Një ngjarje e rëndë, por e paralajmëruar, ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se pallati 20-katësh në pronësi të biznesmenit Enver Shala ka pësuar një shembje në katet e larta të tij.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se katër katet e objektit janë shembur totalisht ndërsa në to punimet ishin pezulluar prej kohësh. Ndërtesa në fjalë është e njohur për vizitorët e Shkëmbit të Kavajës së pari për shëmtinë e saj dhe së dyti, për habinë që ngjall sesi një 20-katësh mund të ndërtohet mbi rërë.
Fatmirësisht nga ngjarja e sotme nuk ka pasur të lënduar pasi punimet ishin braktisur për shkak se ato kishin nisur pa një leje ndërtimi.
Pas hetimeve të nisura nga prokuroria, për katër katet shtesë, të shembura sot, Shala përfundoi në qeli, njësoj si kreu i INUK, Fiqiri Dema. /b.d











