• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mustafa: Kosova synon të bëhet sa më parë pjesë e OBSH-së

by
05/06/2015 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kosova synon që të bëhet sa më parë pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, theksoi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot gjatë punimeve të konferencës së parë rajonale “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor: Nga politika në praktikë, nga praktika në politikë”.

Në konferencën e organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe nën patronazhin e qeverisë kosovare, ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, drejtori ekzekutiv i IKSHP-së Naser Ramadani, dkani i FM, Salih Ahmeti dhe U.D. i Koordinatorit Zhvillimor të OKB-së, Alesandra Rocassalvo, përfaqësues të vendeve rajonale etj.

Kryeministri Mustafa tha se “ky institut ka luajtur rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Shëndeti është shumë i rëndësishëm për ne, prandaj së bashku me zhvillimin ekonomik dhe arsimin janë prioritetet e programit qeveritar”. Ai premtoi se për këtë institucion nuk do të mungojë përkrahja e qeverisë.

Kurse, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, u shpreh se rëndësia në promovim e shëndetit është kryesore për institucionet e Kosovës. Sipas tij, sukseset e arritura nuk do të arriheshin pa ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Do të jemi të angazhuar për luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, tha ai. Kjo konferencë do të mbahet nga sot e deri të dielën./Kosovapress

Next Post

Gjykata: Paloka-Ristani shpifën ndaj Ramës, gjobë 4 mln lekë të dy!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com