• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’jeni të pa mend”/ Paloka ‘këshillon’ Alibeajn dhe i kujton marrëveshjen e 5 qershorit: Rama u tall, Kim e duartrokiti

by Java News
05/10/2022 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, njëherësh deputet i kësaj force politike, në një lidhje me “Radarin Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, diskutoi për zgjedhje e ardhshme lokale si dhe komentoi takimet e Presidenti Begaj me përfaqësuesit e partive politike.

Paloka u shpreh se PD sot ka një realitet dhe fakti është që kryetar i opozitës është Berisha. kushdo që përpiqet të krijojë një lider fals të PD-së është jashtë realitetit.  Për sa i përket takimit të Alibeajt me ambasadorët ditën e sotme dhe deklaratës së tij se do të rivendosën marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Paloka i kujtoi marrëveshjen e e 5 qershorit, e cila u nënshkrua në ambientet e Ambasadës amerikane me sigurinë e ambasadores Yuri Kim.

Pjesë nga biseda:

A ka ndonjë rrugëzgjidhje që të dilni së bashku në zgjedhjet e pranverës me grupin tjetër të PD?

Paloka: Ne duhet të njohim realitetin. Ka një realitet të PD sot, nëse ka një sinqeritet që në këto zgjedhje të dalim me kandidat të përbashkët.

Presidenti thirri në takim Enkelejd Alibeajn por edhe Oerd Bylykbashin. Si e komentoni këtë?

Paloka: Presidenti ka bërë një zgjedhje që qëndron brenda logjikës, ndryshe nga shumë të tjerë që përpiqen të krijojnë liderë fals të PD-së. PD ka kryetar sot Sali Berishën. Të hysh në diskutime a duhet të jetë apo jo kryetar Berisha, je jashtë realitetit.  Reforma territoriale dhe zgjedhore janë të dyja shumë të domosdoshme. Nëse ne hyjmë dhe bëhemi pjesë e lojës së Ramës, duke qenë të vetëdijshëm se ku do të jetë përfundimi…a e tha Taulant Balla se ne nuk lëvizim nga qëndrimi ynë? Shtyrja e territoriales shkon në favor të Ramës.

Alibeaj u takua me ambasadorët ditën e sotme. Ai deklaroi pas takimit që “me apo pa seli, do të rivendosim marrëdhëniet me ndërkombëtarët.” Si e komentoni?

Paloka: Nuk është kjo ajo që më bie në sy, pro diçka tjetër. E harruan kolegët e mi 5 qershorin kaq shpejt. Marrëveshja e 5 qershorit u nënshkrua në ambasadën amerikane, me sigurinë e zonjës Kim, që ajo marrëveshje do shkonte deri në fund. Rama jo vetëm që nuk e çoi në fund, por u tall. Çfarë bëri garantja? Doli dhe duartrokiti Ramën. Çfarë presin? Të tentosh të përsëritësh të njëjtin eksperiment dhe të presës rezultate të ndryshme do të thotë të jesh i pamend. Kolegët e mi nuk besoj se janë të pamend/m.j

Next Post
Berisha: Mirëpres secilin deputet t’i bashkohet grupit, por s’ia fal po bashkëpunuan me Ramën

Vendoret/ Berisha takon krerët e partive aleate: Arritëm marrëveshjen, do dalim me një kandidat për përbashkët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e  Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

Kështjellë në Francë dhe 2,1 milionë euro pasuri të sekuestruara, Ermal Beqiri i akuzuar për dosjen AKSHI tenton t’i shpëtojë ekstradimit në Shqipëri

October 21, 2026
Franca po paguan çmimin e llastimit të të rinjve

Franca po paguan çmimin e llastimit të të rinjve

October 21, 2026
Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen

Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen

October 21, 2026
Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

October 21, 2026
BE nën mesataren historike të magazinimit të gazit, Komisioni Evropian garanton sigurinë e furnizimit për dimrin

BE nën mesataren historike të magazinimit të gazit, Komisioni Evropian garanton sigurinë e furnizimit për dimrin

October 21, 2026
Vrasja e vëllezërve Islamaj, lihet në burg Ngushëllim Manzi, zbardhet dëshmia e tij

Vrasja e vëllezërve Islamaj, lihet në burg Ngushëllim Manzi, zbardhet dëshmia e tij

October 21, 2026
Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

October 21, 2026
Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

October 21, 2026
Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

October 21, 2026
I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In