• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Thirrje për përmbajtje”/ Kallas: BE po monitoron situatën në Venezuelë. Reagimet nga Spanja, Italia dhe..

by Os De
03/01/2026 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas ka reaguar së fundmi lidhur me sulmet e regjistruara nga SHBA në Karakas të Venezuelës. Kallas ka bërë ne dije se ka komunikuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. 

Ajo theksoi se BE po monitoron situatën në Venezuelë. Sipas reagimit të saj BE ka bërë thirrje për përmbajtje.

“BE-ja po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë. BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se zotit Maduro i mungon legjitimiteti dhe ka mbrojtur një tranzicion paqësor.

Në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje,” shkruan ajo.

Kallas më tej thekson se siguria e qytetarëve të BE-së në vend është përparësia e tyre kryesore. 

Sulmet amerikane në Venezuelë dhe largimi i Maduros, reagimet nga Spanja, Italia dhe Rusia 

Pas atij që Donald Trumpi e përshkroi si një “operacion brilant” për kapjen e Nicolas Maduros, operacion ky që sipas disa mediave të huaja u krye nga Delta Force, zëvendëspresidentja e Venezuelës u shfaq në televizionin shtetëror për të pohuar se qeveria nuk e di se ku gjenden presidenti dhe gruaja e tij. 

“Ne nuk e dimë vendndodhjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores”, tha Delcy Rodriguez, e cila shtoi se kërkon nga SHBA-ja prova që të dy ata janë gjallë. 

Reagimet kanë nisur nëpër botë, me Rusinë që e dënoi aksionin  ushtarak të SHBA-së në Venezuelë  duke thënë se nuk ka asnjë justifikim të qëndrueshëm për sulmin dhe se ideologjia ka mbizotëruar mbi diplomacinë. 

“Këtë mëngjes, Shtetet e Bashkuara kryen një akt agresioni të armatosur kundër Venezuelës. Kjo është thellësisht shqetësuese dhe e dënueshme”, deklaroi Ministria e Jashtme Ruse duke shtuar se “armiqësia ideologjike ka triumfuar mbi pragmatizmin e biznesit”. 

Spanja u ofrua menjëherë të ndërmjetësojë mes palëve për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Venezuelën. 

Ambasada e Italisë në Karakas i këshilloi qytetarët italianë që ndodhen atje të mos dalin nga shtëpitë, teksa kryeministrja Giorgia Meloni po e monitoron me kujdes situatën. 

Liderët e Kubës dhe Kolumbisë i dënuan ashpër shpërthimet e kërkuan një reagim urgjent nga komuniteti ndërkombëtar kundër atij që e përshkruan si sulm kriminal të SHBA-së ndaj Venezuelës. 

Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel shkroi në platformën X se rajoni po “sulmohet brutalisht” dhe e quajti këtë “terrorizëm shtetëror kundër popullit të guximshëm venezuelian”. 

Trump e ka akuzuar Venezuelën se po e mbush SHBA-në me drogë, dhe administrata e tij prej muajsh ka bombarduar anije që vijnë nga Amerika e Jugut, të cilat pretendon se transportonin drogë. 

Next Post
Protesta e 22 Dhjetor, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet! Shqipëria do gjejë paqen kur..

“Betejë për demokracinë”/ Berisha: Qeveria teknike do mbështetet nga të gjithë! Së shpejti tryezë e përbashkët me të gjitha forcat politike..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

September 22, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Përplasja për pagat e magjistratëve, Leka: Shumica e njerëzve janë me Ramën, jo me sistemin e drejtësisë

September 22, 2026
Ministri i jashtëm kinez Wang Yi, bisedë telefonike me homologun gjerman ,Johann Wadephul

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi, bisedë telefonike me homologun gjerman ,Johann Wadephul

September 22, 2026
Trump “në fazën e vendimit”, Irani paralajmëron luftë afatgjatë (Panorama e plotë e krizës)

Trump “në fazën e vendimit”, Irani paralajmëron luftë afatgjatë (Panorama e plotë e krizës)

September 22, 2026
“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

September 22, 2026
Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, ndërron jetë 64-vjeçari

Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, ndërron jetë 64-vjeçari

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com