• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi që lexoi Rama, Berisha flet me emra kush ia dërgoi: Donte të mobilizonte krimin kundër meje

by A R
12/02/2025 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në lidhje me një mesazh që lexoi më herët gjatë ditës kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të PS. Sipas mesazhit thuhej se gjyqtari që ka në dorë çështjen e Erion Veliajt dhe një tjetër që ka gjykuar çështjen “Toyota Yaris”, “janë kamikazë të PD-së në GJKKO”.

Berisha në një konferencë për mediat mohoi që ta njihte gjyqtarin në fjalë. Sipas tij, Rama u mundua që ta kompleksonte gjykatësin, ndërsa mesazhi tha se është dërguar nga Irena Gjoka dhe ministri Ulsi Manja.

“Hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë. Nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai duhet të ndihet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama. U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku. Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu. Lexonte këtu dhe sytë i kishte të Ulsi. E tradhtonte, se unë e ndoqa. U mor me biografitë, çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat, që ka firmosur vrasjen në litar të Havzi Nelës. Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë, të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë. Çfarë do që të jenë janë një mijë herë më mirë se ai që është bir i një xhelati dhe s’ka kërkuar falje deri më sot për Havzi Nelën”, tha Berisha.

Sipas kryedemokratit, Rama u përpoq që me fjalën e tij të mobilizonte krimin kundër kreut të opozitës. Sa i përket çështjes “Toyota Yaris” dhe akuzave të Ramës se ka publikuar dokumente që ishin të ndaluara, Berisha u shpreh se do i bëjë publike ato ku provohen lidhjet e krimit me politikanët.

“U përpoq në fjalën e tij të mobilizonte botën e krimit kundër meje. Toyota Yaris i ngeli në gojë dhe unë ua them shqiptarëve se në mënyrë absolute, çdo dokument që do të kem, në të cilin provohen lidhjet me krimin të këtyre qeveritarëve kriminelë dhe faqezinj, që shkelmojnë mbi besimin tuaj, mbi votën tuaj, unë do ua bëj publik. Sot ata mbrohen, sepse në qoftë se Altin Mercenari do vepronte, Taulant Balla do ishte në burg dhe Edi Ramës i duken normale veprimet kriminale të Taulant Ballës dhe shqetësohet nga denoncimi i Sali Berishës dhe i kërkon përgjegjësi Altinit të tij pse unë publikoj. Unë do publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime të cilat nuk i publikoj. As tuat. Të tjerat, çfarë kanë lidhje me publikun, çdo gjë”, tha Berisha.

Next Post
Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar

U shkallmua një godinë e kalbur, por kalbësira mbeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In