• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skafisti italian kapet në Bari me drogë me vlerë 5 mln euro, vinte nga Shqipëria

by A R
25/10/2016 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marijuana shqiptare nuk po transportohet përmes hapësirës detare të Shqipërisë me Italinë vetëm nga skafistët shqiptarë, por edhe ata italianë.

Operacionet e fundit të policisë italiane ndaj narko-trafikut po dëshmojnë veprimin e skafistëve nga rajonet e Puglias, Barit dhe Leçes në transportimin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria.

Policia e Barit tha të martën se arrestoi në mesnatë një skafist 64 vjeçar italian të njohur edhe më parë për aktivitetin e tij me trafikun e drogës dhe të dënuar disa herë nga gjykatat italiane. Policia tha se bllokoi 7 kuintalë marijuanë që në vlerën e tregut italian përllogaritej në mbi 5 milionë euro.

Droga sipas policisë italiane vinte nga Shqipëria dhe skafisti kishte arritur ta zbarkonte në breg duke e magazinuar në një shtëpi të braktisur.

Sipas burimeve zyrtare italiane në operacion u përdorën edhe helikopterët ndërkohë që nga toka forcat policore e ndoqën skafistin me kamera termike që lejojnë shikimin gjatë natës, duke arritur ta arrestojnë.

Edhe në Greqi policia njoftoi raste të reja të transportimit të narkotikëve nga Shqipëria. Rreth 50 kilogramë marijuanë u bllokuan në një mjet në afërsi të kufirit shqiptar nga policia e Janinës, ndërsa dy persona u arrestuan./VOA/a.m

Next Post
Menaxhimi i mbetjeve, Shalsi: Ligji një fitore, sfida jonë mbetet pastrimi i Shqipërisë

Menaxhimi i mbetjeve, Shalsi: Ligji një fitore, sfida jonë mbetet pastrimi i Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com