Nga Arben Meçe
Ne Shkoder u krye konstituimi i Keshillit Bashkiak. Ne ambient ngjarja pritej me tension. Kostituimi ne bastionin e Opozites, cilesuar mediatikishte si ”Stalingradi i PD”.
I natyrshem ishte dhe reagimi nga PD. Guxoni dhe do te shihni si “do thyeni koken”
Konstituimi u KRY, dhe asgje s’ndodhi.
7 Gusht konstituimi u KRY dhe ne Kamez . Dhe ne kete “Bastion” priteshin ngjarje, por dhe ketu, asgje s’ndodhi.
Nuk do ti kthehesha ketyre ngjarjeve, nese keto dite nuk do te ndeshesha me artikuj kunder Xhozefines, apo “lakejve “ te Rames .
Te gjitha pa perjashtim artikulojne nje direktive tashme te qarte. “ Basha si lideri i PD (Opozites aktuale) eshte vene ne qender te sulmeve, me qellim dobesimin e PD dhe Opozites, prandaj mbrojtja e Bashes perben sot PRIORITET.
Para disa ditesh botova nje artikull me titull “A ja vlen te shpetohet BASHA ? ”.
Sot pas kaq ditesh po shoh se Basha (apo emertoret e Bashes) po shqetesohen nga artikulimi i shpeshte ne cdo ambient, ne dhe jashte PD, te domosdoshmerise se rishikimit te orientimit politik , ringritjes se PD, per rrjedhoje dhe te ardhmes se Bashes ne krye te PD.
Sinqerisht artikulli im, por dhe qendrimet e njepasnjeshme per riorientim sa organizativ aq dhe politik te PD nuk kane dhe asnjehere nuk kane patur qellim Bashen apo kedo tjeter.
Sot ne Shqiperi ka disa te verteta.
Po, eshte e vertete qe PPP jane operacione financiare teper te dyshimta. Po ato ne skemat jo transparente te aplikimit natyrshem sjellin ne opinion dyshime te arsyeshme se Mafia ,Oligarkia, Politika vec e vec apo dhe ne bashkepunim po zbardhin leke, se ky ”Borxh i fshehur” do te rendoje mbi xhepat e shqipetareve.
Po eshte e vertete se varferia sot po del me ne drite fale dhe medias.
Po, eshte e vertete se administrata shteterore me apo pa dashje ka shkaktuar nje humbje miliarda Euro ne Buxhet te shtetit.
Po, eshte e vertete se mijra shqiptare po largohen drejte perendimit.
Po, eshte e vertete se legjislacioni dhe praktika Shteterore ne Shqiperi kane nje sens ne rritje prepotence ,arrogance dhe revanshi.
Po eshte e vertete se sot pushteti politik Socialist eshte rritur ne permasa te pa imagjinueshme, dhe ne kendveshtrim te nje vendi normal demokratik ky anormalitet mund te cilesohet pa frike “Autokraci” , pa ndroje dhe “Diktature Institucionale”.
Po eshte e vertete se pakenaqesia ndaj qeverisjes socialiste ka nje ngritje lineare.
E sa te VERTETA mund te radhis. Jane te verteta qe te gjithe pa perjashtim i njohim dhe artikuliojme sipas menyres sone .
Por eshte po kaq e vertete se Ato, te denoncuara nga “lidershipi aktual” i PD, te denoncuara ne menyra Declarative, te deklaruara ne menyre Hiperbolike, paten nje rezultat :
As militantet e PD nuk preferuar te mbeshtesnin “rezistencen” e Xhellal MZIUT ne Kamez. Nje minorance qytetare mbeshteti “ultimatumin” e lidershipit PD-ist ne Shkoder.
Dhe kujdes, po artikuloj dy “Bastionet” me te rendesishme te PD-se.
Zhgenjim i madh !
Pyes veten. A nuk shohin kete te vertetete anetaret e PD? Nuk duan ta pranojne?
Por fakti eshte fakt. Kam bindjen se gjithsesi, ne heshje apo ndervedi ju kuptoni,dhe po diskutoni: Dicka nuk shkon !
Te jete se situata ekonomike nuk kerkon Alternative te Re ? Jo!
Te jete se Rama eshte ne rekordet positive te qeverisjes ? Jo!
Te jete se qytetaret nuk kerkojne Alternative te Re per qeverisje te vendit ? Jo!
Qytetaret, eshte ne natyre njerezore, jane ne kerkese te “me te mires”.
Jo “te ndryshimit me cdo kusht” por “te me te mires”
Kancelaria PD-iste po perpiqet te artikulojne “domosdoshmerine e ndryshimit pa kushte” duke shmangur debatin e “me te mirit”
Nderkaq, kancelaria PD-iste po perpiqet gjithashtu te justifikoje nivelin minimalist te aksionit politik te PD me artikulime “dhune diktatoriale, revansh politik, frike etj “
Me gjithe intesitetin teper te larte te aksioni politik te pas shkurtit 2019, ne skakieren politike shqiptare ka nje te vertete tashme “te vertetuar”. Lidershipi PD nuk arriti te binde se “eshte me i miri”, per me keq, per kete Lidership mungon BESUESHMERIA .
Kush, mendon ti anetar i PD-se , mund ti besoje fatin e tij dhe te femijeve: Bardhit, Salianit, Balliut, Ndokes, Gjates…….. Bashes (Lidershipi aktual i PD-se) !!
Qeverisja eshte pergjegjesi teper e madhe, dhe populli ne keto 30 vjet demokraci ka demonstruar ndjenjen e pjekurise dhe ndergjegjesise qytetare ne perzgjedhjen e Saj
Dikush (nuk kam pse te fshihem pas gishtit, Berisha) emeroi Bashen ne krye te PD, si personin me personalitet dhe integritet te dyfishte qe mund ti siguronte pushtetin e kontrollit te PD-se post Berishiane. Basha terhoqi prane tij Salianin, Bardhin, Balliun etj si shprehje binjake e formatit te tij intelektual e psikologjik, dhe keshtu ne piramide, gjithe PD humbi “personalitetin”.
