• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“S’jemi shtet fisnor, ne jemi Turqia”/ Erdogan-SHBA-së: Vendosni sanksionet tuaja, mos i vononi

by Java News
26/10/2020 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në një reagim të fundit ka sfiduar Shtette e Bashkuara të Amerikës, ku ka theksuar që të vendosin saksionet që kanë menduar ndaj vendit të tij.

Deklaratën e fundit Erdogan, e ka bërë duke iu referuar paralajmërimeve të SHBA-së për Turqinë që të mos përfshihej drejtpërdrejt në konfliktin në Nagorni-Karabakun, ku Ankaraja mbështet Azerbajxhanin kundër forcave etnike armene.

“Cilado qofshin sanksionet e juaja, mos i vononi. Hodhëm hapin (drejt SHBA-së) për avionët luftarakë F-35, paguam paratë dhe nuk na e dhatë. Nuk na e dhatë dhe na kërcënuat. Ju thatë: Dërgoji S-400 përsëri në Rusi. Ne nuk jemi një shtet fisnor, ne jemi Turqi”, është shprehur presidenti turk.

Mosmarrëveshja mbi S-400, për të cilën NATO, thekson se  përbën një kërcënim për aleancën ushtarake dhe veçanërisht rrezikon sekretet teknike të F-35, është midis një numri të mosmarrëveshjeve të fundit mes Turqisë dhe disa prej aleatëve të saj në NATO.

Udhëheqësi turk përmendi gjithashtu kërcënimin e sanksioneve të Uashingtonit pasi Turqia testoi sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 të prodhuar nga Rusia.

Ndryshe, SHBA-ja ka paralajmëruar Ankaranë se rrezikon sanksionet në bazë të Aktit të Kundërvënies së Armiqve të Amerikës përmes Sanksioneve, nëse sistemi S-400 do të aktivizohej.

Erdoğan tërhoqi vëmendjen se janë përballur me padrejtësi dhe paligjshmëri në Mesdheun Lindor dhe me përpjekje për pengesa që arrijnë deri në nivelin e kërcënimit, ndërkohë që theksoi se po zhvillonin lëvizje kundër iniciativave që ishin të dukshme.

“Jemi fajësuar pse ndodhemi pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas të cilët mbrojnë territoret e tyre në Kaukaz. Po e them tani, disa amerikanë telefonojnë vëllain tim Ilham Aliyev dhe i thonë se ‘ne e dimë se kush qëndron pas jush. Qëndron Erdoğan, qëndron Turqia. Ne do të zbatojmë sanksione ndaj Turqisë nëse do të jetë e mundur. Por këta nuk e kanë idenë se me kë po vallëzojnë. Mos u vononi, vendosini sanskionet”, u shpreh presidenti turk, raporton Anadolu Agency.

Mes tjerash, Erdoğan tha se ndodhen në shenjestër sepse kanë shpalosur racizmin dhe islamofobinë në rritje në Evropë dhe se më parë kanë qëndruar pranë të shtypurve në të gjithë botën, nga Ballkani e deri në Azinë e Jugut kur ata janë sulmuar në të njëjtën mënyrë.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, deri më tani nuk ka marrë asnjë sanksion ndaj Turqisë mes shpresën që Erdogan nuk do të shkojë përpara me aktivizimin e raketave.

g.kosovari

Next Post
Shenjat e Horoskopit që janë “të çmendura” për aventura

Horoskopi 26 tetor 2020/ Ja parashikimi i yjeve për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com