• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali/ Pronari italian i ‘call center’ kërcënon punonjësit: Hiqni denoncimin nëse doni pagat!

by A R
09/06/2017 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare solli rastin e një call centeri në Durrës, në të cilin punëtorët nuk marrin rrogat, po ashtu nuk u paguhen as siguracionet. Disa punonjës të kompanisë G.R Comunication u ankuan në redaksinë e emisionit investigativ se ka 3 muaj që nuk marrin rrogat, po ashtu nuk u janë paguar as siguracionet. Të rinjtë nuk pranuan të bëhen publik pasi kishin frikë, sipas tyre nëse do i dalin kundra pronarit, kanë frikë se nuk do të punojnë dot më as në call centera të tjerë.

Fiksi solli me zë dhe figurë debatin mes pronarit të kompanisë dhe të rinjve që nuk kanë marrë rrogat. Pasi nuk panë që pronari t’u jepte djersën e tyre të tre muajve, djemtë vendosën ta denonconin. Ndaj në konfrontimin e fundit që ata patën pasi vendosën ta bënin publik këtë rast gjuha e pronarit ndaj tyre ishte shumë e ashpër. Ai u kërkon që të tërheqin denoncimin që djemtë kanë bërë kundrejt tij dhe pastaj t’u kalojë parat. ” Tërhiqni denoncimin, pastaj t’jua kaloj rrogën, kam bërë shumë për ju edhe me atë 10 mijë lekësh që ju kam dhënë. Unë e bëra hapin e parë , tani radhën e keni ju ” thotë me tone të larta pronari italian. “Nëse nuk hiqni denoncimin është e kotë që flasim” shprehet qartë ai.

Përveç bisedës me pronarin denoncuesit takuan edhe disa punonjës në kompani, të cilët pohojnë se muajin e fundit na i ka hedhur lekët në bankë. “Këtë muaj na i hodhi në bankë,një për një. I ka hyrë frika pas denoncimit” thotë një punonjëse, ndërsa një tjetër pohon se nuk e di nëse i paguhen siguracionet tani, por muajt e mëparshëm nuk i janë paguar. Në këtë call center punojnë rreth 150 punëtorë dhe sipas denoncuesve ata asnjëherë nuk janë siguruar.

Pas këtyre fakteve gazetarët e fiksit tentuan t’i merrnin një intervistë pronarit të kompanisë i cili nuk pranoi t’i përgjigjej asnjë pyetje të bërë nga gazetarja. “Dilni jashtë, nuk jeni të mirëpritur këtu, nuk më intereson t’ju përgjigjem” thotë ai. Ndërsa ekonomisti i kompanisë nuk përgjigjet fare.

Për të marrë një përgjigje zyrtare grupi i xhirimit të emisionit Fiks Fare shkon në Inspektoriatin e Punës Durrës, drejtoresha e këtij institucioni, Silvana Maksuti thotë se ky call center është inspektuar në shtator të vitit 2016. “E kemi inspektuar në shtator të vitit 2016, duhet ta kishim inspektuar sërish në bazë të ligjit, por kemi numër të kufizuar inspektorësh ndaj nuk e kemi bërë. Ju falënderojmë ju që e ngritët këtë denoncim dhe ne do ngremë një grup pune menjëherë” thotë drejtoresha.

Next Post
Edi Rama pas 7 vitesh rikthehet në studion e Arian Çanit, batutat e para

Edi Rama pas 7 vitesh rikthehet në studion e Arian Çanit, batutat e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Gjykata e Lartë e la në burg, avokati i Veliajt zbulon “betejën” e radhës: Kemi dy mundësi…

September 16, 2026
VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com