Lidhur me skandalin e rimbursimit të ilaçeve ka reaguar edhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor. Në një prononcim, kreu i këtij institucioni Astrit Beci ka theksuar vendosmërinë e qeverisë për të luftuar çdo formë të abuzimit, çka tregohet edhe nga 5-fishimi i penaliteteve të vendosura.
Sipas Becit, Drejtoria e Kontrollit Parësor dhe Farmaceutike me të vënë re rritjen e dyshimtë të rimbursimit në disa subjekte farmaceutike të qarkut Tiranë, thelloi kontrollin, bllokoi likuiditete dhe përgatiti dosjen për në organin e akuzës. Menjëherë pas kësaj u njoftua edhe Drejtoria e Auditit të Brendshëm, si dhe nisjen e hetimeve dhe identifikimin e autorëve.
Po ashtu nënvizohet se situata ekonomike e Fondit është e shëndoshë dhe se problemi ka qenë i lokalizuar, duke shtuar se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.
Më poshtë prononcimi i Becit:
Fondi i Sigurimit te Detyrueshem i Kujdesit Shendetesor eshte i vendosur ne luften pa kompromis kunder korrupsionit dhe inkurajon drejtesine te hetoj ceshtjen per te mare masa ndaj te gjithe shkeleseve te ligjit pa asnje dallim.
Sa here qe ne perballemi me fenomene abuziviste ne kemi nje standart, lufta pa komrimis ndaj fenomeneve abuziviste, cka verteton dhe nga pesefishimi i penaliteteve te vendosura nga drejtorit tona te kontrollit ne raport me tete vite me pare.
Drejtoria e Kontrollit Paresor dhe Farmaceutike me te vene re rritjen e dyshimte te rimbursimit ne disa subjekte farmaceutike te qarkut te Tiranes, thelloi kontrollin, bllokoi likuiditete dhe pergatiti dosjen per ne organin e akuzes.
Pas kesaj urdheroi Drejtorine e Auditit te Brendeshmem te auditoj Drejtorine Rajonale Tirane. Vlen te theksohet qe situata ekonomike financiare e Fondit eshte e shendosh dhe problemi eshte i lokalizuar, pavaresisht problematikes ne Drejtorine Rajonale Tirane, Fondi eshte i vendosur te mari masat administrative dhe te dergoje ne organet e drejtesise cdo subjekt apo individ qe ka akses ne fondet e rimbursimit.
Koha e pandeshkueshmerise ka perfunduar , jemi ne mbesjhteteje te organit te akuzes per te cuar para drejtesise subjektet dhe personat pergjegjes dhe per ti perballur ato me ligjin.
Ky verprim eshte deshmi e qarte e luftes pa kompromis qe Fondi ka ber dhe do vazhdoj ta bej kunder fenomeneve abuziviste.









