• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandali “Uber”/ Macronit i “plas bomba”, zbulohet si loboi në mënyrë të fshehtë për kompaninë e taksive

by Java News
11/07/2022 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me qindra dosje që tregojnë sesi Uber ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare dhe sesa larg ka shkuar kompania për të shmangur drejtësinë kanë rënë në duart e mediave. Informacionet e siguruara nga The Guardian tregojnë ndihmën e madhe që Uber u ka dhënë liderëve si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së Neelie Kroes.

Po ashtu, në dosjet e siguruara tregohet sesi ish-drejtuesi i kompanisë së taksive urdhëroi përdorimin e një mekanizmi që fshinte të dhënat në mënyrë arbitrare për të mbajtur policinë larg aksesimit të kompjuterëve.

Megjithatë, Uber thotë se “ato vlera të së shkuarës nuk janë në një linjë me vlerat aktuale dhe se sot bëhet fjalë për një kompani tërësisht tjetër.” Në dosjen Uber ndodhen më shumë se 124,000 regjistrime, duke përfshirë 83,000 emaile dhe 1,000 dosje të tjera që përfshijnë biseda nga viti 2013 deri në 2017.

Informacioni iu dha The Guardian dhe u nda me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë dhe një numër organizatash mediatike, përfshirë BBC Panorama.

Informacionet  zbulojnë, për herë të parë, se si një përpjekje lobimi dhe marrëdhëniesh me publikun me vlerë 90 milionë dollarë në vit rekrutoi “politikanë miqësorë” për të ndihmuar në fushatën për të prishur industrinë e taksive në Evropë, raporton BBC.

Ndërsa taksistët francezë kanë organizuar protesta të dhunshme në rrugë kundër Uber-it, Macron – tani president, negocionte me me shefin e diskutueshëm të Uber, Travis Kalanick, dhe i tha atij se do të reformonte ligjet në favor të firmës.

Metodat “tipike” të biznesit të Uber-it ishin gjerësisht të njohura, por për herë të parë skedarët japin një pamje unike të brendshme sesa larg ka shkuar kompania për të arritur qëllimet e saj.

Ato tregojnë se si ish-komisionerja dixhitale e BE-së, Neelie Kroes, një nga zyrtaret më të larta të Brukselit, ishte në bisedime për t’u bashkuar me Uber para përfundimit të mandatit të saj, dhe më pas loboi fshehurazi për firmën, në shkelje të mundshme të rregullave të etikës së BE-së.

Në atë kohë, Uber nuk ishte vetëm një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në botë, ajo ishte një nga më të diskutueshmet, e ndjekur nga çështjet gjyqësore, akuzat për ngacmim seksual dhe skandalet e shkeljes së të dhënave.

Përfundimisht aksionarët u lodhën, dhe Travis Kalanick u detyrua të largohej në 2017.

Uber thotë se zëvendësuesi i tij, Dara Khosrowshahi, kishte “detyrë të transformonte çdo aspekt të mënyrës se si funksionon Uber” dhe “ka instaluar kontrollet rigoroze dhe pajtueshmërinë e nevojshme për të funksionuar si një kompani publike”./ abcnews

g.kosovari

Next Post
Rritja e çmimeve/ Familjet shqiptare shpenzuan 30 mln euro më shumë në qershor, vetëm për ushqime

Rritja e çmimeve/ Familjet shqiptare shpenzuan 30 mln euro më shumë në qershor, vetëm për ushqime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In