• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandal/ Shiringa me gjak, age e mbetje të rrezikshme “gëlojnë” në spitale

by A M
13/12/2023 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Spitalin e Fierit, gjatë një mëngjesi të një dite pune, në mes të urgjencës dhe maternitetit, brenda dhe jashtë kazanëve të mbetjeve urbane, gjetëm të hedhura sasi të konsiderueshme mbetjesh spitalore të rrezikshme. Ne pamë me sy të lirë age, shiringa, sende qelqi, sende me gjak dhe risk të lartë.

Drejtoresha e spitalit të Fierit, nuk dha shpjegime për situatën, por shqiptoi formulën e kërkesës së një shkresë zyrtare.

Sekretarja, Dr. Spitalit Fier: Duan të sqarojnë diçka për mbetjet spitalore. Shkresë zyrtare!

Gazetari: Drejtoreshë, të lutem një takim për mbetjet spitalore, si është situata, të lutem!

Pas sinjalizmit nga ana jonë,Inspektorati i Shëndetësisë Fier, na njoftoi se spitalit iu vu 1 milionë lekë të reja gjobë, pasi u konstatuan shkelje në procedurën e menaxhimit të mbetjeve.

I njëjti denoncim na mbërriti në redaksi edhe për spitalin e Beratit, ku ne gjetëm vetë mbetje të rrezikshme spitalore në kazanët e mbetjeve urbane. Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit iu përgjigj menjëherë denoncimit të emisionit “Stop”, duke vënë në dispozicion eskpertët e fushës, të cilët bënë kqyrjen e mbetjeve spitalore të depozituara në ambiente publike në shkelje të plotë të ligjit.

Nëndrejtoresha teknike e këtij spitali, u tregua indiferente, kur gazetari i “Stop” e njohur me situatën. Shqetësimi i saj i vetëm ishte të dinte, se sa e madhe ishte sasia e mbetjeve spitalore, që ai kishte gjetur.

Gazetari: Mbetje spitalore.

N/drejtoresha: Sa? Çfarë sasie?

Gazetari: Aq sa për të vënë alarmin, që këtu hidhen mbetje të keqmenaxhuara.

N/drejtoresha: Sa sasi ka?

Gazetari: Ç’rëndësi ka sasia?

N/drejtoresha: Ka shumë rëndësi.

Gazetari: E dinë zotërinjtë, ata janë specialistë.

Ne kontaktuam edhe me administratorin e V.A.L.E Recycling, Elvis Miri, i cili tha se një ose dy herë në javë merr mbetjet e spitalit të Beratit. Pjesa tjetër nuk është përgjegjësi e tij.

Përsa i përket Spitalit të Beratit, policia na njoftoi, se ka nisur procedim penal për spitalin për veprën “menaxhimi i mbetjeve” dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë.

Faik Shosha, kryeinspektor i ISHSH Berat, tha se bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme spitalore, ndaj dha ka ngritur grupin e punës, për ndjekjen ligjore të çështjes.

“Sapo njoftova inspektorët që të ngrenë grupin e inspektimit për të kryer një inspektim në flagrancë, nëpërmjet denoncimit që bëri emisioni juaj. Do shkojmë atje, do shikojmë situatën, do bëjmë edhe ne fotot përkatëse dhe do merren masat, siç është gjoba, për rastin konkret, për institucionin. Dhe do bisedojmë edhe me institucionet e tjera që ju keni kontaktuar, për të rakorduar veprimet. Po i pashë dhe janë mbetje të rrezikshme spitalore që nga age, shiringa, flakone të përdorura, që absolutisht nuk duhet të jenë as brenda në kosh, as në ambient. Thjesht në kutitë përkatëse, siç është dhe ligji, për t’i magazinuar dhe për t’i çuar tek inceneratorët që kanë kontratë përkatëse me çdo spital dhe me çdo prodhues të mbetjeve të rrezikshme spitalore” – përfundon Faik Shosha.

Zyrtarisht na u komunikua, se spitalit iu vendos gjobë 1 milionë lekë të reja.

/a.d

Next Post
Vendimi i federatës turke pas dhunës ndaj arbitrit: Do të rinisin kampionatet

Vendimi i federatës turke pas dhunës ndaj arbitrit: Do të rinisin kampionatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In