angazhimin që përpjekja dhe puna për të përmirësuar klimën e biznesit nuk do të mungojë. Jo pak punë është bërë edhe pse kjo nuk është e mjaftueshme”.

Por për presidentin e Dhomës Amerikane Enio Jaço krijimi i një klime biznesi me garanci ligjore dhe konkurrencë të ndershme, pa korrupsion e kriza politike do të ndryshojë imazhin e Shqipërisë dhe do të kthejë vendin në qendër të investimeve amerikane dhe ndërkombëtare në rajon.

“Parimet tona kanë qenë të qarta. Praktika të sigurta dhe garanci ligjore për bizneset, uljen e korrupsionit dhe rritjen e transparencës. Konkurrencë të ndershme për një sistem gjyqësor funksional. Më pak kriza politike dhe më shumë bashkëpunim. Këto janë çështje që akoma ndikojnë në klimën e biznesit. Në fakt vazhdojnë dhe prodhojnë sfida. Megjithatë ne jemi optimist sot sepse klima e biznesit ka marrë një vëmendje tjetër nga të gjithë aktorët më të rëndësishëm të vendit dhe ata ndërkombëtarë”, tha Jaço.

/a.r

Next Post
Trëndafili i qëndisur në maskë, Rama tallet me Metën: Simbolizon socialistët, Iliri mund të vendosë Vojo Kushin

Rama zbulon sëmundjen e vjetër: Ja pse maskën e kam tmerr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Copa pushtetesh, secili për vete, Zoti për të gjithë!

September 11, 2026
Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com