• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sinjal për vijimin e luftës? Kush është ministri i ri i Mbrojtjes në Rusi

by A R
13/05/2024 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus Vladimir Putin emëroi një ekonomist civil si ministrin e tij të ri të Mbrojtjes. Ishte kjo një lëvizje e befasishme, që tronditi ekipin e tij të sigurisë kombëtare për herë të parë që nga agresioni në Ukrainë e që jep sinjalet e një vendosmërie për vijimin e luftës.

Putin propozoi Andrei Belousov, një ish-zëvendëskryeministër 65-vjeçar i specializuar në ekonomi, për të zëvendësuar aleatin e tij afatgjatë, Sergei Shoigu, 68 vjeç, si ministër i Mbrojtjes. Ai shihet si një nga këshilltarët ekonomikë më të besuar të kreut të Kremlinit.

Është e paqartë se sa përgjegjësi do të mbajë Shoigu mbi luftën. Ndërsa puna e tij e re është paralele me atë të këshilltarit për sigurinë kombëtare të presidentit amerikan. Analistët thonë se ka ndikim të kufizuar, sepse nuk kontrollon drejtpërdrejt ushtrinë apo Agjencinë e Sigurisë. Shoigu zëvendëson Nikolai Patrushev, një ish-K.G.B për të cilin Kremlini tha se do të zhvendoset në një pozicion tjetër që do të shpallet në ditët në vijim.

Shoigu u kritikua ashpër për një seri tërheqjesh që ushtria ruse u detyrua të bënte në vitin 2022 Yevgeny Prigozhin, ish udhëheqësi i grupit mercenar Wagner dhe një nga kritikët më të ashpër të Shoigut, që shpresonte se do ta rrëzonte. Ndryshimi gjithashtu tregon se Putini dëshiron të dyshifojë të ardhurat nga agresioni në Ukrainë pasi Perëndimi u përpoq, por dështoi deri më tani, të fundoste ekonominë ruse me sanksione si dhe po tregon se Rusia ka disiplinën dhe kapacitetin ekonomik për të zhvilluar një luftë të gjatë.

Megjithatë, pavarësisht njohurive të tij nga ekonomia, Belousov ka relativisht pak përvojë ekzekutive. Ai shërbeu si ministër i zhvillimit ekonomik të vendit për pak më shumë se një vit, nga 2012 deri në 2013. Ndryshimi vjen më pak se një javë pasi Putin u inaugurua për mandatin e tij të pestë si president i Rusisë.

I gjithë kabineti i liderit rus u shpërbë si pjesë e tranzicionit qeveritar dhe shumë, por jo të gjithë ministrat e tij u emëruan në postet e tyre.

Ndërkaq bilanci i të vdekurve në rajonin e Belgorodit pas sulmit me raketa ka arritur në 15 dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një pjesë e një blloku apartamentesh rus u shemb. Kievi thotë se shënjestrimi i infrastrukturës ushtarake, transportit dhe energjetik të Rusisë minon përpjekjet luftarake të Moskës dhe është një përgjigje ndaj sulmeve të panumërta vdekjeprurëse nga Rusia.

Pas bombardimeve të rënda të rajonit verilindor të Kharkiv të Ukrainës, forcat ruse thyen kufirin gjatë ditëve të fundit dhe thonë se pretendojnë se kanë marrë 9 fshatra në zonë. Lëvizja kërcënon të hapë një front të ri dhe ka detyruar Ukrainën të shtojë trupa shtesë në zonë pasi forcat ruse po përparojnë në pika kyçe përgjatë frontit në jug dhe në lindje.

/a.r

Next Post
Dy persona humbin jetën në punë brenda dy ditëve në Shëngjin, pezullohen punimet për dy subjektet

Dy persona humbin jetën në punë brenda dy ditëve në Shëngjin, pezullohen punimet për dy subjektet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In