• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shkallmua një godinë e kalbur, por kalbësira mbeti

by Ilir Yzeiri
12/02/2025 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Personalisht jam prej atyre që nuk kam qenë tërësisht entuziast për SPAK. E kam çmuar shkallmimin e Godinës së vjetër të Drejtësisë së kalbur që instaloi Berisha pas vitit ’90, por kam qenë skeptik për Drejtësinë e Re që disa herë simbolizohej me Dumanin. Me këtë që ndodhi më Erion Veliajn, jam i bindur se SPAK ia arriti që nga Struktura e Posaçme që do të hetonte Korrupsionin të kthehej në një çetë hakmarrëse dhe guerrilase kundër atyre që e mbështetën dhe e realizuan këtë strukturë të posaçme dhe që pranuan me përulësi që Shqipëria të trajtohej si një vend në gjendje të jashtëzakonshme SPAK iu mbivendos Prokurorisë së Përgjithshme dhe GJKKO-ja iu mbivendos po ashtu Gjykatës ekzituese.

Qeveria socialiste dhe Edi Rama u treguan jo vetëm naivë, por edhe jo të aftë si burra shteti. Ia besuan me naivitet gjithë këtë proces reformimi disa strukturave anonime dhe Ministrinë e Drejtësisë personave pa dinjitet e personalitet politik, moral e profesional. Kam qenë dhe jam i bindur se në SPAK u mblodh gjithë vreri dhe urrejtja kundër qeverisë socialiste dhe Edi Ramës e gjithë atyre njerëzve që u goditën nga reforma në drejtësi. SPAK e nisi punën e tij më gjuetinë e shtrigave ndaj të zgjedhurve socialistë dhe i hipnotizoi shqiptarët me arrestime si në kohën e juntave ushtarake. Edhe ajo që ndodhi me Ilir Metën dhe mënyra se si e ndaluan dhe e morën atë është e turpshme dhe mund ta bëjnë vetëm juntat e Amerikës së Jugut.

SPAK dhe Altin Dumani e kanë orientuar punën e tyre tek zhbërja e arritjeve të socialistëve dhe te goditja e imazhit të tyre. E kanë kthyer në një skenë cirku dhe në një paradë të frikshme si të juntave thirrjen në SPAK. Çdo mëngjes në SPAK do të paraqitet një nëpunës apo zyrtar socialist për të krujuar perceptimin se socilaistët janë të korruptuar dhe lajmet te ne hapen me këtë maskaradë të SPAK-ut. Ju kujtohet kryetari i Bashkisë së Fushë Arrësit që kishte bërë një rrugë me shpenzimet e komunitetit, por SPAK e procedoi. Për të mos folur për arkën e peshkut, për kryetarin e Bashkisë së Devollit që doli i pafajshëm apo për tre drejtorë ujësjellsash që dolën edhe ata të pafajshëm.

Më thoni një çështje që ka nisur të hetojë SPAK dhe është përfunduar. Edhe për inceneratorët e famshëm, ende nuk ka mbaruar hetimi e gjykimi, sepse SPAK ka qëllim jo të hetojë por të diskreditojë qeverisjen e PS-së. Edhe në rastin e ish-kryeministrit Ahmetaj. Unë kam shkruar edhe në atë kohë se ndaj tij po ushtrohej dhunë si në kohën e Enver Hoxhës dhe se hetimi familjar i kalonte të gjitha kufijtë. Nuk kishte dhe nuk ka asnjë provë ndaj Ahmetajt, kishte dhe ka vetëm linçim publik për të krijuar perceptimin në publik se socialistët vjedhin. Qëndrimi i Edi Ramës ndaj Ahmetajt ka qenë thellësisht i gabuar. Ai nuk duhet ta lindte atë në gojën e SPAK e t’ia çonte në prehër Berishës. Dhe ja tani se çfarë ndodh me Erion Veliajn. Një denoncim anonim me insinuata dhe pa fakte dhe një arrestim skandaloz. Ndërkaq, këtë radhë nuk po flas për Sali Berishën, 21 janarin, Gërdecin apo për masakrat që i janë bërë këtij vendi dhe për sjelljen e SPAK ndaj tyre. Si përfundim, Edi Rama dhe socialistët nuk duhet të kompleksohen më as nga SHBA-të dhe as nga Europa.

Ndërtimi i SPAK ishte një sipërmarrje që çoi në krijimin e një strukture në të cilën u mblodh gjithë urrejtja e atyre që sistemi i nxori jashtë dhe të cilët me njerëzit e tyre brenda kanë vetëm një qëllim- të zhbëjnë Partinë Socialsite dhe të krijojnë tensione sociale në vend. Qeveria socialiste duhet të luftojë fort që t’i fitojë thellë këto zgjedhje dhe pas tyre të mendojë që reforma në drejtësi nuk është kryer dhe që SPAK duhet të pushojë së ekzistuari në këtë formë. Po ashtu, Shqipëria ka nevojë për një ligj që të tregojë se ky vend i ka pushtetet e balancuara dhe se asnjë pushtet nuk mund të kërcënojë tjetrin. Autoriteti që i është dhënë SPAK-ut për të shkatërruar demokracinë shqiptare duhet parë si një vepër kriminale dhe se prokurorët e SPAK nuk duhet të jenë mbi ligjin dhe se edhe ndaj tyre, kur ata abuzojnë duhet të veprojë ligji.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Shkurt 2025

Comments 2

  1. Andi says:
    2 years ago

    Shume sakte, shkrim brilant.

    Reply
  2. Linda, virgjeresha Surrelit. says:
    2 years ago

    More vemje komuniste, po te pashe ne rruge, do te hudh nji gelboqe, sa bolet e Safet Gjicit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In