• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur Lulzim Basha të na donte sa greku

by Flogert Muça
26/06/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Ndërkohë që Bashkimi Europian është i ndarë mes vetes nëse duhet të vazhdojë zgjerimi apo duhet të reformohet vetë BE-ja së pari, në Tiranë vazhdon beteja pro dhe kundër rrugëtimit të Shqipërisë drejt saj. Është një betejë të cilën në fakt duhet ta kryenin bashkë duke qenë në të njëjtin krah opozita dhe mazhoranca pasi bëhet fjalë për të ardhmen e shqiptarëve, por nuk ka ndodhur kështu. Opozita në mënyrë paradoksale ka dalë jo vetëm kundër Shqipërisë, por edhe kundër raporteve të BE-së që thonë se Shqipëria ka përparuar dhe është në drejtimin e duhur të reformave ndaj dhe duhet të çilen negociatat.

Është i qartë dhe jo më befasues qëndrimi i opozitës në Tiranë, i cili edhe pse mund të mos jetë vendimtar, mjafton për të na nxjerrë të përçarë turpshëm edhe kur vjen puna për të ardhmen e përbashkët europiane.

Jetojmë në epokë të çudirave dhe paradokseve të mëdha politike. Sot, Greqia lobon fort që të hapen negociatat Shqipëri-BE, ndërkohë që opozita shqiptare lobon kundër. Dje ministri i jashtëm grek Kotzias në një preononcim për ”Euractiv” shprehej se Greqia po punon që Shqipërisë dhe Maqedonisë tu ndizet drita jeshile. Thënë këtë, jetojmë në kohën kur Greqia e do Shqipërinë më shumë se opozita shqiptare. Një paradoks që në fakt nuk lidhet vetëm më Greqinë si rast specifik, por është vetë filozofia e opozitës shqiptare. Ka ardhur dita ta themi: ”Sikur të na donte Lulzim Basha, sa ç’na do greku”.

Kjo strategji po ta analizosh të shtrirë në kohë është në fakt e vazhdueshme nga ana e opozitës. Në çdo rast kur ne kemi marrë si shtet mbështetje për një reformë apo “OK” nga eskepertët ndërkombëtarë për një projekt, opozita ka dalë kundër të gjithëve duke mos patur ndonjë propozim konkret por thjeshtë duke sulmuar politikisht. Pikërisht nga kjo lëvizje e gabuar e saj, ka bërë që meritat për punët e mira të bëra tja faturojë të gjitha mazhorancës edhe kur ka patur mundësi të japë kontributin e saj e pse jo të bëheshin më shpejt disa prej tyre.

Opozita shqiptare ka dalë kundër reformës në drejtësi qysh në fillim të saj. E nisi duke bojkotuar dhe e bitisi duke e votuar nga presioni i madh amerikan e europian. Arriti deri aty sa sulmoi edhe ambasadorët, OPDAT e Euralius se ishin të blerë nga Edi Rama. E kur SHBA e BE i thanë se janë ata garantë në këtë proces, u dorëzua duke e votuar në Kuvend. Megjithatë, arriti të vonojë jo pak procesin. Ishte ky rasti i parë që i treguan botës dhe shqiptarëve se janë kundër fillimit të ndryshimit në Shqipëri.

Në ditën që KE dha raportin për ecurinë e Shqipërisë duke rekomanduar çelje pa kushte të negociatave me BE-në, opozita shqiptare sërish doli e nxiu vendin, duke thënë se raportet e BE-së nuk janë të sakta. E (pa) kuptueshme se si një opozitë të jetë kaq kundër vendit të saj edhe kur të tjerët duan t’i japin vendit një dorë për të ecur përpara. Megjithatë, kjo nuk mbaroi me kaq. Kudo vajti Lulzim Basha me çdo mjet mediatik e jo vetëm, sulmoi dhe nxiu vendin si të ishte armik i popullit të tij. Kaq vetëm sa i përket aspektit të asaj që mund të quhet ‘politika e madhe kombëtare’, por nuk mbaron këtu, pasi e njëjta strategji u përdor nga  opozita edhe për projektet lokale.

Për shembull të gjitha projektet e mëdha të Bashkisë Tiranë, duke filluar nga Sheshi Skëndërbej, Pazari i ri, Bulevardi i Ri etj, që kanë marrë çmime të para nga arkitektët botërorë në konkurse prestigjoze, janë sulmuar e kundërshtuar nga opozita.

Kjo strategji e opozitës për t’i treguar shqiptarëve me çdo kusht se e duan Shqipërinë më pak se çe do Greqia apo shtetet e tjera të BE-së apo helmi i hedhur kur bota na nderon për punët e mira publike është ajo që më së paku do i lërë këto parti gjatë në opozitë.

Sa më herët ta kuptojnë, aq më shumë jetë do i shtojnë partive respektive dhe aq më të lehtë do ja bëjnë jetën shqiptarëve. /lexo.al

Next Post

Sa kushton një "zgërdhirje" në parlament?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara brenda llojit në PS, Braçe: Kam humbur miq! Të promovosh veten është legjitime, por të shash tjetrin është problem i madh

“Prezumimi i pafajësisë, parim Kushtetues, Braçe: Palët duhet të jenë të barabarta edhe gjatë hetimeve

May 21, 2026
Kush pret me shpresë, pret pafund – Mirazhi i Brukselit

Kush pret me shpresë, pret pafund – Mirazhi i Brukselit

May 21, 2026
Miratimi i IBAR, Braçe: Projekti më i rëndësishëm që ka Shqipëria, kemi mundësinë të realizojmë detyrat

Miratimi i IBAR, Braçe: Projekti më i rëndësishëm që ka Shqipëria, kemi mundësinë të realizojmë detyrat

May 21, 2026
Braktisja nga gruaja, Vishaj: Më tha ‘do iki të rregulloj një dhëmballë’ dhe nuk u kthye më në shtëpi…

Braktisja nga gruaja, Vishaj: Më tha ‘do iki të rregulloj një dhëmballë’ dhe nuk u kthye më në shtëpi…

May 21, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

Trump: SHBA kanë “kontroll total” mbi Ngushticën e Hormuzit

May 21, 2026
Rusia dhe Kina dënojnë SHBA-në për padinë ndaj ish-liderit kubanez

Rusia dhe Kina dënojnë SHBA-në për padinë ndaj ish-liderit kubanez

May 21, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Gjeopolitika e BE përkundrejt burokracisë

May 21, 2026
Pamjet: Autorët futen me levë e qese në tabakino, detaji që nuk e vunë re

Pamjet: Autorët futen me levë e qese në tabakino, detaji që nuk e vunë re

May 21, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

IBAR, një “fitore” e pompuar nga shterpësia e opozitës

May 21, 2026
VIDEO / Ja momenti kur aktivisti shqiptar Baki Goxhaj kthehet në Stamboll

VIDEO / Ja momenti kur aktivisti shqiptar Baki Goxhaj kthehet në Stamboll

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In