• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sinjal kundër fanatikëve fetarë”

by Enver Robelli
11/06/2018 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Austria ka vendosur të mbyllë disa xhami dhe të dëbojë imamë që financohen nga Turqia. Ky është një vendim i duhur. Dhe një sinjal edhe kundër imamëve të dyshimtë nga viset shqiptare, të cilët «ligjërojnë» nëpër diasporë.

Nga Enver Robelli

Kjo ishte e pritshme: Austria ndërmori ditë më parë disa masa represive kundër fanatikëve fetarë dhe agjitatorëve politikë – dhe menjëherë shpërtheu Rexhep Taip Erdoani. Ai paralajmëroi një luftë mes «kryqit dhe gjysmëhënës».

Kuptohet, sipas tij, shkaktare e kësaj lufte na qenkësh qeveria e Vjenës. Austriakët mbyllin xhami – dhe «ju mendoni se ne nuk do të reagojmë», pyeti Erdoan mbështetësit e tij në një tubim në Stamboll.

Më 24 qershor në Turqi mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Erdoan është vazhdimisht në aksion.

Herë duke iu kërcënuar Austrisë, herë duke mallkuar demokracitë perëndimore, herë duke goditur rivalët politikë.

Një tubim elektoral në Turqi. Turma bërtet: „Dënim me vdekje, dënim me vdekje“. Ky dënim kërkohet për Selahatin Demirtashin, i burgosur politik, avokat, kurd, aktivist për të drejtat e njeriut, bashkëkryetar i partisë HDP, e cila përkrahet jo vetëm nga kurdët.

Ndërsa masa kërkon dënim me vdekje, Erdoani çirret: „Këtë vendim do ta kisha nënshkruar moti“. A flet kështu një demokrat?

Jo. A flet kështu një besimtar? Jo. Erdoan u kërcënua me dënim me vdekje të rivalit politik gjatë muajit të ramazanit. Kaq sa i përket humanizmit të fanatikëve fetarë.

Zhurma më e madhe po bëhet kundër vendimit të qeverisë së Austrisë për të mbyllur disa xhami dhe dëbuar imamë që financohen nga qeveria turke. Një këshilltar i Erdoanit tha se vendimi austriak ishte pjesë e valës raciste kundër myslimanëve. A është vërtet ashtu?

E qartë: qeveria austriake përbëhet edhe nga radikalët djathtistë të FPÖ-së, ndërsa kancelari konservator Sebastian Kurz i Partisë Popullore (ÖVP) e konsumon popullizmin si afrodiziak politik.

Kurz kritikon Erdoanin për tendenca autoritare, por s’e kishte fare problem të përkrahë në fushatën elektorale Nikolla Gruevskin, diktatorin e vogël të Maqedonisë dhe kanakarin e Kremlinit në Shkup.

FPÖ shquhet për parulla me nënton racist kundër myslimanëve dhe për një politikë agresive në favor të nacionalistëve serbë në Bosnjë; po ashtu krerët e kësaj partie provokojnë me qejf duke thënë „Kosova është Serbi“.

Të gjitha këto janë marrëzi, por vendimi për të mbyllur disa xhami dhe dëbuar imamë të dyshimtë – është i drejtë.

Dhe ja përse: në Vjenë, në xhamitë e kontrolluara nga autoritetet e Ankarasë, nxënësit turq luajnë pjesë teatrale ku ata pozohen si kufoma.

Krejt kjo prezantohet si pjesë e kulturës turke të kujtimit të historisë dhe sidomos Betejës së Çanakalasë. Përse të lejohet që Turqia të merret edhe me militarizim të fëmijëve turq në diasporë?

Në Gjermani nxënësit në këso pjesë teatrale lavdërojnë armatën turke që po lufton dushmanin kurd në Siri.

Në xhamitë turke në Europën perëndimore së fundi presidenca e çështjeve fetare e Turqisë, Diyanet, u dha urdhër imamëve të lexojnë nga Kurani të ashtuquajturën „sure të pushtimit“ për të përkrahur intervenimin turk në Siri.

