• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skandali i barnave/ LSI shkarkon kryetarin e saj në Elbasan

by
07/06/2015 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI-ja ka shkarkuar nga detyra kreun e saj në Elbasan pas përfshirjes në skandalin e barnave. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se vendimi vjen nga kryesia e partisë. 3 zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe 5 drejtues farmacish, janë ndaluar pasi dyshohen se kanë krijuar një skemë të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve.

Mes tyre është edhe drejtori i Fondit, Pjerin Xhuvani, kryetar i LSI –së në Elbasan dhe ish – Drejtor i Spitalit Psikiatrik të këtij qyteti. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për veprat penale “Mashtrimi me subvencione”, “Fallsifikim të dokumentave shëndetësore”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Dyshohet se disa punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, u kanë dhënë disa farmacive të drejtën e përfitimit nga rimbursimi i medikamenteve. Sipas hetimeve të Prokurorisë rezulton se gjatë periudhës shtator 2014 – mars 2015, këto farmaci kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme një shumë totale rimbursimi nga shteti në vlerën rreth 56 milionë lekë.

Barnat e ruimbursuara kanë qenë kryesisht për kurimin e sëmundjeve tumorale. Recetat për to janë falsifikuar. Në njoftimin për shtyp Prokuroria thotë se dy zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit kanë mundësuar që farmacitë të përfitojnë padrejtësisht nëpërmjet lidhjes së kontratave me këto farmaci, në kushtet kur farmacitë nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi.

Prokuroria e Tiranës dyshon se të tjerë persona janë të përfshirë në skemën e mashtrimit me rimbursimin e medikamenteve mjekësore. Ndaj hetimet po vazhdojnë dhe pritet të shoqërohen me arrestime të tjera.

Next Post

Celulari i ri HTC shkëlqen, por falë fotografimit me IPhone 6

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com