• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sillni Saliun këtu se u mërzitëm”, Rama kërkon paraardhësin në Parlament

by A R
18/11/2017 09:23
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ.	/r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, një nga deputetët më aktivë të Kuvendit, ka munguar për herë të parë që nga nisja e këtij sesioni parlamentar në një seancë plenare.

Mungesa e Berishës është vënë re nga listat e diskutantëve të regjistruar për të folur dje për projektbuxhetin e vitit 2018. Edhe në seancat e kaluara, emri i Berishës ka munguar te folësit e regjistruar në Parlament, por për të është gjetur një mundësi që të ishte pjesë e diskutimeve.

Burime pranë Berishës bënë të ditur se mungesa e tij lidhet me një udhëtim që ai ka ndërmarrë jashtë shtetit. Arsyet e udhëtimit, sipas të njëjtave burime, janë private dhe jo për angazhime politike. Por dje mungesa e Berishës ka rënë në sy, madje prania e tij është kërkuar edhe nga rivali politik.

Kryeministri Edi Rama, pasi e ka përmendur Berishën thuajse në çdo replikë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar që ishkryeministri të vinte në seancë. Gjatë replikave pa mikrofon, Rama i ka kërkuar Edi Palokës, nënkryetarit të Kuvendit, që të thërriste Berishën në Parlament.

“O Edo, sill Saliun këtu se u mërzitëm. Sill bacën ta ngrej nivelin e debatit, ta çojë lart”, tha Rama duke qeshur. Por demokratët i janë përgjigjur Ramës se ish-kryeministri ishte duke ardhur. “Do vijë? Shumë mirë”, tha Rama duke qeshur shkruan Panorama.

Por ish-kryeministri, edhe pse mungoi në seancën më të rëndësishme, atë të debatit të projektbuxhetit të vitit 2018, ka qenë aktiv në faqen e tij në Facebook.

Ai ka komentuar me postime në Facebook, duke denoncuar zv.drejtorin e Policisë së Gjirokastrës se ka qenë i dehur dhe ka bërë aksident në rrugën Plepa-Shkozet.

Po ashtu, ka publikuar listën e familjarëve të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, që sipas tij kanë grabitur tokat në plazhin e Spillesë. Gjithashtu ka denoncuar edhe rritjen e çmimit të ujit në qytetin e Tiranës.

Next Post
VIDEO/ “Pazarxhinj, zarfaxhinj të vegjël”, Kastro me tone të larta pasi nuk u pranua në festival

VIDEO/ "Pazarxhinj, zarfaxhinj të vegjël", Kastro me tone të larta pasi nuk u pranua në festival

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com