• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sistemi spanjoll: modeli shqiptar që u prodhua nga Gërdeci dhe ҫoi Kastriot Islamin tek Berisha

by Ylli Pata
31/05/2020 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ndërsa tre partitë kryesore që kanë kapluar politikën shqiptare prej vitesh janë mbyllur për të gjetur një kompromis të minutës së fundit për reformën zgjedhore, pas ultimatumeve të SHBA e BE,  bën përshtypje sjellja politike për ҫështjen e sistemit zgjedhor.

Prej mëse 72 orësh, qarqe pranë Lulzim Bashës por edhe të LSI-së, qoftë edhe ish-socialistë të rënë nga fiku e që jane ashpërsisht kundërshtarë të Edi Ramës, po rreken të bindin opinionin publik se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk sjell asgjë pozitive.

Bën shumë ҫudi ky insistim nga ana e opozitës, e cila do të duhet të ishte e para nismëtare e hapjes së sistemit ndaj zërave të reja të shoqërisë, në mënyrë që të rriste konsensusin në favor të saj në zgjedhjet e ardhshme.

Ky sistem aktual zgjedhor, i ashtuquajturi “model spanjoll”, edhe pse është i komplikuar si zbatim e përdorim, është zgjidhur në një periudhë të shkurtër.

Kur brenda një jave u ndryshua edhe themeli i Republikës por edhe sistemi zgjedhor.

Deri në vitin 2009, Shqipëria kishte një sistem politik të përzier ku 100 deputetë dilnin direkt nga votat mazhoritare, pra nga përballja direkte në zona dhe 40 zgjidheshin nga listat proporcionale të partive politike të korrektuara në nivel kombëtar.

Por gjithҫka ndryshoi për fiks një javë në vitin 2008. Dhe shkasi i këtij ndryshimi të madh ishte katastrofa e Gërdecit, ku më 15 Mars 2008, si pasojë e shpërthimit të një punishte demontimi municionesh u vranë 26 persona, ndër ta edhe fëmijë dhe u plagosën 300 vetë.

Në aferën e demontimit të municioneve në Gërdec doli emir i djalit të Kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha-Shkëlzenit, për të cilin shkroi prestigjozja New York Times, u shkrua edhe një libër në SHBA dhe u bë edhe një film në Hollywood.

Pas 15 Marsit 2008, mazhoranca e atëhershme e Sali Berishës, pësoi një traumë të madhe.

PD-ja e Berishës nuk kishte numrat e plota për të qeverisur dhe mbahej në këmbë nga disa parti të vogla, ku më e rëndësishmja u kthye Partia Demokristiane, e cila grumbulloi një vit më parë 10 deputetë dhe i mori PD-së ministrinë e Shëndetësisë, që u drejtua nga Nard Ndoka.

Dy javët e dyta të marsit u përfshinë në atmosferën e tragjedisë së Gërdecit, ku plasën skandalet dhe u mor me zbutjen e pasojave humane të katastrofës.

Më 2 prill ishte Samiti i Bukureshtit ku Shqipëria duhej të merrte ftesën për anëtaësimin në NATO.

Opozita e Edi Ramës, në një takim ku mori pjesë edhe ambasadori i atëhershëm amerikan, John Withers, vendosi të frenojë aksionin politik që Shqipëria të merrte ftesën për anëtarësim në NATO.

Por pas marrjes së ftesës, opozita nisi lëvizjet politike kundër mazhorancës, me protesta e qëndrime në Kuvend.

Në këto ditë, pra në fillim të prillit ndodhi ndryshimi më i madh kushtetues prej shumë vitesh.

Si “rrufe në qiell të hapur”, përfaqësues të PD-së në komisionin e Ligjeve në Parlament, kërkuan ndryshime Kushtetuese, ku kërkuan që dekretet e Presidentit të kundërfirmoseshin edhe nga Kryeministri. Këto lëvizje nisën të ndodhin pasi Presidenti i atëhershëm Bamir Topi, nisi të cilësohej “i besdisshëm” nga ana e Berishës pasi nuk miratonte mjaft qëndrime të qeverisë.

Pas Gërdecit, Berisha u bë më paranojak dhe nisi të amortizonte goditjet që mund t’i vinin.

