• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“S’ka shans të jenë shenjat e mija të gishtërinjve”, alibitë e grabitësve të bankës në ish-bllok

by A R
22/09/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit Tirane refuzon lirimin nga qelia të Roland Litit, i akuzuar për vjedhjen e bankës së nivelit të dytë tek ish-blloku. Apeli la sot në fuqi masën “arrest ne burg” dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë.

Në daljen e tyre të parë në Gjykatën e Tiranës, Robert Kulla, djali i “gjeneralit” Nehat Kulla, dhe dy miqtë e tij, Roland Liti dhe Alan Babameto, mohuan të kenë “gisht” në vjedhjen e 8 gushtit në një bankë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Në seancat e zhvilluara dje për caktimin e masës së sigurisë, tre të dyshuarit si autorë të vjedhjes 20 milionë lekë, paraqitën alibi ku përjashtuan veten nga ngjarja. Njëri pas tjetrit ata pretenduan se ditën e vjedhjes kanë qenë pranë familjeve të tyre, në plazh apo duke festuar ditë të shënuara.

Tre të akuzuarit pranuan njohjen me njëri-tjetrin, por për asnjë moment që të kenë bashkëpunuar në thurjen e ndonjë plani, apo veprime për hapjen e një tuneli për t’u futur në dhomën kasafortë të bankës ku u vodhën paratë. Pretendimet e tyre u kundërshtuan nga ana e prokurorit Julian Zonja, sipas të cilit nga provat e siguruara deri në këtë fazë të hetimit ekzistojnë dyshime se të arrestuarit kanë bashkëpunuar në vjedhjen e bankës së nivelit të dytë në ish-Bllok.

Prokurori përmendi praninë e një gjurme gishti të të dyshuarit Roland Liti në një bidon uji në bodrumin nga ku u gërmua tuneli në murin e bankës, si dhe faktit se telefonat celularë të të dyshuarve janë lokalizuar në antenat celulare pranë zonës së bankës ditën e ngjarjes. Në përfundim të seancave, gjyqtarja Regleta Panajoti pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 30-ditor për Robert Kullën.

Gjatë kësaj kohe, prokuroria do të verifikojë nëse përfitimet financiare të Kullës nga një aktivitet privat justifikojnë një shumë të madhe lekësh të sekuestruar në banesën e tij. Po me kërkesë të prokurorisë, gjykata caktoi “arrest në burg” për të dyshuarit Liti dhe Babameto.

ALIBITË

I pari që doli para gjykatës ishte Robert Kulla. Gjatë paraqitjes së gjeneraliteteve, ai tha se ishte dënuar tri herë më parë, se nuk kishte profesion, por se kishte në pronësi dy objekte të lëshuara me qira. Më tej, përmes avokatit, ai pretendoi se shumat e lekëve të sekuestruara nga policia në banesën e tij janë të ardhura nga qiratë e disa magazinave në pronësi të tij në kryeqytet. Kulla pranoi të ketë njohje me dy të akuzuarit e tjerë, por mohoi kategorikisht të ketë lidhje me krimin.

Në seancën e radhës, i dyshuari Roland Liti u shpreh po aq mohues në përfshirjen në vjedhjen e bankës. “Unë kam qenë në shtëpi duke festuar ditëlindjen e vajzës sime. Sa për udhëtimin tim në Mal të Zi kam shkuar atje me dy miq të mi, që kanë ardhur nga Gjermania dhe të nesërmen na është bashkuar edhe Alan Babameto. Me shenjat e gishtave që thotë prokurori, nuk kam lidhje. Nuk bën vaki të jenë shenjat e mia”, u shpreh Liti.

Në seancën e tretë, gjykata u përball me qëndrimin mohues edhe të të dyshuarit Alan Babameto. I diplomuari në Universitetin e Sporteve pretendoi se ditën e vjedhjes së bankës kishte qenë në Vlorë bashkë me familjen e tij dhe se nuk ishte autor në krim. /Panorama/a.m.

 

Next Post
Dita pa makina, Veliaj: 15% ajër më të pastër/ Trafik nga punimet në Shesh? Asgjë traumatike për të bërë histerizma

Dita pa makina, Veliaj: 15% ajër më të pastër/ Trafik nga punimet në Shesh? Asgjë traumatike për të bërë histerizma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Shkurt 2026

February 16, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Pezullimet / PS depoziton në Kuvend pr.ligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale! Ja përmbajtja

February 16, 2026
Jam Hebrè

Shqipja e lehur

February 16, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës

February 16, 2026
Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

February 16, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

February 16, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In