• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Skandal në Bruksel! Kënga nacionaliste serbe dëgjohet në aktivitetin e Komisionit Evropian, kryenegociatori Bajrami: Presim sqarime!

by A. Q
16/11/2026 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një këngë serbe me përmbajtje nacionaliste dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës është interpretuar në Bruksel gjatë koncertit që shënoi hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke shkaktuar reagimin e përfaqësuesve të Kosovës.

Bëhet fjalë për këngën “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila u këndua nga grupi muzikor slloven “Kapobanda” gjatë mbrëmjes hapëse të aktivitetit të organizuar nga Komisioni Evropian më 15 dhe 16 nëntor. Në koncert ishte parashikuar edhe pjesëmarrja e Orkestrës së të Rinjve të Ballkanit Perëndimor.

Përfshirja e kësaj kënge në repertorin e një aktiviteti zyrtar të institucioneve evropiane është kundërshtuar nga kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Agron Bajrami. Ai e cilësoi interpretimin të papranueshëm, duke argumentuar se kënga nuk përfaqëson një shkëmbim të zakonshëm kulturor, por përcjell mesazhe politike kundër integritetit territorial të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Bajrami kërkoi një shpjegim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, për mënyrën se si u përzgjodh dhe u miratua repertori muzikor. “Në koncertin e hapjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe ‘Oj Kosovo, Kosovo’.

Ky nuk është shkëmbim kulturor. Kënga promovon pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës. Përfshirja e saj në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian, kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është e papranueshme.

Republika e Kosovës pret një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja Kos lidhur me mënyrën se si u përzgjodh dhe u miratua ky repertor. Vlerat evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe besueshmëria e procesit të zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me dhënien e një platforme pretendimeve irredentiste kundër një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, deklaroi Bajrami.

Next Post
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Mbetet në fuqi/ Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin synon të rishkruajë hartën e sigurisë në Europë, duke shfrytëzuar përçarjet e Perëndimit

Putin synon të rishkruajë hartën e sigurisë në Europë, duke shfrytëzuar përçarjet e Perëndimit

November 16, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Në “arrest shtëpie”, 33-vjeçarit i vendosin tritol në portën e banesës

November 16, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reagon Brukseli: Konferenca e radhës ndërqeveritare mund të jetë më 15 dhjetor

November 16, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

Emri/ Tritol për herë të dytë brenda muajit në një dyqan lulesh në Tiranë: Për shkak të djalit që luan bixhoz

November 16, 2026
“Provokim apo injorancë?”/ Terras pas incidentit në Forumin e BE-së: Marta Kos i detyrohet Kosovës një shpjegim

“Provokim apo injorancë?”/ Terras pas incidentit në Forumin e BE-së: Marta Kos i detyrohet Kosovës një shpjegim

November 16, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Aksion në pikat e Goricës dhe Kapshticës, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri! Goditen dhe dy raste kontrabande

November 16, 2026
EMRI/ Aksidenti tragjik në “Tunelin e Murrizit”, kjo është doktoresha që humbi jetën në përplasjen fatale! (FOTO)

EMRI/ Aksidenti tragjik në “Tunelin e Murrizit”, kjo është doktoresha që humbi jetën në përplasjen fatale! (FOTO)

November 16, 2026
‘E përjetuam shkëlqyeshëm këtë aventurë”- Triumfi në Ligën e Kombeve, Maran mesazh prekës me fjalë zemre pas ndeshjes me Bjellorusinë

‘E përjetuam shkëlqyeshëm këtë aventurë”- Triumfi në Ligën e Kombeve, Maran mesazh prekës me fjalë zemre pas ndeshjes me Bjellorusinë

November 16, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

“Shqetësuese!”- Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e BE, Haxhiu: Bie ndesh me parimet europiane të paqes, presim sqarim nga KE!

November 16, 2026
Operacion në Atlantik, Marina e Francës kap nëndetësen që po transportonte 146 kg kokainë!

Operacion në Atlantik, Marina e Francës kap nëndetësen që po transportonte 146 kg kokainë!

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In