Këso marrëzi u lejuan edhe në xhami në viset shqiptare. Në Prizren ka edhe imamë të deleguar direkt nga Turqia që merren me propagandë politike dhe jo me çështje fetare. Ndërsa autoritetet e Kosovës heshtin, qeveria austriake ndërmori masat e para.

Mesazhi është i qartë: një shoqëri liberale, laike, ku shteti dhe feja janë të ndara, nuk ka nevojë për imamë të importuar, të tillë që nuk flasin gjermanisht, të tillë që reprezentojnë një kulturë krejt tjetër nga realiteti në të cilin jetojnë diasporat përkatëse – qoftë ajo turke, boshnjake apo shqiptare.

Çfarë ka për t’ju thënë turqve të rinj në Vjenë një imam që vjen nga Anadolli dhe nuk di asnjë fjalë gjermanisht, as nuk njeh jetën e përditshme, as kulturën e vendit ku shërben? Përse ai të paguhet nga shteti turk?

Ligji për islamin, i miratuar në Austri në vitin 2015, thotë qartë se kjo fe është pjesë e Austrisë. Ligji ndalon financimin e xhamive nga shtetet e tjera. Ligji kërkon një qëndrim pozitiv të imamëve dhe besimtarëve ndaj shoqërisë austriake.

A është e tepërt kjo kërkesë? A është e tepërt të kërkosh nga një mërgimtar turk që të ketë qëndrim parimisht pozitiv ndaj vlerave të Kushtetutës së vendit mikpritës?

Natyrisht duhet shumë angazhim derisa të mposhten tendencat negative në xhamitë e dyshimta në Europën Perëndimore. Shtetet europiane duhet të rregullojnë financimin e xhamive. Po ashtu arsimimi i imamëve duhet të bëhet në shtetet perëndimore dhe të mos lejohet që imamë të indoktrinuar në shkollat e Lindjes së Mesme të helmojnë shoqëritë liberale.

Domethënë: jo imamëve të importuar, jo ligjëratave të nxitësve fetarë nga Turqia, Maqedonia apo Kosova.

Çfarë ka për t’ju thënë shqiptarëve në Zvicër, për shembull, Shefqet Krasniqi? Asgjë. Ai nuk jeton në realitetin e shqiptarëve të Zvicrës, Gjermanisë apo Austrisë, ai vjen në Europën perëndimore për të vazhduar serinë e predikimeve të tij me ton fyes dhe kinse humoristik.

Kuptohet që persona si Krasniqi mbajnë lidhje të ngushta edhe me fanatikë fetarë zviceranë, madje disa edhe të konvertuar.

Këta e kanë ftuar në Zvicër për t’ju folur shqiptarëve, për t’ua tërhequr vërejtjen shqiptarëve nga rreziqet që vijnë nga Perëndimi. Masat e qeverisë austriake drejtohen pikërisht kundër këtyre tipave.(dp)

Next Post
VIDEO/ Gjarpërinjtë ndeshen ashpër mes tyre

VIDEO/ Gjarpërinjtë ndeshen ashpër mes tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

December 18, 2025
“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

December 18, 2025
Rama ndërhyn LIVE në videon e Osmanit: Ti e di që unë s’të dua, por…

Rama ndërhyn LIVE në videon e Osmanit: Ti e di që unë s’të dua, por…

December 18, 2025
“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

December 18, 2025
Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

December 18, 2025
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

December 18, 2025
Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

December 18, 2025
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe mjegull gjatë paradites, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe mjegull gjatë paradites, temperaturat mbeten të ulëta

December 18, 2025
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

Publikoi materialin sekret të SPAK?! Reagon Gazment Bardhi: E gjeta…

December 18, 2025
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Sali Berisha ka frikë se po ia marrin partinë nga duart, Salianji ka …

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In