• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëkënaqësia apo diçka tjetër po e dëmton SPAK-un

by Artur Ajazi
12/02/2025 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë ndoshta, ku mbi 95 per qind e masave të sigurisë të kërkuara nga prokuroritë dhe gjykatat, janë “arrest me burg”. Burgjet sot janë mbingopur me të arrestuar, aq sa plus kushteve të këqija, rrezikohet edhe jeta e atyre që nuk kanë kryer krime jete. Të gjithë kemi thënë dhe jemi mburrur me punën e SPAK-ut, jemi krenuar dhe krenohemi, sepse janë hetuar, arrestuar, dhe gjykuar, të “paprekshmit” me kollare. Askujt nuk i vjen keq kur shikon si arrestohet “X” apo “Y” zyrtar apo drejtues i lartë, i sotmi apo i dikurshmi që akuzohet për vjedhje, abuzime, dhe pasuri të paligjshme.

“Aferim i qoftë” SPAK-ut deri këtu. Në Shqipëri dihet si ngjet kur ke, ose merr pushtet. Nis të zgjohet vetëkënaqësia, bëhesh delirant, thua se “askush nuk më ndal mua tani”. Dhe nis dhe abuzon me detyrën, ligjin, postin, vartësit, dhe gjithçka lidhet me detyrën. E rëndësishme mbetet, të mos trembesh nga presioni, dhe të mos jesh korruptuar. Kjo pasi zbatimi i ligjit duhet të jetë alfa dhe omega e rutinës së përditshme të çdo titullari në institucionet e shtetit, aq më tepër në ato të drejtësisë së re.

Po ndalem paksa tek rasti i arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Kishte muaj që hetohej, thirrej në SPAK, jepte sqarime, dëshmi, pyetej nga prokurorët, dhe dilte prej andej pa dhënë asnjë shpjegim, ashtu siç thotë ligji. Por ja që një ditë të bukur, BKH-ja me urdhër të SPAK, i shkon në zyrë dhe e arreston. Në SPAK, ka me dhjetra e dhjetra të tjerë zyrtarë dhe ish-drejtues të lartë të shtetit që thirren, që shtyjnë datat e marrjes në pyetje me raporte “mjeksore” ose pretekste të tjera, ka me dhjetra që dalin edhe në media dhe shajnë me libër shtëpie prokurorët dhe Altin Dumanin. Natyrisht, duke dashur të intimidojnë njerëzit e drejtësisë. Por atyre nuk u ngjet asgjë. Madje dalin mes Tiranës dhe Njew-Jorkut, dhe postojnë foto, video, aq sa bëhen qesharakë. Por SPAK-u, nuk ndjehet, nuk u dërgon BKH-në ti arrestojë, edhe pse ka fakte sa të duash. Atëhere pse dy standarde?

E ripërsëris, nuk jam kundër arrestimit të hajdutëve dhe të korruptuarve me kollare, por jo me ndasi, dhe me dy standarde në zbatim të ligjit. Nuk ka më keq, se kur titullari i një institucioni arrin në vetëkënaqësi. Përse duhej pikërisht 3 muaj para zgjedhjeve të 11 Majit, arrestimi i Erion Veliajt ? Kujt i shërbente ? Drejtësisë ? Aspak. SPAK-u, shumë mire mund ta vendoste nën ruajtje (nqs kishte frikën e largimit nga Shqipëria) dhe ishte e sigurtë gjithçka. Por mendoj se Erion Veliaj, nuk është aq burracak, pasi ka patur mundësi të largohej edhe para ditës së arrestimit.

Vetëkënaqësia që vihet re tek prokurorët e SPAK-ut, po e dëmton rëndë misionin e saj. Po ashtu edhe veprimi i tyre me 2 standarde, mes numrit të madh të ish-zyrtareve dhe zyrtareve të hetuar për korrupsioni, ka nisur të lëkundë besimin e qytetarëve tek ai institucion. Nuk them se, SPAK-u duhej të mendonte thellë se “a prishet apo jo imazhi i PS me arrestimin e Erionit”. Por ajo që vlen, është tallja e bajlozëve të politikës, që deri dje kanë drejtuar shtetin, kanë vjedhur dhe vrarë mes bulevardit, dhe që sot gjezdisin mes Tiranës dhe rrugëve të botës me avionë. Kësaj çfarë emri ti vëmë ?

Atëhere duhet pranuar fakti se, edhe në SPAK, ka nisur të “çedojë” diçka. Nuk është më ai “yryshi” i parë, ka rënë tempi dhe intensiteti i punës.

Next Post
Champions League: Milan sfidon Feyenoord, Bayern Munich luan në Skoci

Champions League: Milan sfidon Feyenoord, Bayern Munich luan në Skoci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In