• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Situatë delikate në veri, paralajmërohen të tjerë sulme terroriste

by B K
04/12/2024 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës vlerëson se situata e sigurisë në nivel vendi është e qetë. Aktualisht situatë e qetë vlerësohet edhe në veri të vendit, aty ku javën e kaluar pati tri sulme të vlerësuara si terroriste pikërisht për këtë arsye policia thekson se situata në katër komunat veriore me shumicë serbe mbetet e brishtë.

Policia, që mbetet reaguesi i parë i sigurisë në veri para EULEX-it dhe KFOR-it, thotë se masat shtesë përmes patrullimeve të shpeshta, prezencës në rrugë dhe ruajtjes së infrastrukturës kritike janë ende në fuqi për të garantuar siguri.

“Angazhimet dhe masat shtesë të Policisë së Kosovës po vazhdojnë në veri të vendit, me qëllim që banorëve të asaj zone t’ju ofrohet siguri, të parandalohen aktet e mundshme kriminale e terroriste, akte këto si ky i fundit që ishte ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër-Lepencit”, tha Policia e Kosovës.

Edhe në sytë e ekspertëve të sigurisë, situata duket e qetë por gjithmonë do të ketë mundësi për tensione përderisa nuk do të ketë edhe një marrëveshje finale në kontekstin politik që do t’i jepte fund ambicieve serbe për territorin e Kosovës.

“Ne mund të konstatojmë që policia dhe mekanizmat e sigurisë kanë ndërmarr të gjitha masat dhe veprimet adekuate duke minimizuar mundësinë e ndonjë sulmi të ardhshëm por si potencial mbetet i lartë”, tha për A2 CNN, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit vlerësohet se ishte i përgatitur mirë prandaj Kosovës i kërkohet që të shtojë bashkëpunimin me ndërkombëtarët në mënyrë që të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmen me dëme në infrastrukturën kritike.

“Do të duhet që të shikohet në partneritet të ngushtë më faktorin ndërkombëtar se si do të duhet të marrim masa të tjera që raste të tilla të jenë minimale apo mos të jenë fare në pjesën e sigurisë në pjesën veriore”, shtoi Shala.

Edhe KFOR ka konfirmuar se ka shtuar personelin rreth ujësjellësit në Ibër-Lepenc dhe në zonën përreth. Megjithatë, nuk pranoi që Forca e Sigurisë të kalonte në pjesën veriore.

Next Post
Shkrumbohet banesa në Lezhë, shpëton mrekullisht kryefamiljari

Shkrumbohet banesa në Lezhë, shpëton mrekullisht kryefamiljari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

Gary Kokalari i shkruan ambsadorit Wendt! Kriza e Shqipërisë: Nevoja për udhëheqje dhe llogaridhënie të SHBA-së!

October 26, 2026
Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

October 26, 2026
I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In