Te gjithe keta “Emertesa”, se bashku, me mision te personalizuar: mbajtjen e dominimit Klanor Berishian mbi PD, e kthyen ate ne nje mase amorfe, butake, pa integritet dhe personalitet. Basha si imitacion i shemtuar i Berishes, Basha si “ekzekutues” minoren i aksioneve potente te projektuara nga Berisha, Lidershipi PD-ist ne keto vite nuk frymezoi, nuk motivoi, nuk bindi .
Madheshtia dhe misioni i merituar i PD u identifikua me personalitetin qesharak te Salianit, Bardhit, Balliut. E tmershme !!
E ne kete “mision”, guxojne te godasin dhe Topallin.
Pa e fshehur, nuk kam pasur ndonje ndjenje adhurimi per Topallin, gjithsesi me Te, jo vetem PD, por dhe Kuvendi kishte nje Identitet: Ate te nje “Burneshe”. Dhe pse ekstremiste dhe shpesh jashte konteksit te nje zonje shkodrane (per kete arsye , referuar bindjes dhe formimit tim nuk e kam admiruar), ajo ishte nje perfaqesuese politike e denje, ekstremiste konservatore por besnike prestigjioze dhe konseguente.
Si mund te menaxhohej revolta ne Shkoder nga Bardhi, qe me “la-minorin” karakteristik do te ishte optimal si kujdestar ne ndonje Sallon Bukurie.??!! Aq me teper kur revolta pretendohej te ishte “perplasje”.
E ne kete amorfimitet, pa forme, brendi, integritet, ideal , qe mban emerin PD, nuk ka si te mos analizohet individualisht Basha.
Ne keto vite ne krye te PD Basha, nuk bindi e nuk mundi te ofrohej si luftetar i besueshem i luftes per demokraci, luftes kunder droges, krimit te organizuar, koncesioneve.
Basha duhet te shfajesonte ligjerisht dhe publikisht pergjegjesine e tij si Minister i Brendshem ne vrasjen e 4 qytetareve ne Bulevard, ne nje proteste qytetare (politike ose jo)
Basha duhet te sqaronte kush i menaxhonte 900 Ton Hashash qe prodhoheshin ne vit ne Lazarat, nderkohe qe ai ishte Minister i Brendshem. Ai duhet te sqaronte publikisht pergjegjesine e tij (ose jo) ne lindjen e vepres kriminale Lazarat.
Basha duhet te zbardhte ligjerisht dhe publikisht Koncesionin e rruges Rreshen –Kalimash kur ai ishte Minister i Puneve Publike, Koncesion ndertues ku vjedhja e dokumentuar kaperxen miliona Euro.
E Basha nuk beri asnjeren! E natyrshem “Vello e dyshimit” u shtua cdo dite mbi personalitetin autonom te Bashes. Oshilimet e tij sa te pa parashikuar aq dhe te pa argumentuara shpesh futen ne kolaps si strukturat e PD ashtu dhe Opinionistet me dashamires te Tij.
Basha nuk demonstroi asnjehere personalitet Lideri dhe ne artikulim te programeve ekonomike apo politike te formacionit perfaqesues.
I karakterizuar nga deklarata dhe shifra hiperbolike, argumentat teknike dhe ekonomike te tij ishin jo vetem te pa besueshme, por shpesh dhe jo serioze.
Cdo militant PD –ist pasi te lexoje keto rreshta, me te drejten e zotit, me revolte te ligjshme, do me drejtohet: Po keto argumenta jane artikuluar me qindra here nga propaganda PS-iste, ti nuk je gje tjeter vetem nje prej tyre ! Lango i Rames ….
Pooo. Eshte e vertete. Keto argumenta jane shfrytezuar nga kushdo qe ka dashur te “godase” PD. Por ato jane aq te verteta e bindese, sa eshte e pa mundur te mos i shfrytezosh ne lufte politike. Natyrisht une nuk kam qellim ndeshkimin e PD-se, perkundrazi , ndiej dhimje per kete te vertete te madhe. Ajo tashme eshte e Ndeshkuar.
Me dhimbje konstatoj se propaganda PS-iste ja ka arritur qellimit. Eshte fakt se kjo propagande ka intriguar arsyetimin qytetar per te pare “lakuriq” Liderin e Opozite .,
Rezultati. Eshte FAKT se ky Lider nuk shihet me me seriozitetin e pozicionit qe ai mban. Ai nuk bind per ti besuar qeverisjen e fateve te familjeve qytetare shqiptare.
E ky fakt njihet tashme mire dhe ne strukturat e PD.
Ngjarjet e Shkodres dhe Kamzes ishin mesazh i qarte . Kush “nuk do ti shohe” paste faqen e zeze .
Sot PD ka nevoje per RINGRITJE, dhe ringritja do te duhet te ndodhe vetem duke e pare Partine Demokratike “me syte e zemres”
Kete mision sa partiak aq dhe patriotik e kombetar sot e kane ne dore vetem Ata qe e kane dashur, e duan, e dashurojne . Antaret patriote te Saj.
Ne vitin 90 ne nje grup te rinjsh dolem mbi Prinderit tane. Investuam idealin, dashurine per Shqiperine tek Partia Demokratike. Sot, me ate PD krenohemi.
Dhe sot, pavaresisht qe kush e drejton, PD eshte ne zemren tone si 30 vjet me pare.
Sot, dhe kurdo do e shoh “me syte e zemres” !