Skandali i skemës së rimbursimit që është zbuluar nga ana e Prokurorisë ka vënë në pranga edhe Drejtorin rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Pjerin Xhuvani.
Ai është arrestuar ditën e sotme i akuzuar për “shpërdorim detyre” në skandalin e rimburisimit të barnave. Lidhur me këtë skandal Prokuroria zbatoi 7 urdhër arreste të tjera, ndërsa dëmi i shkaktuar ekonomik konsiderohet në vlerën e 56 milionë lekëve të reja.
Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili theksoi se kallëzimi për këtë skandal është bërë nga ana e bordit të fondit në Ministrisë e Shëndetësisë. Nga Korça, Beqaj ka kërkuar që hetimet e Prokurorisë të vijojnë edhe më tej duke kërkuar një hetim edhe më të thellë dhe më të gjerë.









