• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sistemi i monitorimit të transaksioneve, Ahmetaj: Asnjë kosto shtesë për biznesin

by Java News
22/09/2018 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Finanacve dhe Ekonomise Arben Ahmetaj i eshte pergjigjur permes nje postimi ne Facebook deklarates se sotme te Partise Demokratike lidhur me sistemin e monitorimit te transaksioneve te biznesit:

Ahmetaj tha se “Jorida Tabaku dhe bashkëpunëtori X i saj, dolën në një duet përçartjeje publike” për sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të biznesit.

Sipas Ahmetaj, sistemi do te ul kostot e rënda të sistemit aktual që kemi trashëguar nga koha kur PD imponoi kasa me kosto të paktën 300 euro vetëm për instalimin dhe që e kanë mirëmbajtjen më të shtrenjtë se të veturave, por që sidoqoftë nuk do të jetë aspak kusht që të dalin nga funksioni.

Reagimi i plotë

“Znj. Tabaku dhe Bashkëpunëtorit X të saj që flasin me shqetësim për rritjen e taksave për biznesin, duhet t’i kujtojmë se platforma e partisë së tyre, është rikthimi i taksës së sheshtë, thënë ndryshe rritje e drejtpërdrejtë e taksave për 97% të të punësuarve dhe mbi 91% të bizneseve” tha Ahmetaj.

1- Me procedurën e re të shpallur, synohet ndërtimi i një sistemi monitorimi transaksionesh i cili do të ndërveprojë me sistemin aktual c@ts (pra sistemi i administrimit të taksave që përdor çdo tatimpagues, i prokuruar nga qeveria e Partisë Demokratike në vitin 2013 me vlerë mbi 10 milionë euro) si dhe krijimit për herë të parë të komunikimit në kohë reale si të transaksioneve ndërmjet biznesit dhe konsumatorit, ashtu edhe të biznesit me biznesin.

2- Ndërsa tre vjet më parë, administrata tatimore ishte e fokusuar në implementimin e sistemit E-tax, sot po kalon në nivelin tjetër të administrimit dhe luftës kundër informalitetit, betejë e cila kërkon modernizimin e sistemit dhe përdorimin e instrumenteve të reja, inteligjente, për të rritur efikasitetin.

3- Në të njëjtën kohë, ky sistem mundëson një informacion më të qartë dhe në kohë për vetë biznesin, për transaksionet e deklaruara të tij me çdo biznes tjetër.

4- Procedura konkurruese në fjalë dhe kriteret e saj, janë përgatitur dhe shpallur nga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, agjensia me ekspertizën më të lartë për sistemet informatike në sektorin publik dhe për rrjedhojë, mbetet pronësi e vetë shtetit shqiptar dhe aspak koncesion i një kompanie private, aq më pak koncesion për TVSh apo absurdi i dhënies së të drejtave ekskluzive për ndryshimin e ligjeve të shtetit shqiptar.

5- Sa i takon kostove imagjinare prej 600-1000 euro për çdo biznes, apo 80-100 milionë euro në total, theksojmë sistemi i ri NUK do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin; kasat aktuale nuk do të dalin jashtë përdorimi, por do të përditësohen me sistemin e ri duke ofruar opsione për sipërmarrjen, pa kosto.

Zonjës Tabaku dhe Bashkëpunëtorit X të saj që flasin me shqetësim për rritjen e taksave për biznesin, duhet t’i kujtojmë se platforma e partisë së tyre, është rikthimi i taksës së sheshtë, thënë ndryshe rritje e drejtpërdrejtë e taksave për 97% të të punësuarve dhe mbi 91% të bizneseve.

Sot, 97% e shqiptarëve të punësuar paguajnë rreth 120 milionë dollarë në vit më pak taksa, falë taksimit progresiv. Në 4 vite, i kemi kthyer mbrapsht qytetarëve në xhepat e tyre 500 milionë dollarë që Partia Demokratike ua vidhte me taksën e sheshtë.

Sot, mbi 91% e bizneseve e kanë tatim fitimin 0 ose 5%, pra 100% ose 50% më pak se në kohën e PD. Vetëm me këtë ulje, i kemi kursyer biznesit 23 milionë dollarë në vit, që Partia Demokratike ua merrte si taksa në buxhetin e shtetit. Me paketën e re fiskale 2019, që do të prezantohet në ditët në vijim, vazhdojmë lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për qytetarët dhe biznesin.

E ftojmë znj. Tabaku, Bashkëpunëtorin X të saj dhe Partinë e përçartjes së madhe publike, ta lexojë me vëmendje paketën e re fiskale për të kuptuar diferencën e madhe mes nesh dhe atyre, vëmendjen e përditshme të kësaj qeverie ndaj qytetarëve dhe biznesit./a.m.

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Domethënia pozitive e kompanive të pasura të kunatit të Lulzim Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Frikë për përshkallëzim në Hagë? Qeveria e Kosovës merr masa, rrethon me gardh metalik godinën e Gjykatës, Policia në gatishmëri

FOTO/ Frikë për përshkallëzim në Hagë? Qeveria e Kosovës merr masa, rrethon me gardh metalik godinën e Gjykatës, Policia në gatishmëri

September 16, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

Tre vite gjykim, sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

September 16, 2026
“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

Bllokada amerikane ndaj Iranit, SHBA: Janë devijuar 103 anije tregtare në ngushticën e Hormuzit!

September 16, 2026
Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

September 16, 2026
Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

September 16, 2026
Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

September 16, 2026
Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

September 16, 2026
NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

September 16, 2026
Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

September 16, 2026
Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen online nëpërmjet portalit E-Albania

Ankimimi i “Paketës së Maleve”, Gjykata Kushtetuese e kalon çështjen për shqyrtim në seancë plenare! Pezullim deri në…

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com