Pikërisht në ato ditë në një “kohë rrufe” u zhvilluan negociatat intensive ndërmjet PD-së dhe PS-së, ku u fol edhe për bisedime në chat në mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Për një javë, u arrit të ndryshohet Kushtetuta, e cila zbuti kompetencat e Presidentit të Republikës dhe forcoi fuqinë e Kryeministrit duke e kthyer Shqipërinë në një kancelariat.

Gjithashtu u ndryshua sistemi zgjedhor, duke implementuar sistemin proporcional rajonal, ku deputetët zgjidhen në bazë të listave për 12 rajone të vendit, ku ndarja e deputetëve bëhet në bazë të popullsisë.

“Arkitekti” i modelit spanjoll ishte Kastriot Islami, në atë kohë “truri” elektoral i Edi Ramës në PS.

Ideja për këtë sistem ishte dhënë në një workshop të OSBE-së. Kjo ide u përkrah menjëherë nga dy partitë e mëdha: PD-ja dhe PS-ja. Berisha e pëlqente për faktin se i lejonte një koalicion të madh me partitë e vogla, të famshmin “tren zgjedhor”, kurse Rama për centralizimin dhe kontrollin që ky sistem i jepte në hartimin e listave.

Në fakt sistemi aktual, i siguron partive të mëdha një kontroll të situatës që përpara votimeve, duke njohur historikun e elektoratit.  Pasi secila nga partitë merr deputetët që i takojnë sipas përqindjes në ҫdo qark. Ndryshimi ndodh vetëm nëse do të kishte një numër të madh zgjedhësish që do të votonin për rrotacionin. Siҫ dhe ndodhi në vitin 2013.

Por ky sistem zgjedhor mund të sjellë një gjendje impasi nëse do të ketë një votim linear siҫ ndodhi në 2009. Ku edhe pse Partia Socialiste doli forcë e parë në zgjedhje, ajo nuk mori shumicën e votave në Kuvend, pasi aleanca e PD-së mori katër vota më shumë.

Me të gjithë aleatët, PD-ja arriti 70 mandate, që megjithatë nuk i jepnin shumicën për të qeverisur.

Dhe siҫ dihet u bë koalicioni me Ilir Metën, negociatat për të cilin kishin nisur që përpara zgjedhjeve të viit 2009.

Dhe pikërisht këtu u përfol, madje edhe për një “flirt” që përpara zgjedhjeve të Kastriot Islamin me Berishën kur ai ishte në krye të zyrës zgjedhore të PS-së.

Pas zgjedhjeve të 2009-s, Edi Rama dhe Kastriot Islami parën një përlasje të fortë në selinë rozë dhe menjëherë Islami largohet nga PS, duke u afruar në grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në atë kohë u diskutua se sistemi spanjoll ushqen një sistem politik që nuk favorizon ndryshimin e rotacionin por ruan statusquo-në.

Por në vitin 2013, me këtë sistem, u krye një rotacion i madh politik në vend, mazhoranca e Edi Ramës me Ilir Metën morën dy të tretat e Parlamentit. Dhe më pas në 2017, PS arriti të fitojë e vetme, pasi u bllokuan aleancat zgjedhore, si pasojë e ҫadrës së Bashës që e la në zgrip marrëveshjen për zgjedhjet e qershorit 2017.

Megjithatë bëjnë ҫudi një artileri statusesh nga njerëz pranë Bashës dhe Kryemadhit, të cilët në kor sulmojnë të gjithë ata që kërkojnë ndryshim sistemi, fushatë që duket se synon pikërisht për të ndaluar një reform të thellë elektorale në vend.

Next Post
Humbi jetën në kantier, arrestohen dy persona për vdekjen e 17-vjeçarit

Humbi jetën në kantier, arrestohen dy persona për vdekjen e 17-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

December 7, 2025
Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

December 7, 2025
Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

December 7, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

December 7, 2025
Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave

Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave

December 7, 2025
Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet

Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet

December 7, 2025
Burimet e lëvizshme bëhen kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit

Burimet e lëvizshme bëhen kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit

December 7, 2025
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

Kërcënimet e Berishës? Mërtiri: Prekin Alimehmetin, jo Salianjin!

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In