Policia e Lezhës arrestoi sot kryebashkiakun Fran Frrokaj i cili akuzohet për tjetërsim pronash.
Po ashtu, u arrestua edhe nënkryetari i bashkisë, drejtuesja e hipotekës dhe disa zyrtarë të tjerë.
Mes 23 emrave ndaj të cilëve ishte firmosur urdhërarrest ishte edhe futbollisti i Vllaznisë.
Bëhet fjalë për Renato Malotën i cili rezulton të jetë i përfshirë në skemën e abuzimit.
Malota iu bashkua Vllaznisë ne merkaton e janarit, ndërsa ai rrezikon të përfundojë pas hekurave./a.m.